Connect with us

Lajme

Zbulohen pamje erotike të Parashqevi Simakut (Foto)

Parashqevi Simaku, këngëtarja që tundi muzikën shqiptare në fund të viteve ’80, u shfaq në koncerte të mëdha nëpër diasporë, por edhe me një mashkull në krah, i cili më pas u bë bashkëshorti i saj.Por prej disa vitesh duket se nuk ka më asnjërën prej atyre që gjeti, përveç një djali nga martesa e shkurtër. Parashqevi Simaku është divorcuar nga bashkëshorti dhe nga skena.

Të paktën kështu thonë miqtë e saj, ndërkohë që në profilin e saj personal në facebook ajo ka hequr të dhënat lidhur mbi gjendjen civile, si edhe fotografitë që ka pasur me të shoqin. Ka lënë vetëm ato të saj, si dhe të djalit.Ndërkaq, qindra pyetje i bëhen nga miqtë në FB, se me çfarë po merret kohët e fundit, ku performon dhe si po i shkon jeta private. Pyetje që kanë mbetur që të gjitha pa përgjigje. Ajo duket krejt e tërhequr nga bota muzikore, por jo nga nostalgjia.

Duke vëzhguar një tjetër profil të saj, kësaj here në “myspace”, zbuluam foto që nuk i kishim hasur kurrë më parë. Një Parashqevi vogëlushe me shami pionieri, duke kënduar në pallatet e kulturës së diktaturës komuniste.Parashqevi seksi duke pozuar me veshje të brendshme prej dantelle dhe mëndafshi. Madje, gjetëm edhe foto topless. Dhe diçka tjetër për ta kujtuar më saktë: Parashqevi Simaku lindi më 1 shtator 1966. Ajo lindi në Kavajë dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ka kënduar në shumë festivale dhe koncerte të pranverës.

 

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Milaim Zeka hedh akuza të rënda mbi avokatin e veteranëve Tomë Gashi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka po çuditet se pse Organizata e Veteranëve të Luftës vendosi që ta angazhojë Tomë Gashin si avokat të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Zeka ka përshkruar momentin e debatit mes zyrtarëve të Speciales dhe atyre të OVL-së.

Ai thotë se debati që bëhej aty, ishte në atë formë sikurse të ishin ata personat që do të zhbënin Specialen.

“Skandali dhe loja me dosje doli akoma me keq i menagjuar dje, kur zyrtaret e Prokurorise Speciale kishin ardhur per t’i marre ato. Une kam qendruar per rreth 30 minuta ne takim, dhe sinqerisht me ka ardhure teper keq per menyren e dialogut se si eshte zhvilluar. Perfaqesuesit e OVL flisnin me hetuesit, sikur ata te ishin personat te cilet e zhbenin Gjykaten. Pastaj u tha “qe nuk do te dorezoheshin materialet pa prezencen e organeve shteterore te Kosoves, dhe avokatit”! Dihet qe avokat i kesaj Organizate eshte Gafurr Elshani, ish i burgosur dhe i perndjekur politik, dhe njeherit njeri nga themeluesit e UÇK se”, ka shkruar ai.

Zeka thotë madje se Tomë Gashi shtrembëroi faktet, duke thënë se materialet kanë rrjedhur nga Haga.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, dhe se zyrtarët e Speciales kanë thënë se po e hetojnë rastin.

“Tomqe rrejti edhe mbrame kur tha qe “gjoja dosjet nuk mi kane dhane”. Une eshte e vertete qe nuk i kam marre, po nuk kam menduar qe dosje aqe senzitive trajtohet sikur me kane krunde qe ua qesin lopeve”, tha Zeka.

Postimi i plotë i Zekës:

Pse Organizata e Veterave e zevendesoj avokatin Elshani me tomqen?

Skandali me dosjet eshte i jashtezakonshem. Pas Ëikiliksit, ky eshte skandali me i madh nderkombetar. Se kah kane dale, askush nuk e dine me saktesi. Se munde te kthehet ne bumerang per Kosoven dhe disa individ, kjo nuk ka fije dyshimi.

Duke e njohur mentalitetin ballkanik, qe bajraktari politik qendron mbi shtetin, mbi policine, mbi prokurorin e gjykatate, kjo eshte shume normale. Efekti ne raport me Gjykaten Speciale, nuk e di se cili do jet, ama menagjimi i kesaje situate eshte bere krejtesisht i pamenduar mire dhe si duhet. Po e lame kete pjese.

Skandali dhe loja me dosje doli akoma me keq i menagjuar dje, kur zyrtaret e Prokurorise Speciale kishin ardhur per t’i marre ato. Une kam qendruar per rreth 30 minuta ne takim, dhe sinqerisht me ka ardhure teper keq per menyren e dialogut se si eshte zhvilluar. Perfaqesuesit e OVL flisnin me hetuesit, sikur ata te ishin personat te cilet e zhbenin Gjykaten. Pastaj u tha “qe nuk do te dorezoheshin materialet pa prezencen e organeve shteterore te Kosoves, dhe avokatit”! Dihet qe avokat i kesaj Organizate eshte Gafurr Elshani, ish i burgosur dhe i perndjekur politik, dhe njeherit njeri nga themeluesit e UÇK se.

