Connect with us

Kosovë

Arrestohet kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, sepse protestoi kundër ministrit grek

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është arrestuar pak më parë nga policia në Tiranë.

Sipas “Vetëvendosjes”, Abazi u arrestua duke shkuar në protestën kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë.

Arrestimin e Abazit, LVV e ka cilësuar si të porositur.

“Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se ky tubim ka të bëjë me vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë dhe se kjo protestë është organizuar nga Shoqata “Çamëria”.

“Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë. Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”, thuhet në njoftim

LVV-së ka bërë thirrje që drejtuesi i qendrës së tyre në Tiranë të lirohet.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Deputetja e LDK’së për Albin Kurtin: Është veçse një diktator

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është diktator.

Sipas saj, Kurti ka tentuar ta kontrollojë LDK-në, por që siç thotë ajo nuk ja ka arritur.

“A duhet ta përsëris disa herë, Albin Kurti është veçse një diktator. Ai është munduar ta kontrollojë LDK’në nga pozita e tij që ne ja kemi ofruar, por këtë nuk e lejon LDK-ja”, ka thënë Bunjaku në Kanal10.

Ndër të tjerash, ajo ka mbrojtur edhe deklaratat e Driton Selmanajt, duke thënë se deklaratat e tij për të pagjeturit janë shtrembëruar dhe janë përdorur nga të tjerët.

Continue Reading

Kosovë

Gjergj Dedaj akoma e mban fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, akoma e mban fotografinë e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në zyret e tij. Ani pse Thaç ka dhënë dorëheqje nga posti i presidenti dhe aktualisht detyrën e tij e ushtron Vjosa Osmani, Dedaj nuk e ka hequr fotografinë e tij nga muri.

Në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, fotografia e Hashim Thaçit ende nuk është hequr nga muri, shkruan Express.

Adelina Qollaku sot përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka vizituar ambasadën dhe ambasadorin Gjergj Dedaj.

Në fotografinë e publikuar, shihet fotografia e presidentit Thaçi e varur në murin e zyrave të ambasadës.

Continue Reading

Kosovë

Osmani dekoron post-mortem mjeket e vdekur nga COVID-19

Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.

Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojnë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve.

“Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts