Connect with us

Lajme

DOKUMENT / Adnan Azizi Largon Nga Puna Mbi 20 Shqiptarë

Përfaqësuesi i Lëvizjes Besa, një parti e shkrirë tashmë në LSDM, drejtori i NP Hekurudha – Transport, Adnan Azizi, sipas informatave jozyrtare pritet që brenda javës t’i përjashtojë nga puna mbi 20 shqiptarë, dhe asnjë maqedonas. Pra, Azizi do t’i largon nga puna vetëm shqiptarët, dhe jo 11 maqedonas.

Gjithmonë sipas po të njëjtit burim, brenda kësaj drejtorie, marrim vesh se shkarkimi i 20 shqiptarëve nga puna do të vijë si pasojë e hakmarrjes politike dhe kapriçove të tij personale, i cili kërkon që kjo drejtori të kontrollohet nga njerëzit e afërt me Musa Xhaferin e BDI-së.

I njëjti burim nga NP Hekurudha Transport thotë se Azizi këto shkarkime do t’i bëjë vetëm për inat të punonjësve shqiptarë nga Shkupi dhe Kumanova. A do të thotë kjo se drejtori Azizi urdhërin për shkarkimin e 20 punonjësve shqiptarë e merr nga Musa Xhaferi dhe BDI, kjo gjë do të shihet ditëve në vijim.

Çka po i djegë aq shumë Adnan Azizit, “pesha” e tij dhe e akitektëve rreth tij, që u anulohen takimet me zyrtarë të lartë shtetërorë apo ka diçka tjetër që po e mundon këtë don zhuan Llërce, që s’fle natën rehat!?/portaliarena.mk/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Hysni Shaqiri: Protesta ia arriti qëllimit, pa shqiptarë të barabartë s’ka bashkëjetesë, nëse e refuzojnë, mund ta ndajmë (Video)

Ish-deputeti në Kuvendin e RMV-së dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Shaqiri, deklaroi për News Tv dhe News33 se protesta e sotme ia arriti qëllimit. Ai iu ka bërë thirrje palës maqedonase se pa shqiptarë të barabartë s’ka bashkëjetesë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nëse e refuzojnë bashkëjetesën, atëherë mund të ulemi dhe ta ndajmë.

“Nuk jetohet me forcë”, ka thënë Shaqiri./Newstv/

Ps: Deklaratën e tij mund ta ndiqni në videon e mëposhtme duke filluar nga 1 orë e 26 minuta ose ndryshe, 85:00

Continue Reading

Lajme

Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!

Shkruan, Besian LEKA – Gazetar

Si ka mundësi që revolucionit “Laraman” iu lejua që të ngjyros gjithë kryeqytetin, ndërsa shqiptarëve u mohohet e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore para Qeverisë?

Çfarë pritën ata që të bëjnë protestuesit pasi ua morrën të drejtën e garantuar me Kushtetutë (protestën)? Të sprapsen e të kthehen nëpër shtëpia? Të izolohen në “Distriktin – Çair”? Apo të luftojnë për të drejtën e tyre?

Në çfarë u ngjajnë shqiptarët? Në rebelë, seperatistë, iridentistë dhe terroristë? Po pyes meqë u mohohet e drejta për të protestuar. A jemi ende “Rrezik” për shtetin dhe sigurinë në vend?

Çfarë simbolike pati heqja e mburojave te Qeverisë në fillim të mandatit? I larguat mburojat për t’i zëvendësuar me kordonë policie apo sepse nuk keni pse të mbroheni dhe fshiheni nga qytetarë tuaj?

Dështim total i partive në pushtet për të menaxhuar me pakënaqësitë e njerëzve që nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa gjykim të drejtë dhe jetë të lirë! Si ka mundësi që funksionarët tanë në Qeveri nuk reagojnë ndaj standardeve të dyfishta dhe drejtësisë selektive.

Ka shumë gjasa që ngjarjet e sotme janë fillimi i fundit të kësaj qeverie!

Një koalicion që erdhi në pushtet me anë të protestave dhe marrëveshjve jo gjentile, po harron se protestat dhe marrëveshjet jo gjentile mund të jenë fundi i tyre!

Continue Reading

Lajme

Bedri Ajdari: Të lirohen protestuesit e arrestuar

Bedri Ajdari si njëri nga organizatorët e protestës së sotme për rastin “Monstra”, nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ka bërë apel deri te organet e MPB-së që të lirohen protestuesit e arrestuar në protestën e sotme.

“Kerkoj urgjentisht nga organet e MPB-se qe te lirohen protestuesit e arrestuar ne pr*otestat e sotme. Mos perdorni standarde te dyfishta, edhe nga ana juaj kishte provokime(ka video incizim ku pjesetaret e MPB-se hedhin gur drejt protestuesve). Apeloj qe te nderhyj Avokati i Popullit z. Naser Zyberi, qe mos te keqtrajtohen te arre*stuarit sepse ishin Organet e Rendit ato qe na penguan ne te drejten e garantuar me kushtetute per levizje te lire dhe per te protestuar ne menyre demokratike”, shkruan Ajdari.

Continue Reading

Recent Posts