Connect with us

Kosovë

Deputeti Veton Berisha i bashkohet grupit Nisma-AKR

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Nismës, Endrit Shala.

“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar ai.

Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate u shpërbë kur Haxhi Shala kaloi në AAK.

 

Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!

Posted by Endrit Shala on Сабота, 17 октомври 2020

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Kosova kushtëzon marrëveshjen finale me çështjen e të pagjeturve

Pa kapitullin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, nuk mundet dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, kanë deklaruar zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur në Kosovë.

Deklaratat e tilla janë bërë gjatë mbledhjes të së hënës të këtij Komisioni.

Por, përfaqësues të Fondit për të Drejtën Humanitare si dhe të shoqatës “Zëri i prindërve”, qendër kjo e familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, kanë ngritur dyshimin se a do të zgjidhet fati i personave të pagjetur në rast se nuk do të arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas deklaratave të palëve në dialogun në Bruksel, çështja e të pagjeturve është njëra prej pikave për të cilën është arritur harmonizimi i qëndrimeve.

Por, pa një marrëveshje përfundimtare nuk mund të zbatohet asnjë pikë, veç e veç, për të cilat pajtohen palët, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

“Përkundër pajtimeve, megjithatë është thënë që nuk do të ketë marrëveshje për tema specifike pa u arritur marrëveshja në tërësi”, ka thënë Gara.

Të njëjtën gjë e ka thënë më herët edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 12 tetor, në Kuvendin e Kosovës, në interpelancën lidhur me rrjedhën e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Hoti theksoi se “çdo dakordim, për cilado elemente të marrëveshjes, është dakordim vetëm parimor, sepse nuk ka pajtim për asgjë përderisa nuk ka pajtim për çdo gjë, përkatësisht përderisa nuk ka pajtim për njohje reciproke”.

Continue Reading

Kosovë

Bogdanoviq u martua me flamur serb, dhe këngë për Kosovën si tokë e Serbisë

Me flamur serb dhe me të ftuare nga Maqedonia dhe Serbia vikendin që po e lamë pas në manastirin e Graçanicës në Kosovë është martuar kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Sasha Bogdanoviq. “Deshëm që dashurinë tonë, e cila ka filluar këtu, që ta kurorëzojmë me martesë këtu në Kishën e Graçanicës, aty edhe ku e kemi filluar”, ka deklaruar Bogdanoviq për B92.

Mediat serbe me të madhe kanë raportuar për dasmën e Bogdanoviqit. Raportet e tyre gazetareske i kishin vendosur në rubrikën “Dashuri dhe pasion”. Por, përveç dashurisë në raportimet e tyre kishe edhe politik. “Bartësi i flamurit, solli flamurin serb nga Shkupi në Graçanicë. Nga një pjesë e Serbisë së vjetër në tjetrën”, thuhej në raportime.
“Ne në Maqedoni nuk kemi të drejtë në martesë në një kishe kanonike. Jemi detyruar të vijë këtu në Graçanicë”, ka deklaruar Bogdanoviq.

Continue Reading

Kosovë

Dalip Jahja emërohet drejtor në Klinikën Ortopedike

Ministria e Shëndetësisë njofton se dr. Dalip Jahja është emëruar drejtor i Klinikës Ortopedike në Shkup. Ndryshe, emërimi i Jahjas në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së dr.Viktor Kamnar.
Paraprakisht Dr. Viktor Kamnar ka dhënë dorëheqje nga funksioni drejtor i Klinikës Ortopedike në Shkup.

“Jap dorëheqje nga pozita e drejtorit, do të vazhdojë të punoj në Klinikë dhe të mbaj ligjërata në Fakultetin e Mjekësisë”, deklaroi Kamnar për SDK.

Ai mëngjesin e sotëm ka informuar kolegët se dorëheqja vjen për shkaqe personale. Kamnar ka qenë drejtor në këtë Klinikë për tre vite. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë drejtor i ri në Klinikën e Ortopedisë.

Continue Reading

Recent Posts