Connect with us

Humor

“Cila është ëndrra e një polici?” – barcoletat e Robertit iu shkrijnë së qeshuri (VIDEO)

Cila është ëndrra e një polici?” – barcoletat e Robertit iu shkrijnë së qeshuri (VIDEO)

Ndiqeni videon më poshtë:

Humor

Presidenti i Ugandës inkurajon qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi, në moshën 75-vjeçare bën pompa dhe ushtrime tjera në zyrë

Derisa vendet në mbarë botën po mundohen të mbajnë qytetarët nëpër shtëpitë e tyre me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, ka vendosur që të praktikojë ushtrimet fizike.

Me shpresën se me këtë veprim do të inkurajoj qytetarët e Ugandës të qëndrojnë nëpër shtëpi gjatë kohës kur në fuqi janë kufizimet e lëvizjes, lideri 75-vjeç ka publikuar një video ku shihet duke ushtruar në shtepi

Museveni ka paralajmëruar qytetarët javën e kaluar që të mos ushtrojnë jashtë: “Nëse dëshironi të ushtroni, mund ta bëni në hapësira të mbyllura”.

Ai madje në video shihet duke vrapuar nëpër zyrë dhe duke bërë pompa i veshur me rroba sportive, derisa në prapavijë dëgjohet një zë duke numëruar deri në 30.

Me shpresën se në këtë mënyrë do të luftohet përhapja e coronavirusit, në Ugandë është në fuqi ora policore, ku janë mbyllur shkollat, ndalohen tubimet publike, konferencat dhe të gjitha aktivitetet tjera.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins dhe ministrisë së Shëndetësisë së Ugandës, në këtë vend deri më tani janë konfirmuar 53 raste me COVID-19.

 

 

Continue Reading

Humor

Edhe qentë ‘mbajnë’ distancën sociale në kohë pandemie

Tre qen qëndruan para dyqanit, duke pritur pronarët, por në një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri.

Duket se edhe ata respektojnë masat paraprake për të luftuar përhapjen e coronavirusit.

Një përdorues i rrjeteve sociale nga Kroacia ka ndarë disa foto në internet ku shihen 3 qen që duket se mbajnë distancë sociale në kohën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“I fërkova sytë kur tre qen ishin duke qëndruar dy metra larg njëri-tjetrit. Këta duket se po dëgjojnë rregullat që secili shtet i ka vendosur për distancë sociale”, tha një djalë nga Zagrebi i Kroacisë.

Kujtojmë se masat për të luftuar përhapjen e COVID-19 përfshijnë, ndër të tjera, mbajtjen e një hapësire midis njerëzve. Për të parandaluar përhapjen e virusit dhe, mbi të gjitha, për të mbrojtur ata që preken më së shumti dhe më rëndë nga virusi, të moshuarit dhe të sëmurët.

Këta qen ekstremisht të trajnuar ishin duke pritur për pronarët e tyre për disa minuta.

Continue Reading

Humor

Familjet në izolim – delet ia ‘mësyjnë’ parkut të lojërave në Uells

Disa pamje interesante të deleve janë publikuar teksa po shfrytëzonin parkun e lojërave në Uells.

Një tufë prej tyre u vunë re duke shtyrë njëra-tjetrën në një rrethrrotullim në sheshin e lojërave të fëmijëve në parkun Raglan Farm në Monmoutshire.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafshët zakonisht mbahen larg zonës së lojërave të parkut, mirëpo, u është lejuar të bredhin pasi familjet janë izoluar në shtëpi si pasojë e coronavirusit.

Në pamjet e mëposhtme shihen teksa delet ia ‘msyjnë’ parkut, ndërsa loznin tek rrethrrotullimi.

“Isha i befasuar kur i pashë ato në rrethrrotullim, zakonisht nuk i kemi këtu pari, mirëpo ishte jashtëzakonisht e mahnitshme”, tha pronari i parkut Gareth Williams.

Continue Reading

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares