Connect with us

Sport

Shtyhet Kupa e Botës për Klube, shkaku i pandemisë

Botërori i Klubeve, i cili ishte në program në dhjetor, është shtyrë nga FIFA për shkak të pandemisë Covid-19.

Qeveria e Futbollit Botëror ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve (FIFA Club World Cup Qatar 2020).

Zakonisht ky kompeticion ku marrim pjesë 6 klubet fituese të turneve ndërkombëtarë në 6 kontinenteve të ndryshme, dhe fituesen e kampionatit të vendit organizaror, është zhvilluar në muajin dhjetor, por për shkak të pandemisë që komplikoi programet e të gjithë kampionateve kombëtare, është vendosur që të luhet në periudhën 1 shkurt-11 shkurt 2021.

Gjithashtu janë marrë vendime edhe në lidhje me Women’s World Cup 2022, për U20, si dhe për Women’s World Cup 2022, U17.

Kampionati i parë do të zhvillohet në Indi, kurse tjetri në Kosta Rikë.

Për Botërorin e Klubeve, pritja këtë herë sidomos për tifozët e Bayern Munich të cilët duan të shikojnë skuadrën e tyre të ngrejë lart një tjetër trofe.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Futboll

Mihajloviç zbulon mesazhin e marrë nga kryeministri Edi Rama gjatë shtrimit në spital

Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin e tij autobiografik dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I referohet periudhës kur trajneri serb ishte i sëmurë dhe po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit, tregon se numrin e telefonit të Edi Ramës ia kishte dhënë miku i tyre i përbashkët, Aleksandar Vuçiç.

“Gjithnjë, nëpërmjet Vuçiçit, mora edhe një mesazh tjetër të bukur nga Edi Rama”, rrëfen ndër të tjera Mihajloviç.

“Panorama Sport” ka siguruar mesazhin e Ramës, të cilin Mihajloviç e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad. Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes. E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik”.

Continue Reading

Sport

Për 10 sekonda e kapi për flokë Sinisha Mihajlloviqin, e sillte nëpër fushë sikur gjelin, shqiptari i Kosovës bërtiste…

Ante Mishe me numër 8-të reagon dhe e kapi për flokë kaçurrele Sinisha MIhajlloviqin, e sillte nëpër terren si gjelin pa kokë, duke e mbajtur për 10 sekonda, kjo shkaktoi habi tek të gjithë të pranishmit edhe të ata që e përcillnin edhe në ekranin e televizionit, ndërsa Ardian Kozniku protestonte dhe bërtiste para gjyqtarit. Mund ta shikoni në video nga minuta 15.30.

Finalja e Kupës së Marshall Titos edhe sot diskutohet jo vetëm në shtetin kroat.

Ishte 8 maj në vitin 1991 kur në stadiumin e APJ-së në Beograd siç quhej atëkohë, stadium i Partizanit, u zhvillua ndeshja mes dy klubeve Cërvena Zvezdës nga Beogradi dhe Hajdukut nga Spliti.

Në këtë finale ka luajtur edhe shqiptari nga Kosova, Ardian Kozniku, me fanellë të bardhë dhe me numër 7-të, me Hajdukun e mundën me rezultat 1:0 Zvezdën, që atëkohë e kishte tifoz të flaktë kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq-Arkan.

Në një moment ndodhi rrëmuja në fushë, kacafytje e sharje, që besa edhe grushte, krejt me fajin e Sinisha Mihajlloviqit të Zvezdës, që ndërhyri ashpër ndaj lojtarit të Hajdukut, Kovaç pikërisht në minutën e 70-të.

Ante Mishe me numër 8-të reagon dhe e kapi për flokë kaçurrele Sinisha MIhajlloviqin, e sillte nëpër terren si gjelin pa kokë, duke e mbajtur për 10 sekonda, kjo shkaktoi habi tek të gjithë të pranishmit edhe të ata që e përcillnin edhe në ekranin e televizionit, ndërsa Ardian Kozniku protestonte dhe bërtiste para gjyqtarit. Mund ta shikoni në video nga minuta 15.30.

Momente emocionuese, Najdovski godet Igor Shtimacin, rrëmujë dhe mezi e evitojnë rrahjen masive.
Shënues ishte Alen Bokshiq në minutën e 65-të.

Ndeshja u luajt para rreth shtatë mijë spektatorëve në një mot me shi.
Ishte gati koha që ndeshja të mos luhej fare. Lufta në Kroaci para shpërthimit, për faktin se në atëkohë, pak para finales u vranë 12 anëtarë të policisë kroate në Borovo Selo.

Drejtuesit e Hajdukut vendosën të mos e dërgojnë ekipin në Beograd për shkak të asaj ngjarjeje dhe kërkuan që ndeshja të shtyhej, por Federata e Futbollit e ish Jugosllavisë i kërcënoi me ndëshkim të rëndë nëse nuk shkojnë të luajnë me Zvezdën.

Sidoqoftë, ekipi i Hajdukut arriti në Beograd me transportues ushtarak dhe më 8 maj. Në shenjë zie, lojtarët mbanin shirit të zi në krahun e djathtë.

Goli i fitores së “bardhezinjve” është kryevepër e Bokshiqit pikërisht në minutën e 65-të.
Në minutën e 70-të, gjithçka u teprua – Mihajlloviq bëri një faull të pakujdesshëm ndaj Grgica Kovaç, gjë që shkaktoi një tollovi të madhe në fushë. Ante Mishe vrapoi tek ai dhe e kapi për flokësh.

Epilogu: gjyqtari Adem Fazllagiq nga Çaplina përjashtoi Mihajlloviqin dhe Shtimacin. Kovaç gjithashtu u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Ja formacionet e asaj finale dhe e fundit në Jugosllavinë artificiale
Cërvena Zvezda: Stojanoviq, Radinoviq (Stoshiq), Maroviq, Jugoviq, Belodediq, Najdoski, Prosineçki, Mihajlloviq, Pançev, Saviçeviç dhe Biniq.
Hajduku: Mihaçiç, Haxhiabdiq, Kovaç (Osibov), Shtimac, Setinov, Biliq, Kozniku, Mishe (Jeliçiç), Bokshiq, Vuçeviq dhe Jarni.

Continue Reading

Lajme

Suarez: Unë dhe Messi ende flasim shpesh, por jo për futboll

Në kohen sa ishte pjese e skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez ishte miku me i mirë i Lionel Messit dhe së bashku me të ka kaluar shumë kohë edhe jashtë futbollit, duke u argëtuar së bashku me familjet e tyre

Suarez u transferua nga Barça te Atletico Madrid në afatin kalimtar të verës, ndërsa raporti në mes tyre ende qëndron i njëjtë, raporton Gazeta Express.

“E vërteta është që ne flasim shumë, por të jem i sinqertë në flasim më shumë për jetën tonë sesa për futbollin”, tha Suarez.

“Hera e fundit ka qenë, ditëlindja e njërit prej fëmijëve të mi. Ne folëm për jetën, për virusin, për çdo gjë, por shumë pak rreth futbollit, për golat që na mungonin dhe taktikat. Ne më shumë brengosemi për familjen sesa për gjërat që ndodhin në futbolli”.

Suarez gjithashtu foli edhe për largimin e tij nga Barcelona.

“Unë isha i mërzitur dhe i lënduar për mënyrën sesi u largova, e kam thënë ketë. Por kur ata të mbyllin një derë, pesë dyer tjera do të hapen, kur të tjerët më vlerësojnë punën time, profesionalizmin, unë ndihem krenar”, shtoi ai.

Suarez do të takohet me ish-klubin e tij për herë të parë pas largimit, këtë vikend më 21 nëntor./Gazeta Express/

Continue Reading

Recent Posts