Është bërë publike kërkesa që prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, të cilat janë të detyruara të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
Përveç kryebashkiakut socialist nën hetim pasuror është edhe bashkëshortja se tij, Ajola Xoxa, vëllait, Arbër Veliajt dhe nënës se tij, Shqiponjë Veliaj.
Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi. Syri tv ka publikuar dokumentin më poshtë: