Connect with us

Lajme

Dedaj për News33: Kosova e fiton Maqedoninë, ky do të jetë rezultati

Published

on

Ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj në një prononcim të shkurtër me shkrim për News33 ka thënë se nga ndeshja e sontme, mes Maqedonisē dhe Kosovës fitues do të dalin “Dardanët”, raporton News33.tv

Dedaj tha se Kosova do ta fitiojë Maqedoninë me rezultat 1-3.

“Do të fitoj Kosova, rezultati do të jetë 1-3”, deklaroi Dedaj.

Kujtojmë Dedaj edhe pse është ambasador i Kosovës përshkak të gjendjes nuk është lejuar që ta shoh ndeshjen nga tribuna, por pavarësisht kësaj, ai ka pritur në takim në Shkup krerët e FFK-sē.

Lajme

Limani: Kjo është e patolerueshme dhe e pafalshme

Published

on

By

Fatmir Limani me në postim tepër të gjatë ka reaguar në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet Kërçova pas reshjeve të shiut.

Limani shkruan se është e patolerueshme që komuna keqpërdor taksat e qytetarëve, ndërkohë që shton se ka patur mjete të parapara për pastrimin e lumenjve në tërë hapsirën

Më poshtë postimi:

TË NDERUAR BASHKËVENDËS !

Të përballesh me fenomenet mbinatyrore është një anë e medaljes, por kur të shtohet barra e përballjes edhe nga fenomeni udhëheqës, i cili duke keqpërdorur mjetet e taksapaguesve të bëhet sherri i vërtetë, kjo është e patolerueshme dhe e pafalshme.

Në kuadër të planit financiar të çdo subjekti në nivel të pushtetit lokal ose qëndrorë, parashihen mjete që shfrytëzohen në kohë vërshimesh, tërmetesh, zjarresh, pandemie.., etj, etj !
Sipas informacioneve, të cilat bazohen në planet paraprake financiare të Komunës së Kërçovës, ka patur mjete të parapara për pastrimin e lumenjve në tërë hapsirën e Kërçovës, por që realisht asnjëlloj veprimi për pastrimin e lumenjve nuk është bërë dhe se ku kanë përfunduar mjetet e parapara nuk dihet.

Faktorë tjetër i vërshimeve të këtilla janë edhe mbeturinat e shëndërruara në deponi që hidhen nëpër lumenj nga ana e Ndërmarrjes Komunale “Komunalec”, dhe të cilat kanë shkaktuar ngushtica të hapsirave në shtratërit e lumenjve. Me çka edhe shkaktohet ngritja e nivelit të lumenjve, deri në masën e vërshimeve dhe dëmeve të paparashikueshme.

Nga pakujdesia dhe mos’gjetja e zgjidhjes nga organet gjegjëse faktorë tjetër i vërshimeve janë edhe mbeturina-deponitë e forta, të cilat përfundojnë nëpër shtretërit e lumenjve.

Këto dhe mijëra faktorë të tjerë që shkaktojnë të pandërgjegjshmit udhëheqës, sjellin popullatën në pozitë që të paguajn haraqin e pamerituar, duke i’u shkatërruar pronat dhe pasuritë e tyre.

Të nderuar bashkëqytetarë !
Organeve drejtuese të Komunës përzgjidhen përmes “votës” në zgjedhjeve, të cilat më pastaj drejtojnë vendin me mandat katërvjeçarë.
Marrë parasysh funksionimin në mandatet e shkuara dhe pakujdesin e tyre, në të gjitha sferat e organizimit të jetesës në këtë vend, vendimi i vot “besimit” në këtë mandat do të duhej të jetë i ndryshëm.
Por pasiqë jemi komb, i cili harron shpejt dhe fal pafund, atëherë si shoqëri do të duhet të përballemi vetëm, të pavarur dhe të papërkrahur në situata të këtilla të fenomeneve natyrore. Ndërkohë që mjetet buxhetore të parapara, për çështje të këtilla do të përfundojnë në xhepat e funksionarëve, të cilëve symbyllurazi i falet pushteti.

