Connect with us

Botë

“Gjaku nuk do të lihet pa u marrë”, Erdogan i telefon presidentit azer: Vëllai im…

Ndërsa bota perëndimore po përpiqet që të ndikojë që të ulë tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, presidenti azer Ilham Aliyev mbajti një deklaratë të fortë duke u shprehur se “gjaku i dëshmorëve tanë nuk do të lihet pa u marrë. Kemi shkatërruar mjetet ushtarake të ushtrisë armene”.

“Armenia po përpiqet të vendoset në mënyrë të paligjshme në territoret që ka pushtuar. Kemi dëshmorë dhe të plagosur si pasojë e sulmit që Armenia filloi.Po mbrojmë territoret tona. Karabaku është i yni, Karabaku është Azerbajxhan”, theksoi Aliyev.

Pas këtyre qëndrimeve, presidenti turke Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun azer. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Erdogan shprehet se “siç e përmendi vëllai im, Ilham Aliyev, përkrahja e Turqisë “një komb, dy shtete do vijojë të forcohet akoma më tepër me vellëzerit azer”.

Më tej Erdogan shprehet se “duke shtuar një të re në sulmet e saj kundër Azerbajxhanit, Armenia tregoi edhe një herë se është kërcënimi më i madh për paqen dhe qetësinë në rajon. Kombi turk qëndron pranë vëllezërve të tij azerbajxhanas me të gjitha mjetet e tij sot, dhe për gjithmonë”.

Presidenti turk nuk kurseu dhe kritikat ndaj komunitetit ndërkombëtar, që sipas tij nuk po mban një qëndrim të drejtë në lidhje me konflikt.

“Komuniteti ndërkombëtar, që nuk arriti dot të mbante një reagim të nevojshëm dhe të mjaftueshëm kundër agresionit provokues të Armenisë, demonstron edhe një herë standardet e tij të dyfishta. Trioja e Minskut, e cila ka mbajtur qëndrimin e saj neglizhent për rreth 30 vjet, për fat të keq, është larg nga të vepruarit në një mënyrë të orientuar drejt zgjidhjes. Ndërsa ne ftojmë popullin armen të mbrojë të ardhmen e tij kundër sundimit të tij dhe atyre që i përdorin ata si kukull, ne i bëjmë thirrje të gjithë botës që të qëndrojë pranë Azerbajxhanit në luftën e tyre kundër okupimit dhe shtypjes”, theksoi Erdogan.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Vaksinat kundër Covid 19, Merkel ngriti shqetësime për vendet e varfra

Në samitin e G20 –ës, kancelarja gjermane Angela Merkel ngriti shqetësime lidhur me qasjen e vendeve më të varfra të botës në vaksinat kundër Covid 19-ës. Liderët pjesëmarrës në takim premtuan se do të ketë shpërndarje të ndershme të vaksinës e cila konsiderohet si rruga më e mirë për rikthimin e normalitetit. Megjithatë, shefja e ekzekutivit gjerman paralajmëroi se progresi është i ngadaltë, e tha se do ta shtrojë për diskutim këtë çështje edhe me aleancën globale të vaksinës, GAVI. Do të flasim me Gavin mbi kohën se kur do të fillojnë negociatat, sepse sinqerisht druhem se deri tani, nuk është bërë asgjë, pohoi Merkel. Komentet e saj erdhën në kohën kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se disa amerikanë mund të vaksinohen që në 11 dhjetor. Samiti i G20-ës u mbajt këtë radhë online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjatë konferencës, vendet më të pasura të globit premtuan të mbështesin vendet e varfra ekonomitë e të cilave janë dëmtuar keq nga kriza.

Continue Reading

Botë

Kërcënohen me vrasje Dritan Abazoviq dhe familja e tij

Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić dha alarmin në lidhje me sigurinë fizike të kreut të politikanit shqiptar Dritan Abazoviq.

Përmes një konference për shtyp, Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviqin dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, atëherë përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović”, tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, shtoi ai.

Shqiptari Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi. Ai është radhitur në krah të partive anti-Gjukanoviç, megjithatë negociatat mes anëtarëve të koalicionit vijojnë.

Continue Reading

Botë

Joe Biden: Ballkani Perëndimor, ndër prioritetet e mia

Edhe Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës së re amerikane, sipas një telefonate që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka bërë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
”Një Bashkim Europian i fortë është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi presidenti i zgjedhur Joe Biden në një telefonatë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së cilës i përsëriti angazhimin për të thelluar dhe rigjallëruar marrëdhëniet SHBA-BE.Ky angazhimi u konfirmua edhe në një bisedë telefonike mes Biden dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.
Presidenti i zgjedhur theksoi se ”pandemia dhe shërimi janë ndër përparësitë kryesore të bashkëpunimit ekonomik dhe klimatik”.”Ballkani Perëndimor, Irani, Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë ndër prioritetet tona”, sipas presidentit të zgjedhur Biden.

Continue Reading

Recent Posts