Connect with us

ShowBiz

Vdes grimerja e njohur shqiptare, Marigona Obertinca

Ka vdekur në moshë të re grimerja kosovare, Marigona Obertinca. Sipas familjarëve, ajo vuante nga një sëmundje. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thuhet në njoftimin e familjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

Pas aludimeve për lidhjen me Loredanën, postimi i fundit i Mozzik flet shumë

Mozzik ka dërguar një mesazh me një postim.

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi kanë vazhduar të komentohen shumë edhe pasi e konfirmuan ndarjen.

Dyshja kohën e fundit kanë qenë bashkë në shumë vende, duke lënë të kuptohet se kanë lënë pas mosmarrëveshjet që kishin.

Madje, në pjesën e katërt të dokumentarit të Loredanës, dyshja u panë bashkë, ndërsa në një moment reperi nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të jetojë sërish në Zvicër bashkë me të.

Në postimin e fundit, Mozzik ka dhënë sërish sinjale rreth ribashkimit me Loredanën.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në postimin e artistit.

Ndryshe, “n’Tiranë” titullohet projekti i fundit muzikor nga Mozzik, që u publikua më 1 janar

Continue Reading

ShowBiz

Kika: E urrej Albin Kurtin

Kika personazhi kryesor i emisonit “It’s My Love” ai të cilin këtë “Reality Show” e bëri më interesant, por që tani më nuk është pjesë e tij, tregoi se tash do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Në një intervistë për Express Rozë, ai ka treguar më shumë për kandidimin e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit e gjithashtu komentoi edhe Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Kësaj të dytës madje edhe i kishte bërë një ftesë publike të cilën mund ta ndiqni në linkun më poshtë./gazetametro

Continue Reading

ShowBiz

Dikur në kopertina revistash, sot ka përfunduar te koshat e mbeturinave

Dikur ajo dilte në kopertinat e revistave, por sot ka mbetur e pastrehë. Këtë javë, ish-gruaja e yllit të Baywatch-it, Jeremy Jackson, Loni u fotografua duke kontrolluar në koshat e mbeturinave.

Loni Willison mbante veshur një xhup të zi, streçe dhe çorape të kuqe teksa nuk dukej dhe aq mirë fizikisht.

Loni, një ish-modele që dikur pozonte për revistat e fitness-it mbeti e pastrehë që prej vitit 2016, kur humbi punën, apartamentin dhe makinën si pasojë e një gjendje të rënduar mendore.

Aktori Jeremy Jackson refuzoi ta ndihmonte ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua në 2013-ën. Në tetor të 2018-ës ajo u zhduk, pavarësisht tentativave të miqve për ta rehabilituar.

Dy vite pasi shkëputi kontaktet me familjarët dhe miqtë, 37-vjeçarja Loni tha për “The Sun”: “Po ia dal mirë. Nuk dua ndihmën e askujt. Me Jeremy-n nuk kam folur. Askujt nuk i plas vërtet për mua, kështu që unë nuk dua t’i shoh, ata nuk duan të më shohin. Kam ushqim, kam dhe një vend për të fjetur. Gjej para aty-këtu. ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Ka goxha”. Ndër vite ajo është përballur edhe me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit.

Continue Reading

Recent Posts