Connect with us

Lajme

Maqedonia po bëhet gati për vitin e ri shkollor, ministrja Carovska thotë se modeli është i sigurt

Më sigurt dhe më mirë është që vitin shkollor ta fillojmë me prani fizike deri në klasën e tretë, ndërsa të tjerët me mësim onlajn. Mendojmë se ky model është më i mirë për momentin me këtë gjendje epidemiologjike, deklaroi dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Duke qenë mysafire në televizionin “24”, Carovska tha se do të ndiqet gjendja epidemiologjike dhe nëse vlerësohet, vendimi mund të rianalizohet.

Lajme Ekonomi Sport Magazina Femra Stili Shendetesi Auto Teknologji Fun

Ndërron jetë Adem Mikullovci

Lajmet nga vendi dhe bota

🔴 COVID-19 në Kosovë dhe botë

Për një shëndet më të mirë

Më të lexuarat nga rubrika rozë

Moti në Kosovë

Femra, stil dhe trende

Zhvillimet nga bota e teknologjisë

Për ju adhurues të veturave

Më interesantet nga sporti

LAJME / ARSIMMaqedonia po bëhet gati për vitin e ri shkollor, ministrja Carovska thotë se modeli është i sigurt

28 min

    

Më sigurt dhe më mirë është që vitin shkollor ta fillojmë me prani fizike deri në klasën e tretë, ndërsa të tjerët me mësim onlajn. Mendojmë se ky model është më i mirë për momentin me këtë gjendje epidemiologjike, deklaroi dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Duke qenë mysafire në televizionin “24”, Carovska tha se do të ndiqet gjendja epidemiologjike dhe nëse vlerësohet, vendimi mund të rianalizohet.

“Tani e dimë se më mirë është prania fizike, por epidemiologët thonë çka do të ndodhë nëse fillojmë me prani fizike të gjithë përnjëherë dhe mbyllemi për dy javë. Përvoja të tilla ka në rajon, ndërsa i fundit është në Izrael. Ne duam të shkojmë gradualisht. Për momentin, me këtë gjendje epidemiologjike, mendojmë se ky model është më i mirë”, ka thënë Carovska.

Nga gjithsej 494 shkolla, kërkesë për prani fizike kanë parashtruar 321 shkolla. Një numër i vogël i tyre, siç thotë Carovska, do të miratohen nëse shkollat i realizojnë protokollet, ndërsa ato janë në një klasë maksimum 20 fëmijë me distancë prej një metër e gjysmë.

“Çdo vendim i cili do të jetë në kundërshtim me vlerësimin epidemiologjik de kundër Komisionit për sëmundje infektive, mund të mos sjell deri në një hap përpara dhe tre mbrapa dhe kjo do të thotë rritje të numrit të të infektuarve dhe mbyllje të të gjitha shkollave. Pse ta bëjmë këtë, kur mund të shkojmë me faza dhe ta ndjekim gjendjen epidemiologjike”, theksoi Carovska.

Lidhur me reagimet në opinion se fëmijët do të mësojnë onlajn, ndërsa nga ana tjetër tërë verën dalin, Carovska theksoi se objektet hotelierike periudhën e verës punojnë në ambient të hapur, ndërsa shkollat janë në ambient të mbyllur. Nga ana tjetër, shteti është përgjegjës nëse i hapë shkollat dhe ka rritje të numrit të të infektuarve, ndërsa përgjegjësia për daljen e fëmijëve në kafene është personalisht e tyre dhe e prindërve.

Nga Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) e miratojnë modelin që e propozon Ministria.

“Si Sindikatë kujdesemi për të drejtat dhe interesat e të punësuarve. Kjo nuk do të thotë se nuk na intereson nëse fëmijët do të jenë të shëndetshëm dhe do ta ndjekin mësimin ose jemi kundër cilësisë së mësimit. Jo, përkundrazi. Do të japim maksimumin që nxënësit ta realizojnë të drejtën e tyre të arsimit”, tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov në emisionin në televizionin “24”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Bekteshi: Kompanitë t’i qasen përfaqësimit të drejtë si sektori publik

“Ne inkurajojmë të gjitha ndërmarrjet që t’i qasen përfaqësimit të bashkësive etnike në të njëjtën mënyrë siç bën sektori publik”, tha për “Telma” Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ne i inkurajojmë ata, në pjesën e një shoqërie të barabartë për të gjithë dhe për shqiptarët, për maqedonasit dhe për të tjerët, ne i inkurajojmë ata që të pasqyrojnë strukturën e shtetit, siç është në sektorin publik. Ne nuk e dimë nëse kompanitë private do ta bëjnë atë”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se kjo masë është parashikuar në programin politik të Qeverisë dhe duhet të zbatohet në katër vitet e ardhshme.

