Connect with us

Specialitet

Omëletë italiane: Zgjedhje ideale për darkë

Omëleta në mënyrë mediterane do t’i pushtojë shqisat tuaja

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër;
– tul domate (sasia sipas shijes);
– sheqer i kafenjtë (sa mund të kapet me gishta);
– 4 kokrra vezë;
– jogurt;
– 2 thelpinj hudhre të grirë;
– erëza sipas dëshirës;
– pak majdanoz;
– gjysmë qepe të grirë imët;
– spec të kuq të grirë;
– speca djegës.

Përgatitja:

Nxehni vajin e ullirit ekstra të virgjër në tigan për fërgim.

Përzieni qepën, specin dhe specat djegës. Fërgoni derisa perimet të zbuten. Shtoni tulin e domates dhe sheqerin e kafenjtë, duke i përzier vazhdimisht.

Zieni derisa lëngu të avullojë.

Duke përdorur lugën e drurit, bëni katër vrima në tretjen e përgatitur dhe thyeni vezët në to.

Mbuloni tiganin dhe në zjarr të ulët fërgoni vezët derisa të përgatiten sipas dëshirës suaj. Përzieni jogurtin me hudhrën erëzat.

Qitni sipër majdanozin dhe shërbeni nga tigani, bashkë me shtesën e jogurti dhe hudhrës, të dekoruar me speca djegës.

Specialitet

Biskota me Çaj – Zgjidhja e Shëndetshme Për Diçka të Ëmbël

Këto ditë të ftohta janë perfekte për të shijuar një filxhan të ngrohtë me çajit tuaj të preferuar.

Me xhenxhefil, kanellë, çaj mali, boronice apo sherbelë e kamomili, ka një llojshmëri të pafundme sa çdo ditë mund të shijoni një ndryshe.

Shoqërueset më të shijshme të çajit janë padyshim biskotat.

Por AgroWeb.org ju sugjeron një recetë e cila i bashkon çajin dhe biskotat, për të krijuar një ëmbëlsirë të shëndetshme.

Përbërësit
300g miell

160g gjalpë i zbutur

100ml qumësht i vakët

80g sheqer

2 të verdha vezësh

3 bustina me çaj jeshil (ose llojin tuaj të preferuar)

Pak kripë

Përgatitja
Për të përgatitur këto biskota vërtet fantastike si fillim do t’ju duhet që të ngrohni qumështin në një xhezve.

Aty do të vendosni bustinat e çajit dhe t’i lini për 10-15 minuta brenda në qumështin që e keni larguar nga zjarri.

Ndërkohë në një tas përzieni gjalpin e zbutur pak me sheqerin dhe kripën.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta përzieni derisa të mos ndjeni më kokrrizat e sheqerit apo të kripës, që kërcasin.

Tani shtoni të verdhat e vezëve dhe rrihini me telin e kuzhinës derisa të jetë formuar një masë e plotë.

Pak nga pak nisni të hidhni miellin duke përzierë gjatë gjithë kohës brumin që do të krijohet.

I fundit përbërës që duhet të shtoni është qumështi me çajin.

Punojeni brumin e biskotave me duar nëse ju ndihmon me procesin.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta mbuloni brumin me qese kuzhine dhe ta lini për të paktën një orë në frigorifer.

Më pas hapeni brumin në formën e një pete dhe me një gotë prisni brumin në forma rrethore.

Vendosini në tavë të lyer me gjalpë ose të shtruar me letër pjekjeje.

Piqini në furrë të ngrohur më parë me 180 gradë për rreth 15 minuta.

Pasi të jenë ftohur pak mund t’i pluhurosni me pak sheqer dhe kanellë e t’i shijoni me një gotë çaji.

Continue Reading

Ëmbëlsira

Keku Magjik Vetëm me Ujë – Ëmbëlsira me Butësi dhe Aromë të Mrekullueshme

Nëse do të kishim një listë të ëmbëlsirave më të njohura e të preferuara nga të gjithë, me siguri që keku do të ishte në majë të saj.

Mund të përgatisni kek thuajse me gjithçka, kombinimet e kësaj ëmbëlsire i janë përshtatur çdo shije dhe pikërisht kjo e bën shumë popullore.

Por nga të gjitha ato që mund të keni dëgjuar e provuar, AgroWeb.org ju tregon më të veçantën.

Mos u shqetësoni edhe nëse nuk i keni të gjithë përbërësit tradicional të kekut në shtëpi, pasi ky kek magjik kërkon shumë pak prej tyre.

Emërtimi magjik vjen sepse tek lista e përbërësve të tij nuk do të gjeni, as vezë as gjalpë e as qumësht.

Prandaj nisni menjëherë me përgatitjen e tij për ta shijuar sa më parë.

Përbërësit
200 gr miell

30 gr kakao pluhur

120 gr sheqer

40 ml vaj

200 ml ujë

5 ml uthull molle

1 lugë çaji pluhur pjekje

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë C dhe ta lini të ngrohet.

Në një enë të thellë hidhni miellin, pluhurin e kakaos, sheqerin, pak kripë, pluhurin e pjekjes vajin dhe uthullën e mollës.

Përzieni mirë dhe hidhni ujin e freskët pak nga pak, duke vazhduar përzierjen me duar ose me rrahës elektrik.

Bëjeni këtë derisa të shikoni që është formuar një masë brumi e hollë dhe pa kokrriza.

Më pas përgatisni një tavë pjekje rreth 20-22 cm të mbuluar me letër pjekje dhe në të hidhni me kujdes të gjithë brumin e kekut.

Tundeni me kujdes, në mënyrë që të dalin bulëzat e ajrit që mund të kenë mbetur brenda dhe futeni në furrë.

Lëreni të piqet në temperaturë 180 gradë për 17-20 minuta, derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë të kafenjtë.

Pasi ta nxirrni nga furra, lëreni të ftohet 10 minuta më pas mund ta hiqni nga tava e ta prisni.

Sipas dëshirës sipër mund të shtoni sheqer pluhur, copëza çokollate të grirë apo pak çokokrem

Continue Reading

Ëmbëlsira

Ëmbëlsirë zvicerane: Shkrihet në gojën tuaj dhe është gati për 10 minuta – ju do ta adhuroni!

Kur nuk keni kohë të mjaftueshme, ndërkaq ju hahet diçka e ëmbël, ky desert do t’i kënaqë të gjitha shqisat tuaja

Përbërësit:

– 2 vezë;
– 200 g sheqer pluhur;
– 80 g margarinë;
– 80 g çokollatë;
– 130 g biskota të bluara;
– 35 g arra të bluara.

Për glazurë:

– 50 g çokollatë për zierje;
– afro 100 g arra.

Përgatitja:

Tundni vezët dhe sheqerin derisa të bëhet i shkumëzuar dhe lëreni të zihet në avull duke e përzier vazhdimisht.

Kur të vlojë shtoni margarinën që të shkrihet. Hiqeni nga zjarri dhe në tretje shtoni çokollatën, biskotat dhe arrat.

Të gjitha bashkoni dhe qitni në kallëp të vajosur. Kur të ftohet pritni në kube dhe qitni sipër glazurën e çokollatës.

Zbukurojeni me arra, lajthi apo fëstëkë – sipas dëshirës.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares