23/12/2024
Maqedoni

Një tjetër bebush po vjen! Këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël

    Evi Reçi dhe Kledi Hysa do të bëhen prindër të një djali për herë të parë.

    Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja e cila përmes një interviste të zhvilluar ditën e sotme mes emocionesh ka folur rreth shtatzënisë së saj.

    Më tej ajo ka treguar se kur ka marrë vesh lajmin e bukur dhe reagimin që ka patur së bashku me partnerin:

    “Kur je gati për diçka, e pret dhe kurdo që të vijë ti nuk e sheh më si surprizë, por si një “përballje’’ të re jete. Në rastin tim, i kisha marrë shenjat që diçka po ndryshonte në trupin dhe humorin tim. Isha në Tiranë dhe pas disa ditësh do ikja në Austri për festat e fund vitit, aty ku jeton dhe Kledi. Në një nga mbrëmjet tona, ia bëra të ditur lajmin me testin në duar.

    Reagimi i tij ka qenë epik: “ Ua, si test Covidi!’’. U tremb (qesh) pastaj e kuptoi për çfarë bëhej fjalë dhe sigurisht u përqafuam fort duke përjetuar të dy emocione të panjohura më parë. Unë në lot dhe ai si çdo mashkull besoj, duke e procesuar këtë ndryshim, filluam të mendojmë për përgjegjësitë që na takojnë. Tani mund të them që Kledi në këtë fazë është më i gëzuar. Unë isha nga fillimi, por duke marrë parasysh sikletet e para nuk ke kohë të mendosh gëzimet. Kjo është koha e duhur për të gëzuar familjarisht dhe publikisht.”

    Nuk ka mbetur pa u përmendur dhe emri që bebushi do të ketë dhe për këtë Evi është shprehur se Kledi ka lënë çdo gjë në dorën e saj.