Me shpresën që një ditë do të veprojmë me vetëdije të nivelit të duhur do të përmbyllë këtë shkrim, por duke ndarë disa xhirime që janë të djeshme, të sotme, të sontme…, , e të cilat nuk e di se ku do të përfundojnë.

E ndërtuam këtë shtëpi me babain të uritur sepse s’kishim !

E ambientuam në muze etnografik dhe historik, për të ruajtur vlerat si familje dhe komb !

Por… !

Vitet e fundit përballemi me përmbytjet nga fakti i deponive të egra, të cilat janë shndërruar në diga të vërteta që ndikojnë në ngritjen e nivelit të lumit të Zajazit, deri në masën e përmbytjeve të këtilla.
Në këtë vend jemi nga viti 1969, por këto skena nuk i kemi parë e përshkuar….

Të “luftojm”, për një të ardhme të pavarur dhe të sigurtë !

29 Nëntor, 2021
Kërçovë

F.B.L.

Ndiqni KËTU videon

Continue Reading

Lajme

Bekim Sali ministër i Shëndetësisë?!

Published

on

By

Zoran Zaev e Afrim Gashi parimisht janë marrë vesh mbi aspektet programore, ndërsa vijon ndarja e resorëve. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se pas konsultimeve brenda partiake, do të mësohet edhe dinamika e takimeve të ardhshme.

“Në takim u arrit pajtim për një pjesë të programit nga bashkëpunimi i mundshëm për pjesëmarrjen e Alternativës në Qeveri. Kursi reformues dhe evropian për të cilin janë përcaktuar qytetarët dhe shteti patjetër duhet të vazhdon. Janë shkëmbyer mendime edhe për çështjet kadrovike, përkatësisht ministra, zëvendësministra dhe pozicione tjera udhëheqëse në kuadër të pushtetit qendror”.

Para takimit Gashi deklaroi vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e krizës ekonomike, politike, shëndetësore dhe energjetike. Lidhur me mandatarin e ri Gashi tha se kjo është çështje e LSDM-së në të cilën nuk duan të ndërhynë.

“Për ne është me rëndësi të merremi vesh konceptualisht dhe përgjegjësia që merret nga partitë politike në këtë rast LSDM-ja, duhet të merremi konceptualisht, ndërsa zgjidhjet kadrovike të partive në nuk mund t’i kontestojmë”- deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Jo zyrtarisht Alternativa pretendon ministrinë e Shëndetësisë dhe një zëvendëskryeministër në mesin e katër prej tyre sa momentalisht numëron Qeveria. Ndonëse Alternativa vlerëson se është akoma herët të fitet për ndarje të resorëve, burime jo zyrtare thonë se Bekim Sali është emri i cili lakohet brenda organeve partiake për ministër të Shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme

Saliu: Deputetët i fitove me ASH-në e tani bashkohesh me ata që i quajte regjim

Published

on

By

Gazetari Urim Saliu ka ndritur një sërë kritikash ndaj Alternativës, për shkak se kjo e fundit kërkon të bëhet pjesë e qeverisë.

“I ke katër deputetë që i fitove bashkërisht me Aleancën, nuk është e drejtë tani të bësh ortakëri me ata që i quajte deri dje regjim. Kjo është politika e çakorduar shqiptare kush kujt do ia bëjë kurthin. Problemi i kësaj historie është se Lëvizja Besa u ngut dhe ra në kurthin e të tjerëve kur e panë se u ngrit fortë. Ajo do bëhej dyfish më e fortë nëse nuk lëkundej nga pushteti sepse do kishte më pak obstruksione. Tani ora e politikës shqiptare po lëviz me akrepat në drejtim të kundërt. Është ora e prishur e politikës shqiptare me një fjalë”, shkruan ai./news33

Continue Reading

 

Recent Posts

Më të lexuarat e javës

Shares