Connect with us

Uncategorized

Njëri nga viktimat e Vjenës nga Struga?

20 vjeçari nga Veleshta e Strugës Nexhip Vrenezi është viktima e tretë nga Maqeqonia e Veriut që ka ndrruar jetë në luftimet e mbrëmshme Vjenë të Austrisë, raporton ekskluzivisht, News33.tv

Sipas informacioneve që ka arritur të siguroj redaksia jonë bëhet fjalë për 20 vjeçarin e familjes Vranezi.

Dyshohet se 20 vjeçari ka ndëruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dal për të pirë një cigare.

Kujtojmë mediat në Austri kanë raportuar edhe për dy shqiptarë të tjerë të vdekur.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Hoti: Do të kujdesemi që VV-ja të mos vijë kurrë në pushtet

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “Lëvizja Vetëvendosje është duke u çmendur vetëm pse ka parë një imazh të mundësisë për të dalë në pushtet”.

Në një takim të LDK-së në Pejë, Hoti ka thënë se “do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë të vijnë në pushtet”.

Duke folur për marrëveshjen e Washingtonit, Hoti ka thënë se të tjerët janë munduar ta degradojnë.

“Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend. Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë. Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Ka thënë se qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit “nuk do të votojnë sikur me ‘like’, por me zemër e me mendje”.

Hoti dhe partia e tij, LDK, ishin në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, deri në qershor kur LDK-ja vendosi ta rrëzonte Albin Kurtin nga pushteti për të formuar vetë qeverinë.

Me kërkesën e VV-së në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, të dënuar me burgim, Kushtetuesja vendosi për të rrëzuar Qeverinë Hoti duke çuar vendin në zgjedhje. Në aktgjykim ajo shtoi se u ndalohet kandidimi personave të dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit. E si pasojë e kësaj pike, të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk certifikoi listën e kandidatëve të VV-së me Kurtin në krye. Vetëvendosje sot pritet të ankohet ndaj vendimit.

Continue Reading

Maqedoni

Mbyllet një lokal në Gradec të Gostivarit për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Policët e Departamentit Policor Gallate bashkërisht me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, më 18.01.2021 kanë mbyllur një objekt në të cilën janë gjetur shtatë persona mysafirë dhe pronarë pas orarit të punës.

“Është bërë kontroll në objekt në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit, në pronësi të B.A (39) nga Gradeci. Gjatë kontrollit, në objekt janë gjetur shtatë mysafirë dhe pronar, i cili është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor”, thonë nga policia.

Nga ISHT-ja lokali është mbyllur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi

Continue Reading

Kosovë

Dilemat e gjeneratës që studion në kohë pandemie

Nida i ka nisur, ndërsa Arrita po i përfundon studimet në kohë coronavirusi.

Nida Çavdarbasha është studente e vitit të parë në Departamentin e Farmacisë në Universitetin e Karlit (Charles University) në Republikën Çeke.

Arrita Beqa është në vitin e gjashtë të studimeve të saj në Mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

Puna praktike për të dyja fushat e studimit është tejet e rëndësishme dhe mund të konsiderohet themel i së ardhmes profesionale.

Nida, sikur pothuajse të gjithë studentët e gjeneratës së saj ka nisur studimet universitare online. Për një periudhë, ajo ka ndjekur ligjëratat nga dhoma e saj në Kosovë.

Pas një kohe, asaj i është mundësuar praktika në ambientet e fakultetit në qytetin Hradec Kralove, ndonëse ligjëratat vazhdon t’i ndjekë përmes platformave online.

Marrë parasysh ndjeshmërinë e studimeve për farmaci, ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse nuk do të kishte mundësinë e praktikës, vështirë se do të vazhdonte studimet në këtë periudhë.

“Nëse do ta dija që praktikën do ta mbajmë me prezencë, atëherë do të studioja edhe në kësi kushte, por nëse praktikën do ta eliminonim fare, nuk besoj se do ta vazhdoja sepse nuk do ta konsideroja veten mjaftueshëm të përgatitur për profesionin e së ardhmes”.

Nida tregon se për shkak të situatës së krijuar, universiteti ku studion ajo, ka përmbledhur orët praktike nga tre muaj në një. Natyrisht, ky vendim te studentët ka shkaktuar ngarkesë.

Ngjashëm i ka ndodhur edhe gjeneratës së Arritës. Veçse për këtë të fundit, shkurtimi i orëve të praktikës ka qenë edhe më i dhimbshëm, sepse gjenerata e saj është përgatitur pesë vjet përmes teorisë për të praktikuar më pas gjithçka në vitin e gjashtë.

“Pjesa e praktikës na ka dëmtuar shumë, sidomos neve studentëve të vitit të fundit, sepse viti i fundit është i paraparë vetëm për praktikë. Për ne është tepër problem që t’i përcjellim ato që i kemi mësuar pa i parë në praktikë. Ndonëse tani Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e hapur edhe për studentë, është problem sepse nuk ka pacientë tjerë. Në shumicën e reparteve janë pacientë të shtrirë me koronavirus, e ne mësojmë edhe për shumë sëmundje tjera, por nuk po mund t’i shohim ata pacientë”.

Arrita beson se gjeneratës së saj do të duhej t’i kompensohej periudha e praktikës.

Continue Reading

Recent Posts