Connect with us

Lajme

Djali i Haxhi Shalës emërohet Konsull i Përgjithshëm, a ishte ky shpërblimi për votën pro formimit të Qeverisë

Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për qeverinë Hoti. Shalës ia kanë shpërblyer djalin me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, nëpërmjet një procesi që është tentuar të mbahet fshehtë.

Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë, raporton koha.net.

Në shkresën dërguar presidentit me datë 28 shtator, Haradinaj i rekomandon presidentit ta dekretojë djalin e deputetit.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe punën tuaj, në bazë të nenit 84 (paragrafi 25) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 2 (paragrafi 7.10) të Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, ju drejtohem për të dhënë rekomandimin për emërimin e z. Flakron Shala, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Pragë/Republika e Çekisë”, shkruan në letrën e Haradinaj dërguar Thaçit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Maqedoni

Dyfishohet numri i licencave në RMV për lojrat e fatit (Foto)

Raport i ri nga rrjeti i OJQ-ve “Global Initiative against transnational organised crime” që dëshmon dyfishimin e licencave pët lojëra të fatit në RMV që nga ndalimi i tyre në RSH dhe RKS, transmeton News33.

Me këtë dhe me përpjekjet për legalizim të marihuanës, siç duket vendi po shndërrohet në një qendër evropiane kriminogjene dhe nga ana tjetër po bëhet pastrimi i parave./News33

South Eastern Europe Risk Bulletin #4

Continue Reading

Kosovë

Specialja refuzon kërkesën për lirimin e Kadri Veselit

Kadri Veseli është refuzuar sërish që të lirohet nga paraburgimi i Hagës, shkruan Gazeta Metro.

Është gjyqtari Nicolas Guillou i cili e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin nga paraburgimi.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson kishte kërkuar që ish-kryeparlamentari i Kosovës të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Mirëpo, një gjë e tillë është pamundësuar nga Gjykata Speciale, pasi ata kishin ofruar argumente se Kadri Veseli mund të arratisej nëse merr vesh të gjitha provat kundër tij.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston rreziku që z. Veseli të ikë, pengojnë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara ose kryejnë krime të mëtejshme kundër tyre perceptohet si në kundërshtim me UÇK-në, përfshirë dëshmitarët që siguruan provat në SPO dhe / ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara . Gjyqtari i procedurës paraprake do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga Kushtet e propozuara.”

Kujtojmë se veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Continue Reading

Kosovë

Valdete Daka certifikon kandidatin për deputet të PDK që u dënua në vitin 2020

Në një mbledhje të mbajtur nga ana e KQZ-së (22.01.2021) janë certifikuar partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Edhe pse Zyra Ligjore për Certifikimin e Partive Politike kishte rekomanduar që të gjitha partitë të certifikohen bashkë me kandidatët e tyre, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bashkë me anëtarët e PDK-së dhe LDK-së në KQZ, kanë vepruar në mënyrë të paprecedentë duke mos i certifikuar Lëvizjen Vetëvendosje, AAK-në dhe Nismen.

Është hera e parë në historikun e zgjedhjeve në Kosovë që partitë nuk certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kjo me arsyetimin se në listat e këtyre subjekteve ka emra të cilët janë të dënuar për vepra penale në tre vitet e fundit.

Mirëpo, Valdete Dakës nuk i ka penguar fare një emër në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së, i cili është dënuar para dy muajsh për mosdeklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për Lulzim Abazin, këshilltar i PDK-së në Asamblenë Komunale në Ferizaj, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata në Ferizaj, në dhjetor të vitit 2020.

Abazi i cili akuzohej për mosdeklarim të pasurisë është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë muaj burg me kusht.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shqiptuar pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohej, duke thënë se veprën e kishte kryer nga pakujdesia.

Lulzim Abazi është kandidat për deputet nga rradhët e PDK-së dhe në listë mbanë numrin 108.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ngritur dorën për të votuar për certifikimin e kandidatëve të PDK-së, me ç’rast ka certifikuar edhe kandidatin Lulzim Abazi i dënuar me kusht për veprën penale mosdeklarim i pasurisë.

Kurse, ka vendosur që të mos certifikoj deputetin më të votuar në legjislaturën e fundit, ish-kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte dënuar edhe ky me kusht, për veprën penale të hedhjes së gazit lotësjellës, me ç’rast si rezultat i veprimit të tij ishte ndalur Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ndryshe Zajednica që shkelte në 23 nene Kushtetutën e Kosovës.

Pra, Albin Kurtit nuk iu lejua të kandidohet sepse kishte mbrojtur kushtetutën e vendit.

Gjithashtu, PDK ka hequr nga lista kandidatin për deputet Argjent Tasholli i cili ishte i dënuar për rrahje, megjithatë kishte heshtur për kandidatin tjetër Lulzim Abazi, i dënuar për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë. Ndërkaq kishte votuar për mos certifikim të listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe subjekteve tjera. /meKryeministrin.info

Continue Reading

Recent Posts