22/12/2024
Kosovë

Tragjike! Vdes 24-vjeçarja shqiptare, ishte shtatzënë

    Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha se viktima është një 24-vjeçare.

    “Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.

    Më herët, policia konfirmoi rastin duke njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.