22/12/2024
Maqedoni

U rrëzua nga shtrati – Vdes foshnja 7 muajshe pas ndërhyrjes kirurgjike në Strugë, nisin hetimet

    Një foshnjë shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës ka ndërruar jetë herët në mëngjes në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmus” në Ohër.

    Foshnja u dërgua në spital nga nëna pasditen e djeshme. Foshnja kishte hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhja në tru, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por më pas ndërroi jetë.

    Sipas deklaratës së nënës, lëndimet kanë ndodhur pas rënies nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e tyre.

    Prokuroria thotë se do të bisedohet me familjen për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave.

    Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.