Connect with us

Lajme

Nëna nga i gjithë vendi kanë paralajmëruar protestë përpara Qeverisë

Nëna nga i gjithë vendi kanë paralajmëruar pro*testë të enjten përpara Qeverisë, kundër vendimit të ekzekutivit, që i obligon ato ta ndërprejnë pushimin e zgjatur të lindjes dhe më 23 shtator të kthehen në vendet e tyre të punës. Nënat kërkojnë ndryshimin e vendimit, përkatësisht zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit ashtu siç kishte rekomanduar më herët Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me arsyetimin se e kanë të pamundur të gjejnë zgjidhje për fëmijët e tyre. Milena Dabeska Simovska thotë se kjo situatë është tmerrësisht stresuese.

Fëmijët tanë nuk janë minj laboratorik për eksperimente. Nuk kemi ku t’i lëmë fëmijët. Mbi 150 nëna do të jenë të detyruara të japin dorëheqje, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Sepse pas paralajmërimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse se pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 dhjetor, ka nëna që vendin në çerdhe ua lanë të tjerëve që kishin më shumë nevojë. Pra, për dy javë miratohen 4 vendime që në fund të na thonë “Ju jeni në punë në datën 23”. E dimë se një ditë duhet të kthehemi në punë, por jo të merren vendime sot për nesër!”-tha Milena Dabeska Simovska, Nënë e tre fëmijëve.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Bekteshi: Kompanitë t’i qasen përfaqësimit të drejtë si sektori publik

“Ne inkurajojmë të gjitha ndërmarrjet që t’i qasen përfaqësimit të bashkësive etnike në të njëjtën mënyrë siç bën sektori publik”, tha për “Telma” Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Ne i inkurajojmë ata, në pjesën e një shoqërie të barabartë për të gjithë dhe për shqiptarët, për maqedonasit dhe për të tjerët, ne i inkurajojmë ata që të pasqyrojnë strukturën e shtetit, siç është në sektorin publik. Ne nuk e dimë nëse kompanitë private do ta bëjnë atë”, tha Bekteshi.

Ai theksoi se kjo masë është parashikuar në programin politik të Qeverisë dhe duhet të zbatohet në katër vitet e ardhshme.

“Kur flasim për kompetencë, natyrisht ata duhet të jenë kompetentë, qofshin shqiptarë, maqedonas, turq, serbë, duhet të jenë kompetentë për të përfunduar punët e parashikuara”, tha Ministri./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Konviktet studentore në Maqedoni përgjysmojnë kapacitetet

Para konviktit studentor “Pellagonija” në Shkup, në qoftë se do të vinim në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, aty do të “vlonte” nga studentët, por tani ky konvikt është i zbrazët. Mirëpo, parashtrohet pyetja a do të funksionojë dhe si do të funksionojnë konviktet.

Drejtori i konviktit, Demir Hamiti, për TVM2 tha se po bëjnë përgatitjet e duhura që konvikti të fillojë me punë më 1 tetor, ndonëse ende nuk është zyrtare.

“Konvikti shtetëror studentor “Pellagonija” ka kapacitet prej 997 shtretërve, domethënë në bazë të protokollit që e ka sjellë Komisioni për Sëmundje Infektive, sivjet do të jemi me kapacitet të përgjysmuar. Domethënë do të kemi afër 498 studentë.”,- theksoi drejtori i Konviktit Studentor “Pellagonija”, Demir Hamiti.

Mbrojtja nga Covid-19 për konviktorët, protokollet mbrojtëse gati, por kjo ka kosto.

Çdo student në hyrje të konviktit do t’i matet temperatura dhe do të dezinfektohet, kurse do të jenë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse. Pajisjet mbrojtëse duhet t’i mbajnë edhe të punësuarit në konvikt.

“Jemi në kuzhinën e këtij konvikti studentor. Në bazë të protokolleve të reja duhet të sigurohet distancë prej së paku dy metra prej një tavolinë në tjetrën. Në një tavolinë nuk munden të ulen më tepër se dy persona, ndërsa pas çdo vakti ushqimor tavolinat duhet të dezinfektohen”,- tha Hamiti.

Dezinfektim duhet të kryhet edhe nëpër dhomat e konviktit.
“Dhomat e konviktit studentor disponojnë me katër shtretër, por në bazë të protokolleve të reja në një dhomë nuk munden të qëndrojnë më tepër se dy student”,- shtoi Hamiti.

Të gjitha këto protokolle të veçanta, sipas drejtorit të konviktit, do të kenë kosto të lartë financiare për konviktin. Por, ai shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe asnjë prej studentëve të mos infektohet nga Covid-19.

Continue Reading

Kosovë

LVV dhe shoqëria civile skeptikë se Kosovës mund t’i liberalizohen vizat, pengesat i shohin nga kënde të ndryshme

Edhe brenda këtij viti, nuk pritet të ketë lajme pozitive nga BE-ja, në raport me heqjen e vizave për Kosovën. Njohësit e procesit integrues, përmendin disa arsye, si mos-luftimi i korrupsionit, e skepticizmi i disa shteteve në këtë çështje.

Mungesa e rezultateve në luftimin e korrupsionit po shihet si njëra nga pengesat që po e lë Kosovën pa liberalizim të vizave. Prandaj, deputetja Arbreshë Kryeziu-Hyseni, anëtare e Komisionin për Integrim Evropian, nuk shpreson që mund të ketë lajme të mira në takimet e radhës të BE-së.

“Nuk është që presim se do të kemi ndonjë rezultat pozitiv për shtetin e Kosovës nga cilido takim apo mbledhje e radhës që do të mbahet në BE, pasi Kosova vazhdon të mbetet peng i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përderisa këto dyja nuk luftohen dhe nuk jepen rezultate konkrete do të jetë e vështirë të liberalizohen vizat”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Continue Reading

Recent Posts