23/12/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ Sela me familjen shkojnë votojnë, u bën thirrje qytetarëve: Dilni shprehni vullnetin tuaj, vendosni vetë për fatin tuaj

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza votuan për të ardhmen e vendit të tyre.

    Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin ata për fatin e tyre dhe të shtetit.

    “Si gjithë qytetarët shfrytëzova të drejtën time të votës, votova, shpreha vullnetin tim dhe u bëj thirrje qytetarëve që të dalin të shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin ata për fatin e tyre dhe mos lënë të tjerët që të vendosin për ata”, tha Sela.