Por, krejte befas, ne loje hyri Tomqe gashi, i cili rrejti me bollek. Shtremberoje faktete juridike. Keqeinterpretoje biseden e zhvilluar ne mes hetueseve dhe OVL. Asnjeri nga hetuesit nuk ka deklaruar se materialet kane rrjedhur nga Haga. Ne po e hetojme rastin, thoshin hetuesit, ne menyren me njerezore.

Prandaj linde pyetja: Ku ishte qellimi qe te zevendesohej nje jurist siq eshte Gafurr Elshani, me nje magafon propogandues, i cili ka qene, eshte dhe do mbetete strumbullari i krejte faqeve te zeza ne kete vend. Kush e largoi dhe pse, Gafurr Elshanin?! Mos valle ka menduar dikush qe nje avokat duhet te shenderrohet ne taturanxhe propogandistike.

Tomqe rrejti edhe mbrame kur tha qe “gjoja dosjet nuk mi kane dhane”. Une eshte e vertete qe nuk i kam marre, po nuk kam menduar qe dosje aqe senzitive trajtohet sikur me kane krunde qe ua qesin lopeve.

Kjo puna e dosjeve, qysh po menagjohen, dmth me ja fute vetit. Ishalla jam i gabuar…!!!.

Continue Reading

Botë

A ju kujtohet nëna e famshme e 13 fëmijëve në Britani, sot ajo u gjet e vdekur në pyll

Mandy Gardner, 43 vjeçarja britanike nënë e 13 fëmijëve, e përfshirë në disa programe televizive për “shtatzanitë e saj të jashtëzakonshme”, raportohet se ka vrarë veten në një park pranë shtëpisë së saj.

Gardner ishte gjetur e vdekur në një park pyjor pranë shtëpisë së saj në West Sussex në fund të prillit dhe është varrosur në qershor.

Hetimet thanë se 43-vjecarja ishte parë e gjallë pesë ditë më herët dhe mjeku ligjor përcaktoi vdekjen si vetëvrasje.
Bija e saj Natasha shkruante asokohe në Instagram: “Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës tonë prej engjelli.”

Në vitin 2016, Mandy dhe bashkëshorti i saj Nathan kishin 11 fëmijë dhe po prisnin të 12-in.

Nëna e jashtëzakonshme thoshte se lindja e fëmijëve e bënte të dëshironte më shumë. Vetëm dy vjet më parë ajo kishte lindur fëmijën e 13-të.

Në programin televiziv për të Mandy thoshte: “Nganjëherë mund të kthehet në një kaos absolut; qentë vrapojnë në shtëpi, fëmijët ndjekin qentë, të rriturit ndjekin fëmijët, të cilët po ndjekin qentë”.

“Jo të gjitha shtatzanitë e mia ishin të planifikuara por të gjithë ne ikemi mirëpritur ardhjet e reja.”

Ajo tha më tej: “Çmenduria është normale në këtë shtëpi. A do ta këmbeja këtë me një jetë të qetë? Jo”.

Duke folur për tufën e fëmijëve të saj ajo shtonte: “Më duket se ka një element me varësinë ndaj lindjes së bebeve, por shpresoj të ndaloj te 12-ta”.

Continue Reading

Botë

Kaos në Kroaci, arrestohen politikanë, deputetë e biznesmenë

Kroacia është në këmbë nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin. Që nga pasdita e djeshme janë kryer disa arrestime dhe kanë filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë shtetëtorë dhe biznesmenëve të njohur atje.

Politikanë të lidhur me pushtetin dyshohet se janë të përfshirë në krime ekonomike, tendere, ndërtime, tregti dhe marrje ryshfeti. Për këtë, sot në mëngjes është mbledhur Parlamenti kroat.

Kryetari i Komunës Velika Gorica që është deputet i partisë HDZ (Parti në pushtet) Drazhen Barishiq dhe deputeti i partisë tjetër SDP Vinko Gërgiq kryetar i Komunës së Nova Gradishkas janë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të manipulimit me tenderë publikë.

Parlamenti ua ka hequr imuntetetin tre politikanëve: Barishiqit, Gërgiqit dhe Puljashiqit, shkruan Indeksonline.

Njëri është anëtar i partisë HDZ, ndërsa tjetri i SDP. Me këtë veprim ka ndodhur edhe një precedent në Parlament, ngase kurrë nuk ka ndodhur që imuniteti i tre deputetëve të hiqet brenda një dite.

Pas heqjes së imunitetit, pritet arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme. Imuniteti parlamentar i Barishiqit është hequr me 121 vota pro dhe një abstenim, ndërsa i Gërgiqit dhe Puljashiqit me 123 vota pro dhe dy abstenime./in7.tv/

Continue Reading

Recent Posts