Connect with us

Lajme

Arben Taravari: Duhet të mendohet për koalicion të zgjeruar dhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale

Nëse LSDM dhe BDI ndahen, ata do të shkojnë në ato lokale me LSDM, nëse jo, është e mundur që koalicioni Aleanca – Alternativa të shkojë me VMRO-DPMNE, thotë Taravari në një intervistë për CIVIL.

Gostivar, 17 tetor – Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, në një bisedë me CIVIL Media, paraqet hapur situatën dhe pozicionet e koalicionit Aleanca-Alternativa në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale, si dhe komunën e Gostivarit në aspektin e vlerave evropiane dhe anti-nacionalizmit.

A do të bëni lëshime në lidhje me vendet e kryetarit të komunës?

Absolutisht. Politika është kompromis. Ne me Alternativën po mendojmë në planin afatgjatë, ende nuk kemi biseduar drejtpërdrejt, por pse të mos bashkohemi në një parti të përbashkët politike … Kjo nuk është diskutuar zyrtarisht me partnerin tonë të koalicionit, por pas zgjedhjeve lokale ne duhet ta hapim atë si një temë dhe për zgjedhjet lokale patjetër do të shkojmë së bashku. Ne tashmë jemi duke menduar që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale duhet të garojmë me një, ndoshta, një parti nga bashkësitë e tjera etnike, për shembull – turq, romë – për të zgjeruar atë rreth koalicioni. Ne po konsiderojmë gjithashtu një paraqitje të përbashkët me një nga partitë politike maqedonase, sepse përvoja jonë nga zgjedhjet e fundit lokale në 2017 na tregoi se është idiotësi të dalësh vetëm, dhe kundërshtari yt të dalë me një parti maqedonase.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në vitin e ri, sepse mund të ndodhin gjëra që do të na befasojnë të gjithëve. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, dhe nëse BDI dhe LSDM dalin së bashku, ne do të jemi në gjendje të mendojmë për të mundur dhe në planin afatgjatë të bashkëpunojmë me partinë politike VMRO-DPMNE, ose, nëse ndodh që LSDM dhe BDI të ndahen, përkatësisht, të mos shkojmë së bashku, pastaj të shqyrtojmë mundësinë për të shkuar me LSDM-në në raundin e parë. Sigurisht, Aleanca dhe Alternativa duhet të bashkohen me parti nga bashkësitë e tjera etnike, dhe një parti maqedonase nga raundi i parë.

Pas zgjedhjeve lokale, do të ishte mirë të mbahej një kongres në të cilin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të shkriheshin në një parti.

Si po përgatitet qeveria lokale në komunën e Gostivarit për integrimin në BE, sa respektohen vlerat evropiane?

Unë shpesh them se Gostivari është Maqedoni me pak fjalë, ata jetojnë atje si përqindje në nivelin kombëtar, vetëm se shqiptarët janë në numër më të madh se maqedonasit, turqit gjithashtu në një qytet që reflekton pozitivisht më shumë se të gjitha qytetet e tjera. Ndoshta është një shembull i bashkëjetesës, si komunë. Ngadalë, ne jemi duke përgatitur ekipe që janë të gatshëm të aplikojnë më tej për fonde evropiane. Gjatë kësaj periudhe, si komunë, ne kemi aplikuar për disa projekte, kemi zbatuar projekte të caktuara, kështu që ne do të vazhdojmë të aplikojmë për investime në nivelin lokal

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Arrestohet kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, sepse protestoi kundër ministrit grek

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është arrestuar pak më parë nga policia në Tiranë.

Sipas “Vetëvendosjes”, Abazi u arrestua duke shkuar në protestën kundër vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë.

Arrestimin e Abazit, LVV e ka cilësuar si të porositur.

“Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky arrestim është tipikisht i porositur. Arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se ky tubim ka të bëjë me vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë dhe se kjo protestë është organizuar nga Shoqata “Çamëria”.

“Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë. Shënjestrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i Boiken Abazit tregon për një politikë të fëlliqur që po bën qeveria Rama, duke dashur të ofrojë një dhuratë të dhunshme ndaj vizitorit grek”, thuhet në njoftim

LVV-së ka bërë thirrje që drejtuesi i qendrës së tyre në Tiranë të lirohet.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! është për miqësinë e bashkëpunimin mes popujve, për të drejta evropiane për minoritetet, por mbi të gjitha për shtete të drejta e jo diskriminuese. Për sa kohë shteti grek vazhdon politika diskriminuese e armiqësore ndaj shqiptarëve, ne do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, edhe duke protestuar, e Rama nuk mund të na ndalë me arrestime të shënjestruara. Bëjmë thirrje të lirohet Boiken Abazi një orë e më parë, e të dënohen urdhërdhënësit për përndjekjen politike e shënjestrimin që po na bëjnë!”, thuhet në njoftim. /abcnews.al

Continue Reading

Lajme

Zaev: Ka argumente serioze për bartjen e maskës në ambient të hapur

Ka argumente serioze për bartjen e maskave edhe në të hapur, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke apeluar njëherësh që të respektohet mendimi i ekspertëve dhe institucioneve, përcjell SHENJA.

Për masat të cilat i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive tha se në përqindje më të madhe ata nuk dallojnë nga masat të cilat ndërmerren në shtetet tjera.

“E shihni se numrat po rriten. Virusi qëndron në sipërfaqe gjatë lëvizjes ne po e ngremë. Të gjitha masat që janë propozuar e që presin ndryshime ligjore dhe masat tjera shtesë nuk dallojnë nga masat të cilat i propozon bota. Çështja e është se deri ku vlerësojnë ekspertet se impakti nga masat do të mundësojnë të jetësojë ekonomia”, u shpreh Zaev. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Kumanovë: 1.460 masa kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës

Policia e Kumanovës ka shqiptuar 1.460 sanksione kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës nga fillimi i muajit e deri dje, informuan sot nga SPB Kumanovë.

Numri i përgjithshëm ka të bëjë me banorët e tre komunave si Kumanova, Staro Nagoriçane dhe Likovë. Prej tyre, kumtoi policia, numri më i madh i masave kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskave janë shqiptuar në rajonin e stacionit policor Kumanovë 1.252 kallëzime kundërvajtëse.

Në rajonin e repartit policor Mateç janë shqiptuar 189 kallëzime, ndërsa në rajonin e zyrës policore Staro Nagoripane 14.

Continue Reading

Recent Posts