Connect with us

Lajme

Votën e dhanë por uji nuk erdhi, kaluan 3 vjet, ujësjellësi në Luboten mbeti vetëm premtim

Ju them, ashtu si jemi të bashkuar do të ketë jetë edhe në Luboten dhe në Komunën e Butelit”, deklaroi Zoran Zaev në vitin 2017.
Kështu u tha banorëve të Lubotenit Kryeministri Zaev në vitin 2017 në fushatën për zgjedhjet komunale. Zaev në këtë tubim kishte ardhur për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Butelit Velimir Smilevskin i cili po me votat e këtyre banorëve erdh në krye të komunës.

E banorët të këtij fshati thonë se votën e dhanë vetëm për një premtim, të kenë ujë në shtëpitë e tyre.
“Brenda afatit të një viti Luboteni do të ketë ujë të pijshëm.
Dhe në bazë të asaj deklarate edhe i gjithë fshati u dakorduam që t’i japim votën d.m.th atij subjekti politik me qëllimin e vetëm që në shekullin 21 të këmbehet vota për ujë të pijshëm.

Edhe pas katër vjetëve, të pushtetit qendrorë, kur edhe pak do të vjen mandati i dytë, situata në fshatin Luboten është tejet drastike”, tha një banor i Lubotenit.
Banorët nuk mund të durojnë më, pasi sic thonë tani më janë shterur edhe bunarët nga të cilët janë furnizuar me ujë.
“Kemi pas bunarë por edhe bunarët janë shterë, ja këto cisterna i mbushim me ujë, se bunarët janë shterë.

Reka nuk ka ujë shumë pak ka ujë”, tha një banor tjetër i Lubotenit.
Tani banorët mbushin ujë në mesë të fshatit.
Me bidona e dërgojnë ujin në shtëpi.
Uji i Lubotenit është i njohur edhe për qytetarët tjerë të Shkupit, të cilët vijnë dhe mbushin në këto çezma.

Këto dy çezma në dy vende të fshatit furnizojnë mbi 400 shtëpi me ujë të pijshëm, e këto janë burimi i vetëm që këto banorë furnizohen me ujë.
Në telefon e thirrëm edhe kryetarin e komunës së Butelit Velimir Smilevskin për ta pyetur pse nuk u mbajt premtimi që u bë banorëve, por nuk u përgjigj në telefon./tv21

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Presidenti Thaçi ndan “Urdhërin e Lirisë” për presidentin amerikan Donald Trump

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt, njofton Zyra e Presidentit, raporton Gazeta Express.

I pari i shtetit, në letrën drejtuar presidentit Trump, ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është letra e plotë e presidentit Thaçi drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump:

I dashur z. President,

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj personal në arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për përmbylljen e konfliktit shekullor mes popujve tanë. Pas dekadash bllokade dhe stagnimi në negociata, falë udhëheqjes tuaj të guximshme e arritëm këtë marrëveshje historike.

Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – shpëtimtares sonë që në ditët tona më të errëta na qëndroi pranë dhe vazhdon edhe sot.

Më lejoni të ju siguroj që Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kemi punuar shumë në këto vite dhe jemi të përgatitur të japim kontributin tonë për paqe dhe siguri në botë. Po ashtu, jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për arritjen e një marrëveshjeje që zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe sjell njohjen e ndërsjellët në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Është më e qartë se kurrë, që kjo mund të arrihet vetëm nën udhëheqjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli juaj në këtë proces është jetik. Kosova është me të vërtetë e bekuar që gëzon mbështetjen tuaj të palëkundshme për përmbushjen e aspiratave të saj.

Z. President, kam privilegjin, si President i Republikës së Kosovës, që në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj personal për lirinë e Kosovës, në arritjen e paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik, të ndaj për ju Urdhrin e Lirisë.

Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do të kishte qenë e mundur pa energjinë, synimin e qartë, dhe angazhimin direkt, të palëkundur dhe besnik të këshilltarit tuaj për siguri kombëtare, z. Robert O’Brien dhe të dërguarit tuaj special, ambasadorit z. Richard Grenell. Në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tyre, po ashtu kam ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për z. O’Brien dhe z. Grenell, për meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Ëashington.

Në emër të popullit të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni për progresin që ju e keni bërë të mundur. Do të ishte nder i madh t’ju mirëpres dhe t’ju prezantoj popullin më pro-amerikan në botë.

Continue Reading

Lajme

Nuredini: Nuk ka kompromis me mjedisin jetësor

Ballafaqimin me aerondotjen, përparimin e menaxhimit me mbeturinat dhe ujërat e zeza, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe biodiversitetin, si dhe sigurimin e ujit të pastër për të gjithë  janë prioritetet  në të cilat ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini do të punojë në katër vitet e ardhshme.

Edhe pse jemi në një periudhë me sfida shëndetësore dhe ekonomike, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të angazhohem që mos të ketë kompromis me mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe të mos lihet anash kriza klimatike me të cilën përballet e gjithë bota, transmeton MIA.

Dua të theksoj që nëse diçka mësuam nga ky vit,ajo është që mjedisi i shëndetshëm është parakusht për përmbushjen e të drejtave të njeriut, për shëndetin tonë dhe për ekuilibrin e ekosistemeve. Njëkohësisht pamë që edhe shtetet mund të ndërmarrin hapa radikale kur është e nevojshme“ deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në konferencën e parë për gazetarët, pas marrjes së besimit për mandatin e dytë, e cila u mbajt sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke prezentuar detyrat dhe qëllimet e Letrës së mandatit, si dhe planin e punës për 100 ditët e para, Ministri Nuredini theksoi: ” Posaçërisht më vjen mirë që në Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2020-2024 vërehen qëllime serioze në drejtim të avancimit të gjendjes me mjedisin jetësor dhe pres që edhe përveç angazhimeve të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, të gjithë palët e interesuara në shoqëri, të gjithë institucionet dhe kolegët do të japin mbështetje, do të angazhohen nga aspektii tyre i punës dhe do ti përmbushin obligimet e tyre, në drejtim të politikave të propozuara. Pa ndërmarje të aktiviteteve të koordinuara strategjike dhe krijimin e sinergjive në të gjitha hapat të cilat do të ndërmerren në nivel shtetëror, nuk do të mund të arrijmë zhvillimin e qëndrueshëm dhe kualitetin e duhur të mjedisit jetësor.

“Unë do të vazhdoj të insistoj në investime të qëndrueshme kapitale të cilat do të rrisin ekonominë, njëkohësisht do të përmirësojnë standardin e qytetarëve, por edhe do të nënkuptojnë plotësimin e kërkesave në lidhje me Kapitullin 27 nga bisedimet për qasjen tonë drejtë Bashkimit Evropian. Ne angazhohemi maksimalisht që ti përmirësojmë standardet ekologjike europiane nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit tonë, implementimit të principeve të ‘’Kontratës së Gjelbër’’ të Bashkimit Evropian dhe konventave ndërkombëtare. Për këtë qëllim tanimë janë përgatitur dhe do të dorëzohen në afat të shkurtër kohor në Kuvend ndryshimet e Ligjit për kualitetin e ajrit të ambientit, me të cilat bëhet transpozimi i legjislacionit evropian  në aspektin e obligimeve të komunave për përgatitjen dhe implementimin e planeve për cilësinë e ajrit, si dhe janë paraparë masa konkrete obligative në nivel lokal dhe shtetëror në drejtim të menaxhimit gjatë paraqitjes së koncentrimit të lartë të substancave ndotëse në ajër. Gjithashtu janë përgatitur edhe ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor ku është paraparë metodologji precize për identifikimin dhe implementimin e planit për sanimin e pikave të nxehta të ndotjes historike industriale në vend”, theksoi Nuredini.

Njëkohësisht punohet në ndryshimet e të gjitha ligjeve nga fusha e mjedisit jetësor në drejtim të ashpërsimit të dënimeve për kundërvajtjet nga fusha e mjedisit jetësor, dhe për këtë jemi në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë për përjashtuar kufizimet në lidhje me lartësine e gjobave sipas Ligjit për kundërvajtje. Në fushën e menaxhimit me mbetjet tanimë janë realizuar debatet dhe ka mbaruar procesi i konsultimit publik për 6 ligjet e reja për menaxhim me mbetjet, me të cilat parashikohet avancim i selektimit primar të llojeve specifike të mbetjeve nga automjetet, gomat,vajrat dhe tekstili, parashikohet ndalimi i qeseve të lehta plastike, rriten synimet e reciklimit dhe zbatohen parimet e ekonomisë rrethore. Këto ligje janë tashmë në harmonizim ndër-ministror në Qeveri dhe ne presim që ato të paraqiten në Kuvend në 100 ditët e para të mandatit.

Draftet e para të Ligjit të ri për Natyrën, Ligjit për Veprimin Klimatik sidhe Ligjit për Emetimet Industriale janë pregaditur. Andaj, më pas do të vijojë fillimi i procesit to konsultimit publik. Siç e kam bërë të ditur më parë, prioritetet e mia në resor  janë menaxhimi me  ndotjen e ajrit, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe sigurimin e ujit të pastër për të gjithë.

