Connect with us

Lajme

Përgjimet në kohën VMRO-BDI, dëshmon Rufi Osmani: E shkatërruan shëndetin e gruas dhe vajzës sime!

Legjenda e politikës shqiptare, që nuk u frikua as në kohën e terrorit më të egër shtetëror në Maqedoni, kishte paraqitje mjaft të prekshme, veçanërisht në pjesën kur foli për tmerrin që ka përjetuar bashkëshortja dhe vajza e tij si pasojë e përgjimit

Njëri nga politikanët më të përgjuar nga shërbimet sekrete, Rufi Osmani, në seancën e sotme lidhur me rastin e përgjimit ilegal të njohur si “Kalaja-Target” tregoi shenja të qarta të shqetësimit. Ai tha që ka pasur dyshime se është përgjuar nga periudha 2008 deri 2015, kur një kohë ishte edhe kryetar i komunës së Gostivarit, e më pas edhe si kryetar partie. Në dëshminë e tij, e cila ishte e dhimbshme dhe në momente nuk mundej të vazhdojë të flasë, u vërejtën metodat që ka shfrytëzuar policia sekrete gjatë kësaj periudhe, kur në pushtet ishte binomi VMRO-BDI, ku nuk janë kursyer as fëmijët. Legjenda e politikës shqiptare, që nuk u frikua as në kohën e terrorit më të egër shtetëror në Maqedoni, kishte paraqitje mjaft të prekshme, veçanërisht në pjesën kur foli për tmerrin që ka përjetuar bashkëshortja dhe vajza e tij si pasojë e përgjimit. Osmani tha se përditshmëria e tij dhe familjes gjatë kësaj periudhe ka qenë ferr, duke pasur parasysh se problemet private të tij i ka ditur edhe DSK-ja.

“I dinin problemet e mia shëndetësore dhe problemet shëndetësore të bashkëshortes sime. Anonim paraqiteshin në telefonin tim në shtëpi, në telefonin e bashkëshortes dhe vajzës sime”, tha Osmani, duke ndërpre dëshminë nga shqetësimi i madh, transmeton Gazeta Lajm.

U krijua heshtje në gjykatë. Ai kërkoi falje që u shqetësua.
“Montuan proces kundër meje ku thonin se shtëpinë e kamë ndërtuar nga posti i kryetarit të komunës. Kërkonin, gjurmonin, akuzonin, por gjithçka ishte e pastër si kristali. Në fund ua dhash letrat për fytyre”, tha Osmani në dëshminë e tij, duke treguar golgotën që ka përjetuar deri sa ia kanë përgjuar bisedat telefonike atij dhe anëtarëve të familjes.

Ai paralajmëroi se dëmin që ka përjetuar dhe që e kanë paguar me shëndet bashkëshortja dhe vajza, do të kërkojë dëmshpërblim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Djali i Haxhi Shalës emërohet Konsull i Përgjithshëm, a ishte ky shpërblimi për votën pro formimit të Qeverisë

Është zbardhur pazari i mesnatës së 3 qershorit mes presidentit Thaçi, kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj dhe deputeti Haxhi Shala, pas të cilit ky i fundit ndryshoi qëndrim duke dhënë votën vendimtare për qeverinë Hoti. Shalës ia kanë shpërblyer djalin me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, nëpërmjet një procesi që është tentuar të mbahet fshehtë.

Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë, raporton koha.net.

Në shkresën dërguar presidentit me datë 28 shtator, Haradinaj i rekomandon presidentit ta dekretojë djalin e deputetit.

“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe punën tuaj, në bazë të nenit 84 (paragrafi 25) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 2 (paragrafi 7.10) të Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, ju drejtohem për të dhënë rekomandimin për emërimin e z. Flakron Shala, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Pragë/Republika e Çekisë”, shkruan në letrën e Haradinaj dërguar Thaçit.

Continue Reading

Lajme

Aksident në qarkoren e Shkupit, mes Haraçinës e Butelit (Foto)

Aksident i rëndë trafiku ne qarkoren Haraçinë-Butel më saktë afër liqenit të Smilkovcës. Sipas të dhënave që na kanë arritur në faqen tonë përfolet që ka edhe të lënduar.

Continue Reading

Kosovë

Gjergj Dedaj akoma e mban fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, akoma e mban fotografinë e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në zyret e tij. Ani pse Thaç ka dhënë dorëheqje nga posti i presidenti dhe aktualisht detyrën e tij e ushtron Vjosa Osmani, Dedaj nuk e ka hequr fotografinë e tij nga muri.

Në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, fotografia e Hashim Thaçit ende nuk është hequr nga muri, shkruan Express.

Adelina Qollaku sot përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka vizituar ambasadën dhe ambasadorin Gjergj Dedaj.

Në fotografinë e publikuar, shihet fotografia e presidentit Thaçi e varur në murin e zyrave të ambasadës.

Continue Reading

Recent Posts