22/12/2024
Kosovë

Prej një muaji i “mbërthyer” në shtratin e spitalit, dashuria për motorat i merr jetën të riut shqiptar

    Jeta e Fidan Arifit është prerë në mes në lule të rinisë. Dashuria për garat me motor rezultoi të ishte fatale për 24-vjeçarin nga Gjilani. Prej një muaji ai ndodhej në spital pas një aksidenti që pësoi me motorin e tij e fatkeqësisht ka humbur jetën këtë të premte.

    Familjarët e të riu më herët bënë apel për ndihmë, pasi si pasojë e aksidentit ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore, duke përfshirë shtyllën kurrizore, pamundësi për lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës.

    24-vjeçari Arifi, ishte shpallur kampion në disa gara me motor, të zhvilluara në terrene të ndryshme në Kosovë.