Petrit Alijaj 23-vjeç, është kthyer në një hero për të dashurën e tij, pasi u hodh mbi të, kur një i çmendur i hodhi benzinë dhe tentoi ta digjte. 23-vjeçari shqiptar, me banim në New York u hodh mbi të dashurën, sapo pa që një manjak i çmendur bëri këtë veprim, pranë një stacioni treni.
Këmisha e tij mori flakë dhe ai e shqeu me forcë, teksa duket edhe nga fotot që ka djegie të mëdha në një pjesë të trupit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar autorin, që ende nuk dihet se pse e bëri këtë veprim .