Connect with us

Lajme

Regjistrohen 594 raste me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.617 teste, ndërsa janë regjistruar 594 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-303, Kumanovë-22, Dibër-5, Shtip-13, Prilep-19, Tetovë-26, Strugë-12, Veles-17, Manastir-18, Ohër-10, Kavadar-7, Gostivar-12, Gjevgjeli-13, Strumicë-34, Kriva Pallankë-7, Radovish-6, Koçan-18, Probishtip-3, Demir Hisar-2, Pehçev-1, Berovë-2, Vallandovë-7, Vinica-2, Delçevë-5, Kratov-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-17, Resnjë-7, Negotinë-3.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 162 pacientë të shëruar nga coronavirusi: Shkup-79, Shtip-8, Prilep-6, Tetovë-5, Strugë-1, Veles-2, Manastir-3, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-2 , Strumicë-12, Kriva Pallankë-6, Radovish-1, Koçan-8, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-8, Vallandovë-3, Sveti Nikollë-7, Kërçovë-4.

Tre persona vdiqën në kushte spitalore, një pacient nga Kumanova (70), nga Prilepi (67) dhe një pacient nga Bogdanci (75).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23.201./Telegrafi/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Zaev: Ka argumente serioze për bartjen e maskës në ambient të hapur

Ka argumente serioze për bartjen e maskave edhe në të hapur, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke apeluar njëherësh që të respektohet mendimi i ekspertëve dhe institucioneve, përcjell SHENJA.

Për masat të cilat i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive tha se në përqindje më të madhe ata nuk dallojnë nga masat të cilat ndërmerren në shtetet tjera.

“E shihni se numrat po rriten. Virusi qëndron në sipërfaqe gjatë lëvizjes ne po e ngremë. Të gjitha masat që janë propozuar e që presin ndryshime ligjore dhe masat tjera shtesë nuk dallojnë nga masat të cilat i propozon bota. Çështja e është se deri ku vlerësojnë ekspertet se impakti nga masat do të mundësojnë të jetësojë ekonomia”, u shpreh Zaev. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Kumanovë: 1.460 masa kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës

Policia e Kumanovës ka shqiptuar 1.460 sanksione kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës nga fillimi i muajit e deri dje, informuan sot nga SPB Kumanovë.

Numri i përgjithshëm ka të bëjë me banorët e tre komunave si Kumanova, Staro Nagoriçane dhe Likovë. Prej tyre, kumtoi policia, numri më i madh i masave kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskave janë shqiptuar në rajonin e stacionit policor Kumanovë 1.252 kallëzime kundërvajtëse.

Në rajonin e repartit policor Mateç janë shqiptuar 189 kallëzime, ndërsa në rajonin e zyrës policore Staro Nagoripane 14.

Continue Reading

Lajme

Raporti javor i ISHP-së: Numri i të infektuarve është rritur për 19%, i të vdekurve për 58%

Të rinjtë po infektohen më shumë, përqindja e vdekshmërisë është më e lartë tek më të moshuarit

Numri i të infektuarve me koronavirus javën e kaluar (nga 12 deri 18 tetor) është rritur për 19.3 për qind, krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Rastet e reja pozitive janë nga 34 qytete, numri më i madh i tyre nga Shkupi.

Sa i përket numri të rasteve pozitive në krahasim me testimet e realizuara, përqindja është 20.3% krahasuar me javën e kaluar ku shënonte 17.2 për qind.

Të infektuarit janë të moshave të ndryshme, numri më i madh i tyre-20.9 për qind janë mes moshës 30 deri 39 vjeç, vijon grupmosha 40 deri 49 vjeç (19.5%), nga 20 në 29 vjet (17.6%), mbi 60 vjet (17.5%) dhe nga 50-59 vjet (16.6%). Numri më i ulët i të infektuarve është tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç (3.0%).

Javën e kaluar janë regjistruar 49 viktima si pasojë e Covid-19 në gjithsej 16 qytete, që paraqet një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar, kur kishte 31 viktima në 15 qytete.

Sa i përket moshës, 38 viktima kanë qenë mbi moshën 60 vjeçe, 9 viktima kanë qenë mes moshës 50-59 vjeçe, ndërsa dy viktima janë të grupmoshës 40 -49 vjeçe. 35 viktima kanë pasur sëmundje të tjera kronike.

Si janë infektuar

Anketat epidemiologjike tregojnë se nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 (35.9%) janë infektuar përmes kontaktit të që kanë pasur me ndonjë rast tashmë të konfirmuar, ndërsa 26 (2.0%) janë infektuar pasi kanë udhëtuar jashtë shtetit brenda 14 ditëve të fundit.

Nga 12 deri më 18 tetor janë testuar gjithsej 13,213 persona, ndërsa janë regjistruar 2.676 raste të reja.

Continue Reading

Recent Posts