Connect with us

Lajme

Evropa “flet shqip”, të enjten zhvillohen gjashtë përballjet e skuadrave shqiptare

Shkëndija e Renova nga Liga e parë e Maqedonisë, Teuta, Kukësi e Laçi nga Kategoria Superiore dhe kampionia e Kosovës, Drita do të zbresin në fushë duke filluar që pasditen e të enjtes, teksa shorti u ka rezervuar kundërshtarë të mëdhenj përballë.

Ndryshe, Shkëndijën do të provojë kalimin e një tjetër turi eliminator, nën drejtimin e trajnerit  Ernest Gjoka. Kuqezinjtë nga do të përballen në transfertë me rumunët e Botosanit, me misionin për t’u kualifikuar në turin e tretë eliminator dhe nëse ia dalin, do të kenë mundësinë të përballen me gjigantët anglezë të Tottenham. Edhe Renova ia doli të kualifikohet për në turin e dytë, ku të enjten në orën 15:30 do të përballet me kroatët e Hajdukut të Splitit, në një ndeshje që do të hapë maratonën e një “dite shqiptare në Evropë”.

Teuta është gati të “çaktivizojë” Granadën. Përtej batutës, klubit durrsak do t’i duhet të ndeshjet me një kundërshtar mjaft të fortë, që fundjavën që lamë pas triumfoi 0-2 ndaj Athletic Bilbaos në ‘San Mames”, ka në përbërje futbollistë që kushtojnë miliona euro e që luajnë çdo fundjavë në një kampionat me Messin e emra të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror. Megjithatë te Teuta e kanë pranuar fatin e tyre dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë aspak viktimën, por janë gati të sakrifikojnë për 90 minuta, pasi luhet vetëm me një ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë ndaj durrsakët janë gati të luajnë shanset e tyre të enjten në orën 16:00 në “Niko Dovana”.

Emër të madh ka rezervuar shorti edhe për Kukësin e Skënder Gegës, që të enjten në mbrëmje do të presë në stadiumin “Air Albania” klubin e Bundesligës gjermane, Ëolfsburg. Natyrisht që këta të fundit nuk janë më ajo skuadra e frikshme e drejtuar nga Felix Magath, por vijnë nga një tjetër nivel dhe mbeten favoritë të padiskutuar në letër. Megjithatë edhe te Kukësi e kanë të qartë se në futboll surprizat nuk mungojnë asnjë herë dhe janë gati të bëjnë një 90-minutësh perfekt, me shpresën që do të kenë në favorin e tyre edhe fatin. Disi më miqësor u tregua shorti me skuadrën e Laçit, që do të përballet me izraelitët e Hapoel Beer Sheva, një kundërshtar që gjithsesi eliminoi kurbinasit një vit më parë, por Armando Cungu është një mjeshtër i përgatitjes së përballjeve të tilla dhe bardhezinjtë janë gati të provojnë “hakmarrjen” dhe kalimin për në raundin e tretë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Turqia zemërohet në Greqinë pse një gazetë greke fyeu dhe mallkoi Erdoganin

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia thirri mbrëmë të dërguarin e Greqisë në vend për një titull të neveritshëm në një gazetë greke rreth presidentit turk.

Fyerja dhe mallkimi nuk duhet të shihen në drejtim të lirisë së shtypit, tha Çavuşoğlu në një konferencë për media.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka kuptim të ndërmarrësh nisma të reja në Qipro të cilat janë të dënuara të dështojnë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk do të negociojmë më për një federatë mbi çështjen e Qipros”, tha ai.

Dekada kanë kaluar duke regjistruar disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan me dështim. E fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Së fundmi, Greqia ka kontestuar kërkimin e Turqisë për energji në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk të bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Continue Reading

Kosovë

Kancelari austriak komenton marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë në Washington

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë vjeneze, këto komente i bëri pas takimit që pati në Bernë me presidenten e konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e paashti edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur, dhe të mendojnë për të ardhmen.

Continue Reading

Botë

Navalny publikon fotografi në gjendje më të mirë shëndetësore

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke ecur shkallëve, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.

Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkroi Navalny në Instagram.

Kritiku i Kremlinit tha se ai ende nuk mund ta përdorë telefonin dhe ka vështirësi të mbush gotën me ujë apo të ngjitet shkallëve për shkak të paqëndrueshmërisë.

Sipas ekipit të Navalnyt, në shishe të ujit në dhomën e tij të hotelit, janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok.

Kremlini i ka quajtur “absurde” këto raportime të cilat u përkrahën edhe nga Gjermania dhe qeveri të tjera perëndimore.

Continue Reading

Recent Posts