Connect with us

Sport

Alvarez: Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, kërkojmë pikë maksimale, jemi përgatitur

Pas përmbylljes së aktiviteteve të përfaqësueses në kuadër të Ligës së Kombeve, nga kjo fundjavë rikthehen edhe ndeshjet në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, me ndeshjet e javës së nëntë.

Skuadra e FC Shkupi ka mbyllur seancën e fundit përgatitore dhe tani më bëhen analizat e fundit për duelin e nesërm, kur do të jemi mysafirë në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, ndërsa përballë do të kemi ekipin e Akademija Pandevit.

Pa dyshim se edhe në këtë ndeshje ekipi synon paraqitje të mirë dhe të arkëtojë pikë për të mbetur në mesin e ekipeve pretenduese për pozitë të lartë.

Pikërisht për këtë ndeshje ka folur mesfushori nga Kosta Rika, Freddy Alvarez, i cili është shprehur optimist për duelin e radhës.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, ekipi vazhdon të jetë në formë të mirë. Padyshim se nuk ka ndeshje të lehtë dhe sidomos kur luan në terren mysafir. Por ne në të gjitha ndeshjet kemi shkuar për të marrë tri pikë, andaj edhe në këtë duel ndaj Akademija Pandevit kërkojmë pikë maksimale dhe të vazhdojmë luftën për  vendin e parë në tabelë”.

Në duelin ndaj Akademija Pandevit trajneri Umit Karan nuk mundë të llogaritë në Filip Gligorovin e lënduar, ndërsa ka përfunduar gjysmë sezoni për futbollistin Elvin Yunuszada, i cili ka lëndim (plasje të kockës) në këmbë, gjë që ka ndodhur  në një seancë stërvitore dhe rehabilitimi i tij do të zgjasë më shumë.

Ndeshja Akademija Pandevi – Shkupi  luhet të dielën në stadiumin “Mlladost”, me fillim në orën 14:30.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Sport

Reali dështoi mbrëmë, Zidane: Nuk ka shpjegim, nuk jemi të lumtur

Real Madridi ka dëshpëruar mbrëmë kur në fushën e vetë është mposhtur nga skuadra modeste Cadiz, shkruan “Zeri.info”.

Kampioni aktual i Spanjës u mund nga skuadra e promovuar këtë edicion në La Liga, Cadiz me rezultat 0:1, gjë e cila ka zhgënjyer jashtëzakonisht shumë trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Nuk ka shpjegim, nuk jemi të lumtur me atë që ndodhi, por është diçka që mund të ndodh në futboll. Nuk e nisëm ndeshjen mirë”, ka thënë trajneri francezi i Realit.

Cadiz nuk ishte befasia e vetme mbrëmë, pasi edhe Getafe mposhti Barcelonën me rezultat 1:0. /Zeri.info

Continue Reading

Lajme

Spanja teston disa lojtarë të rinj, merr fitore në Madrid kundër Zvicrës

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka testuar sot disa lojtarë të rinj në formacionin e Spanjës, duke marrë edhe një fitore minimale kundër Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e zhvilluar në Madrid u vendos me golin e hershëm të pjesës së parë.

Ishte Oyarzabal ai i cili në minutën e 14’ arriti të gjente rrjetën e kombëtares helvetike.

Kjo fitore ishte me rëndësi të madhe për Spanjën, pasi ata tashmë marrin kryesimin e grupit, me shtatë pikë të tubuara në tri ndeshje, dy pikë më shumë sesa Gjermania.

Zvicra mbetet në pozitën e fundit në grup, me vetëm një pik, dy më pak sesa Ukraina në pozitën e tretë. /

Continue Reading

Lajme

Ekskluzive: Vjen rikthimi i madh nga Kemal Ademi, tani bën kërkesë t’i bashkohet Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani.

Dardanët u mposhtën në udhëtim te Maqedonia e Veriut 2-1 në gjysmëfinalen e Divizionit D në Ligën e Kombeve, në një ndeshje ku pati shumë mungesa.

Mungesat e mëdha si ato të Hekuran Kryeziut, Amir Rrahmanit, Milot Rashicës apo Vedat Muriqit u vërejtën shumë, sidomos në repartin ofensivë ku sulmuesit dështuan totalisht.

Gjithsesi pas ndeshjes me Maqedoninë ka ardhur një lajm i mirë në Federatën e Futbollit të Kosovës, pasi një nga lojtarët që është synuar të merret prej kohësh ka bërë rikthimin e madh.

Fjala është për Kemal Ademin, ku Telegrafi ka marrë vesh që sulmuesi e ka kontaktuar presidentin e FFK-së, Agim Ademin duke i thënë se është gati të luaj për Kosovën.

24-vjeçari ka nënshtetësi gjermane dhe zvicerane, ndërsa ditë më parë deklaroi se i përcjell të gjitha ndeshjet e Kosovës.

Tani pritet që FFK të nis procedurat në FIFA-në për ta marrë sulmuesin gjigant 1,98 i gjatë.

Ademi ditë më parë ka kompletuar transferimin te gjiganti turk Fenerbahce nga Baseli i Zvicrës.

Sigurisht që kërkesa e tij është mirëpritur nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovar pasi sulmuesi ka qenë prej kohësh në listën e FFK-së.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës ka më shumë se një vit që janë duke përcjellë lojtarin i cili më në fund është bindur se vendimi i duhur është të vesh fanellën e Dardanëve.

Continue Reading

Recent Posts