Connect with us

Kosovë

Dhunë familjare në familjen Haradinaj, Anita Haradinaj në spital

,Burime te mireinformuara nga Urgjenca e Qytetit në Prishtinë, kanë bërë të ditur për te perditshmen “Bota sot”, se mbrëmë kanë pranuar një rast të dhunës familjare.

Bëhet fjalë për ish kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin thuhet se ka sulmuar bashkëshorten e tij Anitën.

Burime e njejta nga Urgjenca, kane bere te ditur se kanë qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt me praninë e policisë.

Burimi: Bota sot

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Gjergj Dedaj akoma e mban fotografinë e Hashim Thaçit në zyrë

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, akoma e mban fotografinë e ish-presidentit, Hashim Thaçit, në zyret e tij. Ani pse Thaç ka dhënë dorëheqje nga posti i presidenti dhe aktualisht detyrën e tij e ushtron Vjosa Osmani, Dedaj nuk e ka hequr fotografinë e tij nga muri.

Në zyrat e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, fotografia e Hashim Thaçit ende nuk është hequr nga muri, shkruan Express.

Adelina Qollaku sot përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka vizituar ambasadën dhe ambasadorin Gjergj Dedaj.

Në fotografinë e publikuar, shihet fotografia e presidentit Thaçi e varur në murin e zyrave të ambasadës.

Continue Reading

Kosovë

Osmani dekoron post-mortem mjeket e vdekur nga COVID-19

Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën vetëm e vetëm për t’i shërbyer pacientëve të tyre, duke respektuar betimin e Hipokratit deri në frymën e fundit, meriton të nderohet nga të gjithë ne.

Prandaj, në përputhje me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam vendosur që të dekorojë, post mortem, me Medaljen Presidenciale të Meritave, punonjësit shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me Covid-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojnë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve.

“Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”./Telegrafi/

Continue Reading

Kosovë

Mustafa në Hagë, refuzohet lirimi me kusht

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në vendimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara, ndër arsyet e refuzimit përmendet “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”.

Mustafa, që së fundi ka qenë zyrtar i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes, u arrestua në 24 shtator në shtëpinë e tij në Prishtinë pasi iu konfirmua aktakuza mbi dyshimet për krime lufte përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015. Në sallën e gjyqit, ai u vetëdeklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Continue Reading

Recent Posts