22/12/2024
Lajme Maqedoni

Aktivistët në “gjumë letargjik”, pse BDI po i fal një deputet VLEN-it në Zonën 5

    Një fushatë e ethshme ka qenë kjo e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, kjo edhe për faktin se kësaj here zgjedhjet Presidenciale dhe ato Parlamentare u caktuan në të njëjtën shtrirje kohe. Kampet politike po vlojnë dhe në çdo zonë aktivistët e BDI-së kanë qenë tepër aktivë dhe çdo ditë vijojnë me takimet e tyre me strukturat e Frontit Europian si dhe me mbështetësit e BDI-së. Por, diçka e tillë nuk është duke ndodhur në Zonën 5, ku aktivistët e BDI-së kanë “rënë në gjumë” dhe nuk po shfrytëzojnë mundësitë për të nxjerrë 4 apo 5 deputetë në këtë zonë.

    Ajo çfarë është vënë re është fakti se aktivistët e BDI në këtë Zonë po kënaqen me rezultatin minimal, atë 3-1.

    Pse po ndodh diçka e tillë? Apo mos ndoshta miqësia e vjetër me Salim Sulejmanin të VLEN është duke bërë punën e vetë? Apo mos vallë BDI në Strugë i ka shpallur luftë strukturave të veta me arsyetimin se bashkimi me ASH i bëri dëm?

    Ndërkohë vlen për tu theksuar dhe një fakt tjetër, Sulejmani nuk nguron të sulmojë dhe të akuzojë të gjitha strukturat e BDI, përveç atyre të Strugës. E gjithë kjo çfarë është duke ndodhur ka shqetësuar jo pak mbështetësit e Frontit Europian, të cilët më 24 Prill me votë e treguan se janë shumë. Lidhur me këtë pritet në vijim një reagim nga vetë kreu i BDI Ali Ahmeti, shkruan news33.tv.