22/12/2024
Lajme Maqedoni

Si e përvetësoi Bekim Qoku projektin e Vetvendosjes

    S𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐖𝐄𝐒𝐓𝐅𝐑𝐎𝐍𝐓
    Nga fundi i vitit te kaluar, Visar Ademit i ishte caktuar detyra nga Albin Kurti per te themeluar dhe organizuar nje strukture prej figurave te reja politike te cilet do perfaqesonin nje politike te re ne Maqedonine e Veriut me mbeshtetje direkte nga Prishtina. Si nje figure publike pozitive per shkak te paraqitjeve televizive me kritika te shendosha ndaj pushtetit dhe backgroundit te tij profesional, sipas informatave qe kane arritur ne redaksine tone, Visari mjeshterisht perdori autoritetin e tij per te mbledhur nje strukture te re njerezish qe do te qonte perpara kete projekt politik te VV-se.
    Por ky projekt u pervetesua dhe si duket qellimisht u sabotua nga Bekim Qoku, i cili kishte plane te tjera. Qoku smundej te pajtohej me faktin qe dikush tjeter do udheheqte projektin politik te VVse ne Maqedoni. Enderra e Qokut per tu bere serish deputet dhe sindromi i njohur shqiptar – “Tutti Albanesi, Tutti Commandanti”, e nxiti Bekim Qokun te punonte me figurat e vjetra e te konsumuara politike. Me Gostivarasin, Taravarin qe iu dhurua shtepi ne vlere prej gjysme milioni euro ne lagjen me elitare te Shkupit, ku fqinje te pare e ka Fatmir Besimin, Fatmir Mexhitin e oligarkun e BDI-se, Ismail Jahovskin e shume te tjere. Vetem nder ta, Bekim Qoku mund te vinte ne shprehje!
    Keto kapriço ju kushtuan shqiptareve! Me 24 prill ky grupacion pesoi humbje te thelle dhe nese ndiqet trendi i njejte, me 8 maj do pesojne knock out-in perfundimtar. Me e rrendesishmja, shqiptaret e Maqedonise ende do mbeten me figura politike te kompromentuara e koruptive.
    Po Bekim Qoku se paku do behet deputet. Urime Bekim!