Connect with us

Sport

Mourinho zotohet se do t’ia sjellë Tottenhamit trofeun e parë pas 13 vjetëve pritje

Jose Mourinho është zotuar se do t’ia sigurojë Tottenhamit trofeun e parë pas plot 13 vjetëve, pasi e udhëhoqi atë drejt finales së Carabao Cup të martën.

Golat nga Moussa Sissoko dhe Son Heung-Min ia siguruan fitoren Tottenhamit kundër Brentfordit dhe rrjedhimisht një vend në finalen e Wembley, ku Mourinho do të përpiqet ta fitojë trofeun për herë të pestë në karrierën e tij si trajner.

Në gjysmëfinalen tjetër që do të zhvillohet sot, takohen rivalët Manchester United kundër Manchester City.

Trofeu i fundit që Tottenhami e fitoi ishte kupa e ligës më 2018, por Mourinho e ka fituar këtë garë më shumë se çdo kush tjetër dhe asnjë trajner tjetër nuk ka më shumë triumfe se portugezi, i cili i ka katër.

Portugezi e synon edhe një trofe tjetër në këtë garë për ta nisur një periudhë suksesi me Tottenhamin.

“Erdha në Angli më 2004 dhe e mbaj në mend se në atë periudhë m’u desh ta mësoja kuptimin e kupave këtu dhe e mora seriozisht”, tha Mourinho.

“Nëse ka ndonjë fshehtësi atëherë është serioziteti në këtë garë, respektimi i klubeve angleze dhe respektimi i klubeve nga nivelet më të ulëta të garave”.

Ai shtoi: “Nëse e shikon kush e ka fituar këtë garë, e kupton se klubet e mëdha e duan këtë trofe.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Futboll

“Koha ime këtu mbaroi”, mbrojtësi vendos të largohet nga Real Madrid

Shumë ndryshime pritet të ndodhin në mbrojtjen e Real Madrid. Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës, rinovimi nuk po vjen dhe zërat e largimit të kapitenit në fund të sezonit po shtohen nga dita në ditë.

Por jo vetëm Ramos. Një tjetër shtyllë e repartit të prapavojës është drejt largimit nga “Santiago Bernabeu”. Ai është Raphaël Varane. Mbrojtësi francez është pjesë e kampionëve të Spanjës prej vitit 2011.

Deri tani ka fituar gjithçka me Realin, teksa Sport.es raporton se 27-vjeçari, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2022, dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierë. Francezi mendon se ka ardhur momenti të largohet nga Reali.

Lojtari ia ka bërë të qartë drejtuesve vendimin e tij, teksa këta të fundit janë të detyruar ta shesin në fund të këtij sezoni për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2022.

Continue Reading

Lajme

Real Madrid merr vendim, këta dy lojtarë do të jenë në treg verën që po vjen

Zinedine Zidane nuk duket të jetë i kënaqur me dyshen dhe si rezultat i kësaj largimi i tyre nga klubi është shumë i mundshëm.

Vinicius ka marrë kritika të shumta pas eliminimit nga Copa del Rey, ku ai humbi një rast shumë të mirë dhe gjithashtu ishte fajtor në golin e shënuar nga Alcoyano, shkruan lajmi.net.

Njëra ndër arsyet kryesore pse Los Blancos do të vendosin këta dy lojtarë në shitje, është edhe rritja e buxhetit financiar për mëkato.

Njëri ndër objektivat kryesore të presidentit Florentino Perez ka qenë Kylian Mbappe dhe shitja e tyre mund të lidhet me transferimin e tij.

Continue Reading

Futboll

Fabrizio Romano jep të rejat e fundit mbi Mustafin, largimi i tij i pashmagshëm

I gjithë ky raportim erdhi pasi kontrata e Sokratis u ndërpre dhe Mesut Ozil u nis për Turqi për të kompletuar transferimin e tij në Fenerbahce.

Këtë muaj është përmendur disa herë se Arsenali duhet të largojë disa lojtarë nga klubi për arsye të situatës financiare në të cilën ata gjenden, e kjo është pikërisht ajo se çfarë ata po bëjnë.

Duke biseduar rreth se ardhmes së Mustafit, Romano tha se Genoa kanë qenë shumë të interesuar për të, transmeton lajmi.net.

“Genoa kanë qenë mjaftë të interesuar, para se të kontaktonin me Sokratis, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk u arrit”, tha ai.

Tutje, Romano shpjegon se largimi i Mustafit në këtë afat kalimtar është i pashmangshëm,vetëm mbetet për tu parë se në cilin klub do të shkojë ai.

Njëri ndër klubet që ka shprehur interesim për të ka qenë edhe Barcelona, por këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë pa ardhur presidenti i ri në klub.

“Është e vështirë transferimi i tij në Barcelonë, mirëpo largimi nga Arsenali do të ndodhë ditët në vijim”, tha Romano në fund.

Continue Reading

Recent Posts