Connect with us

Botë

Suedia do të heqë ndalimin e vizitave në shtëpitë e kujdesit

Suedia do të heqë ndalesën për vizitat në shtëpitë e kujdesit, tha qeveria të martën, si rezultat i një norme në rënie të infeksioneve të reja me koronavirus.

Një rritje e rasteve dhe vdekjeve në shtëpitë e kujdesit e detyroi qeverinë të vendoste ndalimin e vizitave në fillim të prillit dhe kufizimi aktual zgjat deri në fund të shtatorit.

“Ndalimi kombëtar për vizitat në shtëpitë e kujdesit ka qenë për shumë të moshuar dhe të afërmit e tyre, ka qenë një nga kufizimet më të vështira gjatë pandemisë”, u tha gazetarëve ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Lena Hallengren.

“Ulja e infeksioneve të reja në gjithë popullsinë, masat që janë marrë tashmë në shtëpitë e kujdesit, së bashku me udhëzimet e reja nga autoritetet, nënkuptojnë që ndalimi mund të hiqet”, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Trump atakon Kinën në OKB: Infektoi botën

Asambleja e OKB-së në Nju Jork u karakterizua sot nga një përballje virtuale të paprecedentë midis dy nga liderët më të fuqishëm në botë, amerikani Donald Trump dhe kinezi XI Jinging.

Presidenti i SHBA shpërndau një video të shkurtër të tij ku sulmonte Kinën, duke e cilësuar si “përgjegjëse për shpërndarjen e epidemisë në botë”, duke vijuar me nofkën polemike “China Virus”, virus kinez, për t’iu referuar koronavirusit.

“Pas 75 vitesh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB-së, sërish ndodhemi si pjesë e një beteje globale”, deklaroi Trump që më pas lavdëroi punën për ndërtimin e aparaturave dhe vaksinën kundër COVID-19.

Sulmi direkt ndaj Pekinit habiti të pranishmit në Asamblenë e OKB-së, por objektivi i sulmit, Kina, nuk vonoi të reagonte, përmes një video të presidentit Xi Jinping. “Pandemia duhet të përballet së bashku, duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar pandeminë duhet refuzuar”, deklaroi ai.

Continue Reading

Botë

Sinjale nga Riadi: Arabia Saudite do ta njohë Izraelin

Arabia Saudite, vendi më fuqishëm arab dhe strehë e vendeve të shenjta të besimit mysliman, e ka bërë të qartë qëndrimin e saj zyrtar mbi konfliktin më të gjatë në rajon: Lidhje të plota mes mbretërisë dhe Izraelit mund të ndodhin vetëm kur të arrihet paqja me palestinezët.

Megjithatë, media saudite e mbështetur nga shteti dhe klerikët po sinjalizojnë se ndryshimi tashmë po ndodh në lidhje me Izraelin – diçka që mund të ndodhë vetëm nën direktivat e trashëgimtarit të fuqishëm

Mesazhet kundërthënëse rreth mundësisë së lidhjeve saudite me Izraelin reflektojnë atë që analistët dhe ata që kanë dijeni për dinamikën e brendshme, thonë se është ndarje mbi mënyrën se si princi 35 vjeçar dhe babai i tij 84 vjeçar, Mbreti Salman, i shohin interesat kombëtare.

“Nuk është sekret se ka një konflikt brezash”, tha rabini Marc Schneier me qendër në Nju Jork. Ai shërben si këshilltar për mbretin e Bahreinit dhe ka zhvilluar bisedime me Arabinë Saudite dhe vende të tjera të Gjirit për të nxitur lidhje më të forta me hebrenjtë dhe Izraelin

Continue Reading

Botë

Trump shpall të shtunën emrin e kandidates për Gjykatën e Lartë

Presidenti Donald Trump tha të martën se ka në plan të bëjë të njohur të shtunën emrin e kandidates që ai do të propozojë për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg pas vdekjes së saj të premten.

Njoftimi i presidentit vjen ndërsa një ligjvënës me peshë tha se republikanët e Senatit i kanë votat e mjaftueshme për ta miratuar përzgjedhjen e Trump, para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Në një postim në Twitter zoti Trump shkruante gjithashtu se do ta bëjë njoftimin nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti ka bërë të ditur tashmë se do ta zgjedhë kandidaturën në mesin e një liste prej pesë grash konservatore që ai po vlerëson. Sipas njoftimeve Trump u takua me njërën prej tyre të hënën, gjyqtaren e gjykatës së apelit Amy Coney Barrett.

Continue Reading

Recent Posts