Connect with us

Lajme

Spanja teston disa lojtarë të rinj, merr fitore në Madrid kundër Zvicrës

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka testuar sot disa lojtarë të rinj në formacionin e Spanjës, duke marrë edhe një fitore minimale kundër Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e zhvilluar në Madrid u vendos me golin e hershëm të pjesës së parë.

Ishte Oyarzabal ai i cili në minutën e 14’ arriti të gjente rrjetën e kombëtares helvetike.

Kjo fitore ishte me rëndësi të madhe për Spanjën, pasi ata tashmë marrin kryesimin e grupit, me shtatë pikë të tubuara në tri ndeshje, dy pikë më shumë sesa Gjermania.

Zvicra mbetet në pozitën e fundit në grup, me vetëm një pik, dy më pak sesa Ukraina në pozitën e tretë. /

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Shqiptarët refuzojnë qeverinë e Krivokapiqit: Nuk e doni Malin e Zi qytetar, po serbomadh

Koalicioni shqiptar “Njëzëshëm” ka refuzuar ftesën e mandatarit Zdravko Krivokapiq për bisedime për hyrje në qeverinë e re të Malit të Zi. Pas konsultimeve brenda koalicionit ata kanë përfunduar se do të jetë kjo, siç kanë thënë, humbje kohe.

“Për shkak se ne nuk mund të jemi pjesë e qeverisë malazeze, e cila përbëhet kryesisht nga ato parti dhe politikanë që nuk e duan barazinë e shqiptarëve në këtë vend dhe me të cilët ndryshojmë diamteralisht për nga programi dhe strategjia”, thanë ata në përgjigjen Krivokapiqit.

Dallimet kryesore janë se këto parti, ndër të tjera, nuk votuan që Tuzi të jetë komunë e pavarur, nuk votuan për Ligjin për përdorimin e simboleve kombëtare, e quajtën shtetin e Kosovës të rremë, nuk duan një Serbi qyetare por Malin e Zi erbomadh dhe udhëheqësit e tyre në shekullin 21 ëndërrojnë të kapin Shkodrën dhe Dubrovnikun, Pejën dhe Prizrenin dhe e quajnë gabim anëtarësimin në NATO.

Siç shtuan ata në përgjigjen Krivokapiqit, përveç të gjithave këtyre, ata që do të jenë në qeverinë e re mbështesin përpjekjet për të përvetësuar faltoret e përbashkëta, me të cilat Kisha Ortodokse Serbe godet në themelet e realitetit multietnik dhe multi-konfesional në Malin e Zi, transmeton Pobeda.

Continue Reading

Kosovë

Kush është ushtari i UÇK-së që arriti t’ia merrte nga dora armën serbit në Prishtinë

Në qershor të vitit 1999, në qendër të Prishtinës, kishte ndodhur një incident i jashtëzakonshëm ku tre serbë donin ta ekzekutonin një shqiptar.

Pas hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë në qershorin e vitit 1999 ende kishin mbetur mbeturina të paramilitarëve serb qe ëndërronin te vazhdojnë qëndrimin e tyre ne Kosovën e lirë.

Ngjarja që shihni në këtë video ka të bëj me Haxhë Balidemaj, pjesëtar i batalonit Atlantiku të UÇK-së, batalion i përberë nga diaspora e shqiptare e Amerikës.

Në ballafaqim e sipër shihet në video se si në prezencë te ushtarëve te KFOR-it, serbi i armatosur me automatik, Haxha arrin ta çarmatos atë dhe vërehet qartë se si qyqar serb ik i tmerruar.

Videoja ka arritur gati 300 mijë shikime

Haxhe Balidemaj është një aktivist i dalluar ne diasporën shqiptare te SHBA-ve por edhe një biznesmenë i suksesshëm si këtu e po ashtu edhe ne atdhe. Kur Kosova kishte nevojë shumë për bijtë e vet Haxhe Balidemaj la çdo gjë për te i dal zot atdheut sepse alternativ tjetër nuk kishte “O sot o kurrë”.

Continue Reading

Lajme

Arrestohet 37 vjeçari nga Çairi për vjedhje të rënda

Policia pranë Sektorit për çështje kriminale në Çair dje e kanë arrestuar Sh.A. (37) dhe kanë konfiskuar një automobil “citroen”, të cilën Sh.A. e ka përdorur për të kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se janë pastruar tre vepra penale “vjedhje të rënda”, të kryera nga Sh.A. dhe se kundër tij do të ngrihet aktakuzë adekuate.

Continue Reading

Recent Posts