Connect with us

Lajme

Të humbur apo të vrarë?! Policia dhe Prokuroria kërkon 100 vlonjatë pa asnjë gjurmë

Prej dy ditësh një 40 vjeçar nga Vlora rezulton i zhdukur. Ermal Ngucaj është denoncuar si i zhdukur nga familjarët, ndërsa Policia ka nisur të hetojë rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm. Statistikat janë të frikshme, teksa llogaritet që të zhdukurit ndër shumë vite në Vlorë të arrijnë thuajse në 100 persona, për një pjesë prej të cilëve familjarët nuk kanë bërë denoncime, pasi kanë dyshime se mund të jenë jashtë shtetit të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Po sipas statistikave vetëm përgjatë viteve 2015-2019 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar rrëmbimin e 25 personave të zhdukur në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë gjurmë.

Dosjet janë referuar nga prokuroria pas elementeve shtesë, dëshmive dhe këqyrjes së mjaft kamerave që i ka bindur hetuesit se njeriu për të cilin nuk kishte asnjë gjurmë ishte rrëmbyer nga të tjerë.

Në vend të parë qëndrojnë rrëmbimet, ose zhdukjet e Leonard Mehmetit, Adriano Jahajt dhe Ariseld Mazes. Në faqen e Interpolit, në këndin e të zhdukurve Shqipëria ka të shpallur fotografitë e 145 personave të humbur, për fatin e të cilëve prej dekadash nuk dihet asgjë.

Që nga Lorenc Kaca, i zhdukur në 1991, në moshën 13-vjeçare, por edhe fëmijë të tjerë siç janë Endri dhe Eva Dumani, të rrëmbyer nga i ati e të dërguar në Siri, apo Julian Çela. Deri tek të rinj që thanë se po largohen në emigracion apo vajza që nuk kanë ikur befas nga shtëpia.

Por, vitet e fundit, disa prej tyre po mungojnë për shkaqe më të sofistikuara, sepse njëri ndër ta ishte dëshmitar në një krim, sepse disa të tjerë i ka gjetur pala kundërshtare para se t’i gjejë shteti apo sepse pazaret e drogës u prishën.

Dhe nëse për të zhdukurit do vazhdohet të mos zbulohet asgjë nga autoritetet, së paku për pjesën që mbetet, kuptohet se cili është portreti i krimit të organizuar.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës po hetojnë për të gjitha rastet e personave të zhdukur në qytetin bregdetar gjatë viteve të fundit. Tre prej tyre, me të përfolurat në media dhe më misteriozet janë zhdukja e Mario Metushaj, Albano Xhaferrit dhe Ervis Troqes.

Vetë Policia thotë se për të gjitha rastet e të zhdukurve, dyshimet janë se si motiv kanë shërbyer pazaret e vjetra mes grupeve kriminale, hesapet, apo hakmarrjet. Ka edhe raste, kur fillimisht janë marrë peng, por pas presionin të Policisë janë vrarë dhe hedhur në det.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Kush është ushtari i UÇK-së që arriti t’ia merrte nga dora armën serbit në Prishtinë

Në qershor të vitit 1999, në qendër të Prishtinës, kishte ndodhur një incident i jashtëzakonshëm ku tre serbë donin ta ekzekutonin një shqiptar.

Pas hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë në qershorin e vitit 1999 ende kishin mbetur mbeturina të paramilitarëve serb qe ëndërronin te vazhdojnë qëndrimin e tyre ne Kosovën e lirë.

Ngjarja që shihni në këtë video ka të bëj me Haxhë Balidemaj, pjesëtar i batalonit Atlantiku të UÇK-së, batalion i përberë nga diaspora e shqiptare e Amerikës.

Në ballafaqim e sipër shihet në video se si në prezencë te ushtarëve te KFOR-it, serbi i armatosur me automatik, Haxha arrin ta çarmatos atë dhe vërehet qartë se si qyqar serb ik i tmerruar.

Videoja ka arritur gati 300 mijë shikime

Haxhe Balidemaj është një aktivist i dalluar ne diasporën shqiptare te SHBA-ve por edhe një biznesmenë i suksesshëm si këtu e po ashtu edhe ne atdhe. Kur Kosova kishte nevojë shumë për bijtë e vet Haxhe Balidemaj la çdo gjë për te i dal zot atdheut sepse alternativ tjetër nuk kishte “O sot o kurrë”.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet 37 vjeçari nga Çairi për vjedhje të rënda

Policia pranë Sektorit për çështje kriminale në Çair dje e kanë arrestuar Sh.A. (37) dhe kanë konfiskuar një automobil “citroen”, të cilën Sh.A. e ka përdorur për të kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se janë pastruar tre vepra penale “vjedhje të rënda”, të kryera nga Sh.A. dhe se kundër tij do të ngrihet aktakuzë adekuate.

Continue Reading

Lajme

AlternAtivA: Kryetari Afrim Gashi u takua me kryetarin e PDK-se, Kadri Veseli

Sot, në Prishtinë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Takimi ishte në frymën që e kultivon Alternativa për bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në vend dhe në rajon.
Me këtë rast u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, veçmas ato që kanë të bëjnë me
procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Duke folur në këtë temë, kryetari Afrim Gashi shprehu mbështetjen e tij dhe të partisë AlternAtivA
për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e falënderoi Gashin për këtë takim dhe për këtë
mbështetje, duke shprehur gatishmërinë e tij që ky komunikim dhe bashkëpunim të kultivohet dhe
të thellohet edhe në të ardhmen.

Continue Reading

Recent Posts