Zekirja Shabani, pronar i portalit “Fakte plus” më 28 maj, kishte uruar Afrim Gashin për emrimin e tij në krye të detyrës së krye-parlamentarit.
Në urimin e tij, u vu në dukje se nga dita e emrimit, me Kuvendin e RMV-së do të udhëheqë siç Shabani e ka shkruar një shqiptar nga Kosova.
Por nuk ka shkuar gjatë dhe një ngjarje ka “tronditur” shqiptarët në Kosovë. Sipas portalit Periskopi, Policia e Kosovës në një aksion së bashku me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës ka arrestuar, Bedri Shabanin babai i gazetarit Zekirja Shabani.
Sipas Periskopit, Bedri Shabani dhe një person tjetër janë arrestuar nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Zekirja Shabani ka qenë mjaft aktiv në fushatën elekorale të Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të VLEN’it.
Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për Afrim Gashin, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me arrestimin e Bedri Shabanit ka reaguar edhe Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai është larguar nga pozita e tij në Doganë në vitin 2004.
Sipas njoftimit, shkarkimi i Shabanit erdhi për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.