Connect with us

Botë

Franca paralajmëroi ‘vija të kuqe’, kundërpërgjigjet Turqia: Koha të përballeni me të vërtetën

Pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron për “politikë të vijave të kuqe” me Turqinë, ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë Hami Aksoy.

“Ata që kujtojnë se kanë vendosur vija të kuqe në Mesdheun Lindor kundër kauzës së drejtë të Turqisë do të përballen me qëndrimin e vendosur të vendit tonë. Nëse në rajon ka një vijë të kuqe, këto janë të drejtat e Turqisë dhe turqve të Qipros që lindin nga e drejta ndërkombëtare”, tha Aksoy në kundërpërgjigje të fjalëve të Macronit.

Ai thekson se ata që e shohin veten në pasqyrën gjigante, ka ardhur koha të përballen më të vërtetën dhe se ka mbetur pas periudha ku qasjet imperialiste vendosin dhe përcaktojnë vijë të kuqe në harta

“Turqia, duke dërguar ‘armadë’ (flotën) është e aftë të pengojë të gjithë ata që përpiqen të grabisin me forcë të drejtat dhe interesat legjitime të saj. Me këtë rast duam të rikujtojmë se mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor do të arrijnë zgjidhje vetëm me dialog dhe bashkëpunimin e vendeve që ndajnë të njëjtat brigje dhe jo me nxitjen e aktorëve të jashtëm të rajonit”, tha Aksoy, raporton AA.

Gjatë një mbledhje me gazetarët në Paris, Macron u shpreh lidhur me debatet e sovranitetit në Mesdhe deklaroi: “Unë mund të them se turqit marrin në konsideratë vetëm këtë (qëndrueshmërinë e fjalëve dhe veprimeve) dhe respektojnë këtë. Ishte e rëndësishme ajo që Franca bëri këtë verë. Kjo është një politikë e vijës së kuqe”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Zbulohen rezerva të reja gazi në Detin e Zi, Erdogan: Depozita më e madhe në historinë e Turqisë

Presidenti turk vizitoi anijen e shpimit Fatih me helikopter, veshi uniformën e ekuipazhit dhe njoftoi se depozita ishte edhe më e madhe nga sa vlerësohej.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi sot zbulimin e 405 miliardë metra kub gaz, duke e cilësuar burimin më të madh të gazit natyror që Turqia ka identifikuar në historinë e saj gjatë kërkimeve në Detin e Zi.

Duke vizituar platformën e shpimit Fatih, Erdogan u tha punëtorëve:

“Ne i kemi dhënë kombit tonë lajmin e mirë që ka pritur për vite me radhë, si rezultat i punës suaj të zellshme dhe të suksesshme.”

Presidenti turk veshi uniformën e punës të përdorur nga ekuipazhi i Fatih për tu bërë njësh me ta.

“Në emër timin dhe kombit tim, ju falënderoj të gjithëve”, i përgëzoi përzemërsisht Presidenti grupet që punojnë në Barbara, duke thënë se shpreson që Allahu të jetë në anën e tyre.

“Anija jonë vazhdoi të operojë pas zbulimit të fushës së parë të gazit. Gjatë studimeve të reja, u zbuluan edhe 85 miliardë metra kub gaz. Vëllimi i përgjithshëm tani është 405 miliardë metra kub, ” tha ai.

Në gusht, Rexhep Taip Erdogan, kishte raportuar se stacioni i shpimit Fatih kishte lokalizuar në rezervë rreth 320 miliardë metra kub gaz, më e madhja në historinë turke.

Disa muaj më parë, Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tregoi se autoritetet turke mund të kërkojnë një tender ndërkombëtar për ndërtimin e një tubacioni gazi për të transportuar gaz në bregdet.

Continue Reading

Botë

Merkel thirrje gjermanëve

Shifrat e Coronës në Gjermani shënojnë rritje. Në video-mesazhin e saj javor kancelarja Merkel thekson, se jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë dhe se këto ditë e javë vendosin si do të jetë ky dimër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka apeluar tek disiplina e qytetarëve gjermane në luftë kundër përhapjes së virusit Corona. “Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj”, u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.

“E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra”, pranon Merkel, por kjo do të jetë vetëm për një kohë të caktuar, e në fund të fundin njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë edhe për veten e tyre. “Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t’ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës.”

Continue Reading

Botë

Pamjet që bota po pret me padurim, qindra mijëra vaksina gati për t’u shpërndarë..

Mijëra doza të vaksinës kundër koronavirusit po prodhohen në Belgjikë dhe kjo është ajo që bota po pret me padurim.

DailyMail ka publikuar foto ku gjigandi i ilaçeve Pfizer po prodhon ‘disa qindra mijëra doza’ të vaksinës që mund t’i japë fund mjerimit të Covid që ka pushtuar planetin.Mail online shkruan se vaksinat po bëhen gati, dhe nëse provat klinike janë të suksesshme dhe rregullatorët e gjykojnë atë të sigurt dhe efektive, ajo do shpërndahet shumë shpejt në botë.

Gjigandi amerikan shpreson të vërë në dispozicion 100 milion doza këtë vit, nga të cilat 40 milion janë të destinuara për Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë me The Mail të Dielën, shefi i Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Osborn thotë:

‘Ishte kënaqesi të shihje shishën e parë që dilte nga linja e prodhimit. Thjesht më solli një buzëqeshje të jashtëzakonshme në fytyrën time për të parë të gjithë këtë punë që finalizohet në një produkt.”

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/10/18/4512522316956744200/640x360_MP4_4512522316956744200.mp4?_=1

Continue Reading

Recent Posts