Nuredini thotë se nga aspekti i ndotjes së ajrit, ne do të rrisim numrin e stacioneve matëse,dhe mund të them se këto ditë është duke u përgatitur tereni dhe pritet të mbërrij një stacion i ri matës në Gjevgjeli. Për qasje më të mirë të qytetarëve në këto të dhëna, ne do të zhvillojmë softuer të ri, të lehtë dhe transparent për përdorim. Një parashikim tre-ditor për kushtet e favorshme të motit përndotjen mund të shihet në sistemin tonë të informacionit, ndërsa të njejtin do ta lidhim me sistemin ekzistues për publikimin e hershëm të Administratës për punë hidrometeorologjike. Filluam aktivitetet për koordinim me institucionet tjera kompetente për kontroll më të mirë të lëndëve djegëse të ngurta për nxemje, gjegjësisht vendosjen e standardeve për pelete. Në ndërkohë ne tanimë punojmë në integrimin e politikave energjetike dhe klimatike, si dhe Strategjinë afatgjate për veprim klimatik, që domethënë intensifikimi i investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë, e cila njëkohësisht do të ketë efekt të zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në ajër.

“Në këtë drejtim, i thërras shërbimet e inspektorateve nga të gjitha fushat,dhe në kuadër të Qeverisë do të kërkoj përforcim të kapaciteteve, për kontrolle adekuate në terren dhe dënim të çdo lloji të ndotjes. Do të angazhohem për koordinim më të mirë dhe bashkëpunim të këtyre shërbimeve”, theksoi ministri.

Bashkë me Qeverinë, do të sigurohen mjete për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike dhe ndërrimin e mënyrave joekologjike të nxemjes deri në vitin 2024.

Ju njoftoj që tani më kemi bërë mapim inicial të objekteve shtetërore të cilat ngrohen me mazut dhe punohet për programimin e mjeteve. Nga fusha e mbetjeve, përveç propozim ligjeve, për momentin është në proces vlerësimi strategjik i ndikimit mbi mjedisin jetësor të Planit nacional për menaxhim me mbetjet për periudhën 2020-2030, ndërsa janë sjellë të gjithë dokumentet planore të sistemit rajonal për menaxhim me mbetjet në të 7 rajonet.

Në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në ndihmën për të gjetur mjete për implementimin e planeve dhe infrastrukturën e nevojshme.

Do të kisha dashur të ndaj me publikun që këtë javë u organizua dhe u përgatit transporti i eksportimit të monomerit të klorur vinilit në Ohis jashtë shtetit, por gjithashtu që me sukses përfundoi edhe prokurorimi publik për përzgjedhje të realizuesit të sanimit të dheut të kontaminuar me izomere të lindanit në rrethin e Ohisit.

“Ka përfunduar procedura administrative e nënshkrimit të kontratës me  ofertuesin e përzgjedhur, tani pason miratimi i planit detal të sanimit dhe aktivitetet për sigurim tëdokumentacionit të nevojshëm për fillim me punë në teren dhe pastrimin e deponisë historike”, shtoi Nuredini.

Në mandatin tim të ri, seriozisht do të përkushtohem edhe për mbrojtjen e pasurive tona natyrore. Posaçërisht më vjen mirë t’ju njoftoj që mbrëmë është publikuar Propozim-Ligji për shpallje të një pjese të Malit Sharr për park nacional sipas të cilit në 30 ditët e ardhshme do të mund të dorëzohen komente dhe do të realizohen 4 debate publike.

Njëkohësisht, do të kisha dashur t’ju njoftoj që këtë muaj u realizuan edhe debatet publike sipas Vendimit për shpallje të një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur dhe sipas sugjerimeve, bashkë me propozim-ligjin e Sharrit, pres që muajin e ardhshëm të hyjnë në procedurë qeveritare për miratim. Ne tashmë jemi duke punuar në studime për vlerësimin e një numri të zonave të reja siç është Liqeni i Ohrit, por edhe planet e menaxhimit të Galiçicës, Pelisterit dhe parkut të ri Sharr.

Ne tashmë i kemi paraqitur Qeverisë propozimin për shpalljen e një zone të mbrojtur në kënetën e Studençishtës si dhe aplikacionin e përgatitur për nominimin e Liqenit të Ohrit pranë Komitetit Ramsar.

Shpallja e mbrojtjes së malit Vodno është tashmë në procedurë qeveritare dhe nisma për Matkën është duke u finalizuar.

“Ne jemi duke punuar për të përmirësuar monitorimin e ujit në të gjithë territorin dhe koordinimin ndër-institucional, dhe tashmë kemi zhvilluar një seri takimesh me ekspertë,  ndërsa dje kam pasur takimin e dytë me kryetarin e Resnjës për hapat e ardhshëm në lidhje me uljen e nivelit të ujit të liqenit të Prespës. Mund t’ju informoj se procesi i nominimit të përfaqësuesve tanë, si dhe anëtarëve nga Greqia në Komitetin Ndërkombëtar të Parkut të Prespës ka mbaruar, ne vetëm po presim nominimin nga Shqipëria”, shtoi Nuredini.

