Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti ka një pyetje për shqiptarët: Çfarë u ka zënë sikleti, çka ju pengon 20 përqindëshi?

Kryetari i BDI Ali Ahmeti në ,,Klan Debat” në Tv Klan Maqedonia ka folur për një çështje shumë të rëndësishme siç është përkufizimi 20% që përdoret në Kushtetutë për të identifikuar popullin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti ka deklaruar dhe në formë pyetje ka pyetur “Pse ju pengon Shqiptarëve të quhen 20%”, duke sqaruar se që në vitin 2001 ai është pajtuar me këtë përkufizim.

“Çfarë u ka zënë sikleti për ta hequr 20 përqindshin. Për ta bërë këtë duhet t’i keshë 80 mandate. Kush i ka 80 mandate ta ndryshojë Kushtetutën? Çfarë ju pengon juve shqiptarëve ky 20 përqindshi?! Si nuk ishte ofenduese kur u bë Marrëveshje e Ohrit? MO është bërë dhe është kompromis sepse Lupço Georgievski deshi të tregohet më patriot i madh se unë edhe nuk pranonte shqiptarë të qendorjë në marrëveshje. Pastaj, u menduam mirë edhe me komunitetin ndërkombëtar edhe me bashkëpjesëmarrësit në përpilimin dhe hartinim e MO-së, me z. Xhaferi, z. Ymeri dhe vlerësuam se duhet një përqindje. U bë 20 përqindshi sepse simbolizon dhe përfaqëson shqiptarët”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndryshe, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela insiston që vendi të hapë kushtetutën dhe të ndryshojë pjesën ku flitet për gjuhën zyrtare. Në vend të 20 përqindëshit, duhet të figurojë gjuha shqipe. Sela disa herë ka deklaruar se tash është koha për të pastruar çështjet e hapura brenda.

“Mendoj se janë pjekur kushtet pasi është ashtu siç e kam thënë, e kuptoj atë kur preken maqedonasit kur dikush u thotë që gjuha e tyre duhet të quhet vetëm gjuhë zyrtare e shtetit, sepse unë jam në një pozicion kur gjuha e nënës sime, shqipe definohet me një definicion akoma më skandaloz se sa atë që propozon Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Gjuhë që qenka edhe e ndryshme nga maqedonishtja. Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe çdo gjuhë është e ndryshme nga njëra tjetra. Aq më tepër që kësaj i kanë paraprirë disa deklarata publike”, kështu kishte deklaruar para 20 ditësh në Tv Alsat, Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët./infomagazin/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Hysni Shaqiri: Protesta ia arriti qëllimit, pa shqiptarë të barabartë s’ka bashkëjetesë, nëse e refuzojnë, mund ta ndajmë (Video)

Ish-deputeti në Kuvendin e RMV-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Shaqiri, deklaroi për News Tv dhe News33 se protesta e sotme ia arriti qëllimit. Ai iu ka bërë thirrje palës maqedonase se pa shqiptarë të barabartë s’ka bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nëse e refuzojnë bashkëjetesën, atëherë mund të ulemi dhe ta ndajmë.

“Nuk jetohet me forcë”, ka thënë Shaqiri./Newstv/

Ps: Deklaratën e tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme duke filluar nga 1 orë e 26 minuta ose ndryshe, 85:00

Continue Reading

Lajme

Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!

Shkruan, Besian LEKA – Gazetar

Si ka mundësi që revolucionit “Laraman” iu lejua që të ngjyros gjithë kryeqytetin, ndërsa shqiptarëve u mohohet e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore para Qeverisë?

Çfarë pritën ata që të bëjnë protestuesit pasi ua morrën të drejtën e garantuar me Kushtetutë (protestën)? Të sprapsen e të kthehen nëpër shtëpia? Të izolohen në “Distriktin – Çair”? Apo të luftojnë për të drejtën e tyre?

Në çfarë u ngjajnë shqiptarët? Në rebelë, seperatistë, iridentistë dhe terroristë? Po pyes meqë u mohohet e drejta për të protestuar. A jemi ende “Rrezik” për shtetin dhe sigurinë në vend?

Çfarë simbolike pati heqja e mburojave te Qeverisë në fillim të mandatit? I larguat mburojat për t’i zëvendësuar me kordonë policie apo sepse nuk keni pse të mbroheni dhe fshiheni nga qytetarë tuaj?

Dështim total i partive në pushtet për të menaxhuar me pakënaqësitë e njerëzve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa gjykim të drejtë dhe jetë të lirë! Si ka mundësi që funksionarët tanë në Qeveri nuk reagojnë ndaj standardeve të dyfishta dhe drejtësisë selektive.

Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!

Një koalicion që erdhi në pushtet me anë të protestave dhe marrëveshjve jo gjentile, po harron se protestat dhe marrëveshjet jo gjentile mund të jenë fundi i tyre!

Continue Reading

Lajme

Bedri Ajdari: Të lirohen protestuesit e arrestuar

Bedri Ajdari si njëri nga organizatorët e protestës së sotme për rastin “Monstra”, nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ka bërë apel deri te organet e MPB-së që të lirohen protestuesit e arrestuar në protestën e sotme.

“Kerkoj urgjentisht nga organet e MPB-se qe te lirohen protestuesit e arrestuar ne pr*otestat e sotme. Mos perdorni standarde te dyfishta, edhe nga ana juaj kishte provokime(ka video incizim ku pjesetaret e MPB-se hedhin gur drejt protestuesve). Apeloj qe te nderhyj Avokati i Popullit z. Naser Zyberi, qe mos te keqtrajtohen te arre*stuarit sepse ishin Organet e Rendit ato qe na penguan ne te drejten e garantuar me kushtetute per levizje te lire dhe per te protestuar ne menyre demokratike”, shkruan Ajdari.

Continue Reading

Recent Posts