Connect with us

Maqedoni

“Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj i lë pa buk dhe pa ujë artistët nëpër koncerte”

Koncertet e fundit të mbajtur nga Institucioni nacional Ansambli i Këngëve ka demoralizuar artistët e punsuar duke i përbuz dhe anashkalu në mënyrën më të ulët.

1 orë e gjysë program në skenë dhe në fundë i ka lënë pa ujë dhe pa bukë.
Udhëtimi për në koncert është bërë në mënyrë private duke paguar xhdo njëri harxhimet e veta,kurse nga ana tjeter obligohet Institucioni tua siguron harxhimet e rrugës dhe koncertit.

Këto informacione janë marrë nga disa artistë që ngelën anonimë për ta ruajtur vendin e punës.

Rikujtojmë se edhe më herët ka pasur pakënaqsi në këtë institucion njejtë po nga artistët.

Kronikë e zezë

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor. Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme

Këngëtari Zyber Avdiu pjesë e politikës?

Këngëtari i njohur nga Shkupi, Zyber Avdiu a i ka hyrë ujërave të politikës, pasi sot është në një foto krah krerëve të lëvizjes BESA.

Nuk dihet ende nëse Avdiu i ka dal në krah për zgjedhjet lokale kësaj partie.

Por familjarët kanë bërë me dije se këngëtari nuk bëhet në politikë

Continue Reading

Lajme

“Dialogun dhe debatet politike politikanët ua kanë borxh qytetarëve shqiptar”

Nga Ejup Berisha

Politikan shqiptar ku janë dialogjet dhe debatet në ambientin politik këtu në RMV.
Pse nuk ka debat mes udhëheqësve të Partive politike shqiptare këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ka kohë që nuk kemi pasur debate në opinion mes përfaqsuesve të Partive politike shqiptare këtu pra dhe askush nuk ka pyetur se pse ka ndodhur dhe po ndodh një gjë e tillë, dhe parashtrohet pyetja e logjikshme pse kemi pasur mungesë dialogu apo debatesh të tilla hiç më pak e as më shumë se gati dy dekada. Cili është shkaku që nuk debatojnë këta politikan shqiptar për qështjet politike të cilat i tangojnë jo vetëm ata si politikan por të njëjtat më së shumti na tangojnë neve si qytetar shqiptar që jetojmë në këtë shtet. A e dinë këta politikan që i shmangen qëllimisht dialogut dhe debateve në opinion se të njëjtët nuk merren me qështje private të tyre në politikë por merren me qështje të përgjithshme shoqërore prandaj duhet debati, duhet ballafaqimi politik mes aktorëve kryesorë politik shqiptar këtu. Kjo duhet të bëhet me qëllim që politikanët të japin llogari për punët që i kanë marrë përsipër që ti bëjnë apo që i kanë bërë të cilat janë në interesin e përgjithshëm shoqëror. Për të satën herë do të themë Politika nuk është çështje private atë se ka krijuar njeriu që ti shërbej kategrive të caktuara të njerëzve në rastin konkret vetëmse politikanëve por ajo duhet tu shërbej qytetarëve në përgjithësi. Nuk është mirë të dilet në opinion vetëm dhe në monolog të thuhet se janë bërë punë shumë të mira, të qëlluara apo dhe të mrekullueshme për qytetarët dhe për shtetin dhe shoqërinë në stilin U tha u bë dhe kaq. Duhet të egzistojë një korrigjues i domosdoshëm dhe objektiv i thënieve të liderëve të partive në pushtet e këtë punë mund ta bëjnë udhëheqësit e opozitës. Qytetarët janë të interesuar të dëgjojnë edhe mendime ide apo dhe opinione tjera të ndryshme e jo vetëmse tregime dhe lavde të udhëheqësit të Partisë shqiptare në pushtet. Dy tre koka janë gjithmonë më të mençur më të arsyeshëm dhe më të çartë se një kokë e vetme e një udhëheqësi të vetëm politik. Në rastin konkret të udhëheqësit të partisë politike shqiptare në pushtet i konvenon që ta lëvdron punën e vet dhe të partisë politike që e udhëheq ai por më bindëse dhe më e qartë është fjala dhe opinioni i udhëheqësve të Partive opozitare shqiptare. Përmes tyre qytetarët i kuptojnë më mirë dhe më qartë punët aktivitetet dhe të arriturat e partisë politike në pushtet. Në fund të fundit nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë udhëheqës të partive politike në pushtet që do ta kritikonte veten dhe punët e tij dhe të subjektit të tij në opinion. Pra për punët sjelljet dhe aktivitetet e tij dhe të Partisë që e drejton ai i njëjti asnjëher nuk do ta thotë asnjë fjalë të keqe. Në opinion në monolog është shumë më leht të flasësh dhe të thuash gjithçka çfar ta merr mendja dhe çfar don të flasësh. E kur ka debat është më vështirë sepse aty nuk mund të thuash çfar don të thuash dhe çfar ta ka ëndja të flashësh sepse përballë teje janë udhëheqësit opozitar të cilët mund të hedhin dritë më reale dhe më objektive për qështjet dhe punët për të cilat flet dhe duhet të jep llogari udhëheqësi i partisë në pushtet. Për këtë arsye udhëheqës të partive politikë shqiptare dilni në opoinion dhe debatoni para qytetarëve para sovranit dhe prezentoni punët dhe aktivitetet tuaja politike.Kështu qytetarët do ti kenë më të qarta ofertat projektet dhe punët që janë bërë që po bëhen dhe do të bëhen në vazhdim. Përmes debateve të zhvilluara mes përfaqsuesve politik qytetarët do të mund të përcaktohen se për cilin opcion politik të votojnë në zgjedhje. Prandaj mundësoeni debatin sepse përmes tij mundësohet dhe thellohet edhe demokracia në shtet dhe në shoqëri. Mos ju shmangni debateve sepse kështu do të keni një pasqyrë më reale dhe më të qartë se ku jeni çfar keni bërë, se çfar skeni bërë dhe çfar duhet të bëni, pastaj se çfar keni bërë mirë, e çfar keni bërë keq në politikë apo dhe si mund që punët ti bëni më mirë dhe në mënyrën më cilësore në të. Këto gjëra pra jau mundëson debati e jo monologu shterp dhe monoton që është prezent ja një kohë të gjatë në opinionin politik shqiptar. Të rikujtoj se debati i fundit politik këtu në vendin tonë ëstë zhvilluar në vitin 2002 mes Udhëhqësit të Partisë politike në pushtet BDI Ali Ahmeti me ish liderin e ndjerë dhe historik të shqiptarëve të Maqedonisë ish Kryetarin e PDSH-së Z.Arbër Xhaferin dhe duhet thënë se prej asaj kohe nuk ka pasur më debat dhe dialog të brendshëm politik mes udhëheqësve politik shqiptar këtu në vendin tonë por ka pasur vetëmse monolog shterp,të bajatshëm dhe të brzdisëshëm.Dialogun dhe debatet politike politikanët ua kanë borxh qytetarëve shqiptar.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares