Connect with us

ShowBiz

Leon vjen me hitin e ri “Pjeshk”

Me tekst nga vet Leon dhe muzikë e orkestrim nga Gent Music dhe në mix master nga Marenglen Boja, këngëtari i ri dhe mjaft atraktiv Leon ka publikuar projektin më të ri të titulluar “Pjeshk”.

Një këngë tepër dinamike dhe e kohës edhe pse vjen nga një këngëtar i ri por shumë të talentuar tregon edhe klimiet e marura sapo që është lansuar ka nisur të pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Videoklipi është publikuar nga Fullmoon në Youtube duke marrë kështu edhe komente mjaft pozitive derisa këngëtari është lavdëruar për vokalin e tij të mrekullueshëm.

Ndryshe Leon është nën menaxhim të Landy_AC dhe Eli-G, menaxhera tashmë të dëshmuar në skenën shqiptare dhe mjaft i suksesshëm duke bërë kështu që edhe Leon të ecë lartë në karierë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

Ismet Peja e kishte bërë testin COV ID-19 dhe kishte dalë negativ

Ka vdekur ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja. Sot, në një intervistë përmes telefonit për “#Gjesi”, djali i tij, këngëtari Visar Peja, ka thënë se kanë qenë problemet shëndetësore prej vitesh që e kanë përkeqësuar shëndetin e babit të tij ditëve të fundit.

Ndërkohë, ai tregoj se i ndjeri kishte kryer edhe testin e Covid-19 për shkak se ishte i shqetësuar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00, në Gjakovë.

Continue Reading

Lajme

Sot bëhet varrimi i Ismet Pejës

“Me zemër të pikëlluar lajmërojmë të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamiret, se me datë 23.11.2020 ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare, babai, vëllai dhe gjyshi jonë i dashur Ismet (Musa) Peja. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 23.11.2020 (e hënë) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Continue Reading

Lajme

Vdes këngëtari Ismet Peja

Ismet Peja, këngëtar i muzikës popullore shqiptare dhe asaj të vjetër qytetare, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Continue Reading

Recent Posts