Connect with us

Botë

(Video)Shqiptarët hapin puse uji në Azi e Afrikë

Fakti se mbi 1 miliard njerëz në botë vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, i mobilizoi disa kosovarë që të kontribuojnë që nëpër vende të varfëra nëpër botë të hapin puse.

E nga falenderimi për këtë gjë, nevojtarët kanë shkruar edhe emrat e kosovarëve nëpër çeshme, njofton Klan Kosova

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

A ju kujtohet nëna e famshme e 13 fëmijëve në Britani, sot ajo u gjet e vdekur në pyll

Mandy Gardner, 43 vjeçarja britanike nënë e 13 fëmijëve, e përfshirë në disa programe televizive për “shtatzanitë e saj të jashtëzakonshme”, raportohet se ka vrarë veten në një park pranë shtëpisë së saj.

Gardner ishte gjetur e vdekur në një park pyjor pranë shtëpisë së saj në West Sussex në fund të prillit dhe është varrosur në qershor.

Hetimet thanë se 43-vjecarja ishte parë e gjallë pesë ditë më herët dhe mjeku ligjor përcaktoi vdekjen si vetëvrasje.
Bija e saj Natasha shkruante asokohe në Instagram: “Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës tonë prej engjelli.”

Në vitin 2016, Mandy dhe bashkëshorti i saj Nathan kishin 11 fëmijë dhe po prisnin të 12-in.

Nëna e jashtëzakonshme thoshte se lindja e fëmijëve e bënte të dëshironte më shumë. Vetëm dy vjet më parë ajo kishte lindur fëmijën e 13-të.

Në programin televiziv për të Mandy thoshte: “Nganjëherë mund të kthehet në një kaos absolut; qentë vrapojnë në shtëpi, fëmijët ndjekin qentë, të rriturit ndjekin fëmijët, të cilët po ndjekin qentë”.

“Jo të gjitha shtatzanitë e mia ishin të planifikuara por të gjithë ne ikemi mirëpritur ardhjet e reja.”

Ajo tha më tej: “Çmenduria është normale në këtë shtëpi. A do ta këmbeja këtë me një jetë të qetë? Jo”.

Duke folur për tufën e fëmijëve të saj ajo shtonte: “Më duket se ka një element me varësinë ndaj lindjes së bebeve, por shpresoj të ndaloj te 12-ta”.

Continue Reading

Botë

Kaos në Kroaci, arrestohen politikanë, deputetë e biznesmenë

Kroacia është në këmbë nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin. Që nga pasdita e djeshme janë kryer disa arrestime dhe kanë filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë shtetëtorë dhe biznesmenëve të njohur atje.

Politikanë të lidhur me pushtetin dyshohet se janë të përfshirë në krime ekonomike, tendere, ndërtime, tregti dhe marrje ryshfeti. Për këtë, sot në mëngjes është mbledhur Parlamenti kroat.

Kryetari i Komunës Velika Gorica që është deputet i partisë HDZ (Parti në pushtet) Drazhen Barishiq dhe deputeti i partisë tjetër SDP Vinko Gërgiq kryetar i Komunës së Nova Gradishkas janë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të manipulimit me tenderë publikë.

Parlamenti ua ka hequr imuntetetin tre politikanëve: Barishiqit, Gërgiqit dhe Puljashiqit, shkruan Indeksonline.

Njëri është anëtar i partisë HDZ, ndërsa tjetri i SDP. Me këtë veprim ka ndodhur edhe një precedent në Parlament, ngase kurrë nuk ka ndodhur që imuniteti i tre deputetëve të hiqet brenda një dite.

Pas heqjes së imunitetit, pritet arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme. Imuniteti parlamentar i Barishiqit është hequr me 121 vota pro dhe një abstenim, ndërsa i Gërgiqit dhe Puljashiqit me 123 vota pro dhe dy abstenime./in7.tv/

Continue Reading

Botë

Francë, deputetët largohen nga takimi pasi një studente ishte me mbulesë

Gjatë takimit në Paris, disa anëtarë të krahut të djathtë si dhe anëtarja e partisë në pushtet Anne-Christine Lang thanë se nuk mund të pranonin që përfaqësuesja e unionit të studentëve Maryam Pougetoux mbante shami dhe u larguan.

Deputetët e krahut të djathtë dhe republikan u larguan nga një takim në Parlamentin e Francës të enjten për shkak të pranisë së një gruaje muslimane me shami, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë takimit në Paris, ku po diskutohej për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe efektet e saj mbi të rinjtë, disa anëtarë të krahut të djathtë si dhe anëtarja e partisë në pushtet Anne-Christine Lang thanë se nuk mund të pranonin që përfaqësuesja e unionit të studentëve Maryam Pougetoux mbante shami dhe u larguan.

Lang argumentoi në Twitter se ajo nuk mund të duronte praninë e një personi me shami në një takim që po mbahej në asamblenë kombëtare, “në zemrën e demokracisë”.

“Si një anëtare e parlamentit që është feministe dhe mbrojtëse e të drejtave të grave, e përkushtuar ndaj vlerave republikane dhe sekularizmit, unë nuk mund të pranoj pjesëmarrjen e një personi që mban shami në takimin tonë”, tha ajo.

Një tjetër anëtare e partisë në pushtet, Sandrine Morch, e cila kryesoi seancën, tha se reagimi i deputetëve ishte i panevojshëm dhe nuk ka asnjë rregull që i ndalon njerëzit të merrnin pjesë në takim me veshje fetare.

Morch theksoi se ajo nuk do të lejonte që diskutimi fals rreth shamisë të zhvendoste fokusin e takimit, ku po diskutohej e ardhmja e të rinjve të vendit.

Pougetoux ishte gjithashtu e ekspozuar ndaj kritikave nga ministrja e atëhershme e Shtetit për Barazinë Gjinore Marlene Schiappa dhe shumë figura të tjera politike kur u emërua kryetare nga sindikata e studentëve UNEF në vitin 2018.

Continue Reading

Recent Posts