Connect with us

Lajme

Artan Grubi mohon akuzat që i’u adresuan nga Shqipëria, Deputetët: Drejtësia duhet të zbardhë akuzat që lidhen me Grubin

Kjo është deklarata e përfaqësuesit të Partisë Demokratike që u bë virale në vend.

Pas këtij prononcimi kanë reaguar deputetët e opozitës shqiptare të cilët thonë se ka hapsirë për dyshime dhe deklarojnë se e vërteta duhet të del në shesh. Shtojnë se kushdo që është i implikuar në këtë rast është dashakeq i popullit shqiptar dhe shërbetorë i qarqeve sërbo-ruse.

Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim distancohen nga një përgjigje konkrete, thonë se kjo pyetje duhet t’i parashtrohet Artan Grubit, i cili edhe është akuzuar.

Këto akuza i mohoi zv. kryeministri Grubi.

Kurse deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli thotë se organet e rendit duhet vërtetojnë zërat nga Shqipëria që akuzojnë zv. kryeministrin Grubi.

Ndryshe, “Shtëpia e verdhë”, është një nga objektet për të cilën në Gjykatën Speciale të Hagës thuhet se është përdorur nga UÇK-ja për trafik organesh. E në të cilën sipas akuzave të PD-së, përkthyes ka qenë Artan Grubi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Djali i Haxhi Shalës emërohet Konsull i Përgjithshëm, a ishte ky shpërblimi për votën pro formimit të Qeverisë

Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për qeverinë Hoti. Shalës ia kanë shpërblyer djalin me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, nëpërmjet një procesi që është tentuar të mbahet fshehtë.

Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë, raporton koha.net.

Në shkresën dërguar presidentit me datë 28 shtator, Haradinaj i rekomandon presidentit ta dekretojë djalin e deputetit.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe punën tuaj, në bazë të nenit 84 (paragrafi 25) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 2 (paragrafi 7.10) të Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, ju drejtohem për të dhënë rekomandimin për emërimin e z. Flakron Shala, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Pragë/Republika e Çekisë”, shkruan në letrën e Haradinaj dërguar Thaçit.

Continue Reading

Lajme

Aksident në qarkoren e Shkupit, mes Haraçinës e Butelit (Foto)

Aksident i rëndë trafiku ne qarkoren Haraçinë-Butel më saktë afër liqenit të Smilkovcës. Sipas të dhënave që na kanë arritur në faqen tonë përfolet që ka edhe të lënduar.

Continue Reading

Kosovë

Gjergj Dedaj akoma e mban fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, akoma e mban fotografinë e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në zyret e tij. Ani pse Thaç ka dhënë dorëheqje nga posti i presidenti dhe aktualisht detyrën e tij e ushtron Vjosa Osmani, Dedaj nuk e ka hequr fotografinë e tij nga muri.

Në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, fotografia e Hashim Thaçit ende nuk është hequr nga muri, shkruan Express.

Adelina Qollaku sot përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka vizituar ambasadën dhe ambasadorin Gjergj Dedaj.

Në fotografinë e publikuar, shihet fotografia e presidentit Thaçi e varur në murin e zyrave të ambasadës.

Continue Reading

Recent Posts