Connect with us

Lajme

Fetahu: Politika nuk ka ndërhyrë për zgjedhjen time në krye të BFI-së

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në “Programin 200” gjatë pyetjes së gazetarit nëse ka pasur politika ndikim në zgjedhjen e tij në krye të BFI-së? Ai e hodhi poshtë në mënyrë kategorike që politika të jetë përzierë gjatë procesit së zgjedhjes së tij në krye të BFI-së. Ai tha se zgjedhja e tij në krye të BFI-së erdhi si rezultat i nevojës për ndryshime rrënjësore në BFI.

Me përgjegjësinë më të madhe ju them se kjo ka qenë një opsion autonom, që lindi nga konsultimi ynë në mes veti, se ambient i formuar ka nevojë që të ndryshojë drejt asaj që është më e mirë. Nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë opsion. Nuk ka pasur kurrfarë ndikimi në opsionin, që quhet opsioni i ndryshimeve të reja në BFI. Fakti që vërtet ka qenë autonom nga vet konsultimi i faktorëve brenda Bashkësisë Islame, është se me ardhjen time si ushtrues detyrë e vizituan me mijëra njerëz nga etni të ndryshme në vendin tonë dhe më kanë uruar punë të mbarë- tha Fetahu.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

U tha se do të jetë pjesë e “It’s My Love”, reagon Milaim Zeka

Mbrëmë në emisionin “Express Rozë” të T7, ka qenë i ftuar Kika. Duke folur për risitë në episodat e radhës të “It’s My Love”, ai tregoi se ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka do të jetë pjesë e emisionit si analist.

“Kemi edhe dy ardhje nga “Për’puthen”. Është Ana dhe Berati, të cilët kanë qenë mjaft të komentuar. Kemi edhe ndryshimin e analistit, që javë për javë ka me qenë aty. Është analist e politikan, z. Zeka, pra Milaim Zeka”, tha Kika.

Por, vetë Zeka e ka mohuar se do të jetë pjesë e këtij emisioni. Në një prononcim për Express Rozë, Zeka ka thënë se Kikën e ka shok, por se s’do të jetë pjesë e emisionit të tij.

“Unë kurrë në jetën time nuk e kam shikuar emisionin “It’s My Love”, dhe nuk do të marr pjesë kurrë si analist në këto emisione si “It’s My Love” e “Për’puthen”, ka thënë Zeka./Express

Continue Reading

Botë

Trazira në ditën e marrjes së detyrës, çfarë mund të mësojë Biden nga historia?

Më 20 janar, Joe Biden do të inaugurohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por dita e ceremonisë vjen mes kërcënimeve të shtuara nga ekstremistë, të cilët pretendojnë se zgjedhja e tij nuk ishte e ligjshme. Si rezultat, presidenti nuk do të shkojë në Uashington me tren, ndërsa prova gjenerale e ceremonisë, e programuar për të dielën, është anuluar.

Masat e sigurisë u vendosën pas mësymjes së dhunshme brenda godinës së Kapitolit më 6 janar. Pamjet e mijëra ushtarëve të Gardës Kombëtare që janë stacionuar në kryeqytet vërtetojnë se rreziku vijon të jetë i lartë.

Sidoqoftë, Amerika ka qenë edhe më parë në këtë situatë. Vendi është përballur dy herë të tjera më parë me kërcënimin për kryengritje, pas dy zgjedhjesh me rezultat të kontestuar, në 1860-1861, para inaugurimit të Abraham Lincoln, dhe në periudhën 1876 – 1877, para inaugurimit të Rutherford B. Hayes.

Në secilin rast, këto kërcënime kanë bërë që të shtohet prania e forcave ushtarake ditën e marrjes së detyrës nga presidenti i ri.

Këto dy inaugurime gjithashtu kanë qenë momente kyçe në epokën e Luftës Civile Amerikane dhe atë të Rindërtimit. Sikurse Lincoln-i u përpoq të shmangte luftën, Hayes shpresonte të shmangte zgjatjen e konfliktit me Jugun dhe të mbronte të drejtat e afro-amerikanëve. Edhe pse asnjëra prej administratave nuk e arriti synimin që i kishte vënë vetes, përkushtimi i presidentëve të rinj për të mbrojtur demokracinë ishin frymëzime të vlefshme për kohën e tyre… dhe tonën.

Njësoj si ata, inaugurimi i Biden jo vetëm që do të përmbushë një detyrim kushtetues, por do të përforcojë vendosmërinë e amerikanëve që kërcënimet për dhunë nuk do të ndalojnë dot një proces demokratik.

Të dy, Lincoln dhe Hayes, u ballafaquan me sfida të mëdha. I njëjti fat mund të ndjekë edhe Biden. Por pavarësisht kësaj, t’i përulesh atyre që do të donin të zhbënin rezultatin e zgjedhjeve përbën një rrezik të madh për Amerikën. Inaugurimi i një presidenti të ri, njëlloj si vetë eksperimenti amerikan me demokracinë, duhet të vazhdojë.

Presidenti Lincoln mori detyrën pasi 7 shtete të Jugut kishin shpallur shkëputjen pas zgjedhjeve të vitit 1860. Kërcënimet ishin të ndryshme. Pati një ide për të marrë peng presidentin, në mënyrë që shtetet e Jugut të kishin mundësi të negocionin për kushte më të mira. Nëse pengmarrja do të dështonte, plani B ishte ekzekutimi i tij.

Teksa presidenti po udhëtonte drejt kryeqytetit nga Springfilld, Illinoi, rojet e tij mësuan për një komplot të një bande nga Baltimora për të sulmuar trenin. Kësisoj, ai pranoi të mos ndalonte fare në Baltimorë.

Ditën e inaugurimit, Gjeneral – Lejtnanti Winfield Scott urdhëroi milicët e Uashingtonit – pararendësit e Gardës Kombëtare – që të ruanin rrugën që do të përshkonte Lincoln, nga hoteli ku po qëndronte, deri në Kapitol. Një njësi spciale i parapriu paradës së presidentit për të hapur rrugën, ndërsa kalorësia shoqëroi Lincoln dhe zëvendësin e tij, Buchanan, dhe snajperët ruanin nga çatitë e godinave për të mos lejuar njeri të afrohej më shumë sesa duhej.

Më pas, Lincoln mbajti një fjalim ku bëri thirrje për bashkim dhe shmangie të luftës civile. “Nuk jemi armiq, por miq. Nuk duhet të bëhemi armiq. Edhe pse nervat mund të jenë të tendosura, nuk duhet të thyejnë lidhjen e dashamirësisë mes nesh”, përfundoi presidenti. Por në fund, lidhja u thye. Lufta Civile zgjati deri në vitin 1865, dhe i mori jetën më shumë se 600 mijë amerikanëve.

Në vitin 1876, rezultati i zgjedhjeve mes republikanit Rutherford B. Hayes nga Ohajo dhe demokratit Samuel Tilden nga Nju-Jorku, ishte tepër i ngushtë. Platforma e Hayes bënte thirrje për mbrojtje të të drejtave të të gjithë qytetarëve, edhe afro-amerikanëve në Jug, ndërsa Tilden qëndroi kryesisht i heshtur sa i përket çështjeve racore.

Të dy palët shpallën fitore, por rezultatet e kontestuara në Luiziana, Florida, Karolinën e Jugut dhe Oregon, bënë që Tilden të mbetej pas me një votë në Kolegjin Zgjedhor.

Edhe një herë u rishfaqën kërcënimet për dhunë. Në fund të nëntorit 1876, qarkulluan zëra se ish-oficerë të Ushtrisë së Konfederatës do të përpiqeshin të merrnin kontrollin e kryeqytetit me 1000 burra. Në kundërpërgjigje të këtij kërcënimi, presidenti Ulysses S. Grant vendosi 7 kompani në Uashington. Dy ditë më vonë, anija luftarake USS Wyoming, u shfaq në lumin Potomak në Uashington, dhe kërcënimi nuk u bë kurrë realitet.

Në dhjetor, shtetet dërguan votat e tyre në Kongres. Por pa një fitues të certifikuar, Kongresi ngriti në janar një komision zgjedhor për të përcaktuar rezultatin. Me vota strikte partiake, 8 me 7, komisioni shpallu Hayes fitues te çdo votë e kontestuar (Akti i Numërimit Zgjedhor i vitit 1887 kodifikoi procedurat e reja, për të shmangur bllokime në të ardhmen).

Demokratët e Jugut vendosën të pranonin rezultatin e komisionit, në këmbim të tërheqjes së trupave federale nga Jugu. Megjithatë, disa kongresmenë demokratë kërcënuan të pengonin numërimin e votave elektorale, duke e shtyrë procesin edhe për disa ditë. Më në fund, mëngjesin e 2 marsit, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati Samuel Randall, lexoi një telegram nga Tilden, i cili shprehte vullnetin për të lejuar përfundimin e numërimit.

Në orën 4 të mëngjesit, Kongresi kishte përfunduar numërimin e votave dhe Hayes u shpall fitues, duke i dhënë kështu fund zgjedhjeve më të gjata amerikane. Duke mos dashur të priste ditën e inaugurimit, Hayes u betua në një ceremoni private në Dhomën e Kuqe në Shtëpinë e Bardhë, në 3 mars.

Dy ditë më vonë, Hayes u nis për në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar me Gardën e Uashingtonit dhe artileri të lehtë. Në fjalimin e tij, Hayes i bëri thirrje për bashkim votuesve të Jugut. Por një muaj pasi kishte marrë detyrën, ai përmbushi premtimin dhe tërhoqi trupat nga shtetet e Jugut, duke lënë forcat e Supremacistëve të Bardhë të rivendosnin kontrollin mbi territorin.

Historia na mëson se kërcënimet për dhunë gjatë periudhës së tranzicionit politik nuk kanë ndaluar – dhe nuk duhet të ndalojnë – inaugurimin e një presidenti të ri, me një vizion të ri për Amerikën, pavarësisht asaj që vjen më pas.

Continue Reading

Botë

Aeroporti i Frankfurtit në alarm pas dyshimeve për bombë

Aeroporti i Frankfurtit është evakuuar pas dyshimeve për bombë. Në disa video amatore të cilat po bëjnë xhiron në rrjet shihen policët duke ia drejtuar armët një burri të shtrirë në tokë. Evakuimi masiv është kryer në terminalin numër një, kurse autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion policor duke mos specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë kaotike.

Teksa qytetarët largoheshin nga aeroporti, thashethemet për kërcënim për bombë ose armë bënë xhiron e mediave sociale.

Policia paralajmëroi pasagjerët të ndiqnin udhëzimet e sigurisë së aeroportit, ndërsa autoritetet e aeroportit paralajmëruan udhëtarët për vonesa të mundshme/lajmpress.

Continue Reading

Recent Posts