Connect with us

ShowBiz

“EJVALLAH” – Aziz Muratit dhe Galaktika Pictures sjellin hitin e ri nga Stambolli

Bashkëpunimi i Këngëtarit Aziz Murati dhe produksionit filmik “Galaktika Pictures” ka nxjerrë projektin e parë të titulluar “Ejvallah”.

Ky hit është vetëm fillimi i rrugës maratonike të cilin këngëtari më i njohur nga Shkupi e ka bërë në bashkëpunim me produksionin Galaktika Pictures, i cili nëntë ardhmen do të menaxhoj të gjotha projektet e këngëtarit shkupjan.

Producent i Klipt të këngës “Ejvallah”është Bunjamin Kurtishi, ndërsa realizimi i plotë i tij është bërë nga Produksioni Galaktika Pictures. Xhirimet e klipit janë bërë në Stamboll.

Për të shijuar melodinë, vargjet dhe realizimin filmim të klipit ju ftojmë të klikoni linkun më poshtë:

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Këtë ditë mund ta shihni filmin ku zhvishet Teuta Krasniqi (Video)

Në Kinemanë ‘ABC’, të premten do të jepet premiera e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit.

Premiera për gazetarë do të jepet në ora 13:00, e cila do të pasohet me konferencën e shtypit, kurse premiera e mbrëmjes, që do të jetë me ftesa, do të jepet prej orës 20:00.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, i realizuar nga BUKA Production dhe On Production, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, Mantova Film Comision dhe Cineteka di Bolonia, Itali, transmeton Kultplus.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Rinaldo Rocco, Teuta Krasniqi, Gjon Dedaj, Gentiana
Nimonaj, Shelbim Pepej, Erblina Nimanaj dhe Ndriqim Xhepa, Nik Xhelilaj, Fatmir Spahiu, kurse producentë të filmit janë: Dritan Huqi e Fatmir Spahiu.

Filmi është përfolur mjaft kohëve të fundit për shkak të një skene ku aktorja Teuta Krasniqi shfaqet e zhveshur.

Continue Reading

ShowBiz

Për skenën e zhveshjes në filmin “Engjëjt janë larg”, Teuta Krasniqi thotë se ka qarë dy javë (FOTO+VIDEO)

Aktorja Teuta Krasniqi ka qenë e ftuara e radhës në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun në RTV Dukagjini.

Teuta ka folur edhe për rolin e saj në filmin “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit.

Aktorja në këtë film ka një skenë ku ajo del e zhveshur lakuriq.

“Kam qenë shumë në dilema për këtë film, madje dy javë kam qa. Sot jam shumë e penduar pse kam qarë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Teuta thotë se e ka pasur në ëndërr të punoj me regjisorin Gjergj Xhuvani, por thotë se kur ka parë që është një skenë ku duhet të zhvishet është dëshpëruar.

“Më mbeti në fyt. Si aktore është budallaki te mendosh se do të zhvishem e çfarë thonë njerëzia. Unë në atë kohë nuk e kisha luksin të mendoj vetëm si aktore pasi merresha me emisione humanitare e emisione të fëmijëve”.

“Mikut tim të mirë Blerim Gjocit i kam thënë të flet ai me babin se unë nuk mund të flisja. Sigurisht e mora edhe miratimin nga familja. Ata për fat të mirë janë njerëz që kuptojnë artin dhe më kanë thënë të mos jetë diçka degraduese”.

Teuta thotë se pasi ka parë filmin gjithçka i është dukur në rregull dhe madje thotë se i ka ardhur keq për veten që ka vuajtur aq shumë./Telegrafi/

Continue Reading

ShowBiz

Ndërpriten xhirimet e klipit se theu rregullat e Covid-19, reagon Dua Lipa: Avokatët e mi…

Mbrëmjen e djeshme, mediat britanike shkruanin se xhirimet e klipit më të ri të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa janë, ndërprerë, për shkak se nuk janë respektuar rregullat për kufizimin e përhapjes së Covid-19.

Ekipi i xhirimit ndodheshin mbrëmjen e së mërkurës në sheshin e Londrës Lindore për të xhiruar klipin e ri.

25-vjeçarja me origjinë shqipare ka reaguar në lidhje me këto lajme, përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo hedh poshtë se xhirimet janë ndërprerë pikërisht për këtë shkak. Ylli i hitit “New Rules” konfirmoi se avokatët e saj kanë kontaktuar gazetën The Sun, e cila publikoi artikullin se artistja shqiptare theu rregulloren.

“Një gazetë tabloide në Mbretërinë e Bashkuar (së cilës nuk do t’i bëj reklamë falas duke e përmendur), natën e kaluar publikoi një artikull rreth xhirimeve të videos time në Londër duke thënë se janë shkelur rregullat kundër Covid.  Kjo është plotësisht e pavërtetë, absolutisht të gjitha udhëzimet janë respektuar.  Kjo është një nga shumë historitë e pavërteta të botuara nga kjo gazetë për mua këtë vit. Avokatët e mi i kanë dërguar një letër gazetës sot.

Është për të ardhur keq se një pjesë e shtypit britanik kërkojnë vëmendje për të shitur artikuj sesa të flasin për të vërtetën apo për ndjenjat e personit për të cilin shkruajnë. Ka patur shembuj jo të mirë vitin e fundit duke përfshirë personazhe të njohur britanikë, por unë do ta mbaj qëndrimin tim.“, ka shkruar Dua.

Continue Reading

Recent Posts