19/10/2024
Shqipëri

E rëndë! 68-vjeçari vetëvaret në ullishte

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Kosovë e Vogël të Lushnjes. Një 68 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij rreth orës 05:00. Sipas policisë, ai dyshohet të jetë vetëvarur në një ullishte.

    “Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68 vjeç.”- njofton policia.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.