“Kur flasim për kompetencë, natyrisht ata duhet të jenë kompetentë, qofshin shqiptarë, maqedonas, turq, serbë, duhet të jenë kompetentë për të përfunduar punët e parashikuara”, tha Ministri./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Konviktet studentore në Maqedoni përgjysmojnë kapacitetet

Para konviktit studentor “Pellagonija” në Shkup, në qoftë se do të vinim në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, aty do të “vlonte” nga studentët, por tani ky konvikt është i zbrazët. Mirëpo, parashtrohet pyetja a do të funksionojë dhe si do të funksionojnë konviktet.

Drejtori i konviktit, Demir Hamiti, për TVM2 tha se po bëjnë përgatitjet e duhura që konvikti të fillojë me punë më 1 tetor, ndonëse ende nuk është zyrtare.

“Konvikti shtetëror studentor “Pellagonija” ka kapacitet prej 997 shtretërve, domethënë në bazë të protokollit që e ka sjellë Komisioni për Sëmundje Infektive, sivjet do të jemi me kapacitet të përgjysmuar. Domethënë do të kemi afër 498 studentë.”,- theksoi drejtori i Konviktit Studentor “Pellagonija”, Demir Hamiti.

Mbrojtja nga Covid-19 për konviktorët, protokollet mbrojtëse gati, por kjo ka kosto.

Çdo student në hyrje të konviktit do t’i matet temperatura dhe do të dezinfektohet, kurse do të jenë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse. Pajisjet mbrojtëse duhet t’i mbajnë edhe të punësuarit në konvikt.

“Jemi në kuzhinën e këtij konvikti studentor. Në bazë të protokolleve të reja duhet të sigurohet distancë prej së paku dy metra prej një tavolinë në tjetrën. Në një tavolinë nuk munden të ulen më tepër se dy persona, ndërsa pas çdo vakti ushqimor tavolinat duhet të dezinfektohen”,- tha Hamiti.

Dezinfektim duhet të kryhet edhe nëpër dhomat e konviktit.
“Dhomat e konviktit studentor disponojnë me katër shtretër, por në bazë të protokolleve të reja në një dhomë nuk munden të qëndrojnë më tepër se dy student”,- shtoi Hamiti.

Të gjitha këto protokolle të veçanta, sipas drejtorit të konviktit, do të kenë kosto të lartë financiare për konviktin. Por, ai shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe asnjë prej studentëve të mos infektohet nga Covid-19.

Continue Reading

Kosovë

LVV dhe shoqëria civile skeptikë se Kosovës mund t’i liberalizohen vizat, pengesat i shohin nga kënde të ndryshme

Edhe brenda këtij viti, nuk pritet të ketë lajme pozitive nga BE-ja, në raport me heqjen e vizave për Kosovën. Njohësit e procesit integrues, përmendin disa arsye, si mos-luftimi i korrupsionit, e skepticizmi i disa shteteve në këtë çështje.

Mungesa e rezultateve në luftimin e korrupsionit po shihet si njëra nga pengesat që po e lë Kosovën pa liberalizim të vizave. Prandaj, deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni, anëtare e Komisionin për Integrim Evropian, nuk shpreson që mund të ketë lajme të mira në takimet e radhës të BE-së.

“Nuk është që presim se do të kemi ndonjë rezultat pozitiv për shtetin e Kosovës nga cilido takim apo mbledhje e radhës që do të mbahet në BE, pasi Kosova vazhdon të mbetet peng i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përderisa këto dyja nuk luftohen dhe nuk jepen rezultate konkrete do të jetë e vështirë të liberalizohen vizat”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Continue Reading

Recent Posts