Sa i përket planifikimit hapësinor,do të jetë e domosdoshme për mua që në mandatin tim të përgatis një plan të ri hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 15 vitet e ardhshme.

“Në fund, unë dua të siguroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që vlerat e mia udhëheqëse në punë do të mbeten transparenca, profesionalizmi dhe efikasiteti. Për mua, mbrojtja e mjedisit do të thotë të mendosh jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen që dëshirojmë për brezat e ardhshëm. Dhe kjo është e mundur vetëm me përdorimin e kujdesshëm të burimeve natyrore, ekonomisë rrethore dhe vendeve të gjelbra të punës. Puna në këto fusha tashmë ka filluar dhe unë ftoj të gjithë palët e interesuara në shoqëri të vazhdojmë të punojmë së bashku, sepse veprimi i klimës dhe mbrojtja e mjedisit janë përgjegjësi e secilit prej nesh. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të arrijmë këto qëllime afatgjat”, porositi ministri Nuredini.

Continue Reading

Kosovë

AAK-ja insiston që Haradinaj të jetë president i Kosovës, përmend dy opsione në rast se dështon zgjedhja e tij

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të insistojë se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i ardhshëm i vendit. AAK-ja vlerëson se Haradinaj është person unifikues, ashtu siç e kërkon mandati i presidentit.

Kanë mbetur edhe pak muaj kur presidentit aktual, Hashim Thaçi, i skadon mandati kushtetues si president i vendit, por në publik kanë filluar kalkulimet politike se kush mund të zëvendësojë atë.

Pak muaj më parë në koalicionin LVV e LDK me kryeministër Albin Kurti, posti i presidentit gati sa ishte bërë mollë sherri për mosarritjen e koalicionit se kujt do të duhej t’i takonte ky post i rëndësishëm në Kosovë.

Por, sot kemi një koalicion tjetër ndërmjet LDK-së, AAK-së, NISMA Socialdemokrate dhe komuniteteve në Kosovë dhe tashmë edhe në këtë koalicion ka filluar “lufta” se kush duhet ta ketë postin e presidentit në të ardhmen.

AAK-ja që është partneri i dytë i koalicionit beson që propozimi i tyre do të mbështetet edhe nga partitë tjera që nuk janë në koalicion qeverisës, teksa paralajmëron se vendi duhet të jetë i gatshëm për zgjedhje të reja në rast se dështon zgjedhja e presidentit.

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se për zgjedhjen e Haradinajt në pozitën e presidentit duhet një marrëveshje më e madhe sesa e koalicionit aktual.

“Ne e kemi propozuar kryetarin Ramush Haradinaj për president, pasi që është person unifikues dhe ka bashkëpunim gati me të gjitha partitë politike, ashtu siç e kërkon mandati i presidentit. Mirëpo, siç e dini për t’u zgjedhur president duhet një marrëveshje më e madhe sesa koalicioni aktual, besoj që këto tema në ditët në vazhdim do të diskutohen më shumë”, deklaroi ajo.

Kadriaj përmendi edhe dy opsione në rast së dështon zgjedhja e Haradinajt për president.

“Nëse nuk pajtohen partitë politike për Haradinajn president atëherë janë dy opsione: duhet një president konsensual ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse nëse dështon zgjedhje e presidentit atëherë me Kushtetutë vendi shkon në zgjedhje. Ne nuk kemi thënë që do të prishet koalicioni, ne kemi dhënë një propozim dhe kemi menduar që është propozimi më i duhur që Haradinaj të jetë president në këtë situatë që gjendet vendi”, pohoi ajo.

Më tej, nënkryetarja e AAK-së tha se beson që propozimi i tyre të marrë përkrahje edhe të partive tjera.

“Unë besoj që do ta kemi përkrahjen edhe të partive tjera jo vetëm të koalicionit. Këto mbesin të diskutohen në ditët në vazhdim sepse presidenti ka një mandat, dhe shpresojmë që Gjykata nuk do të jap një verdikt ku do të detyrohet të japë dorëheqje dhe të paraqitet në Hagë, por të vazhdojë mandatin deri në datën të cilën e ka. Përndryshe, vendi duhet me qenë i përgatitur për zgjedhje dhe të shohim ditët në vijim, ku liderët politikë do të diskutojnë për këtë çështje”, tha ndër tjera Kadrijaj.

Ndryshe, presidentit Hashim Thaçi do t’i përfundojë mandati në prill të vitit 2021. Thaçi ka paralajmëruar se pas përfundimit të mandatit, ai do të largohet na politika.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

“Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

Më tej në Kushtetutë thuhet se “Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”.

Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh.

Continue Reading

Recent Posts