22/12/2024
Maqedoni

“Kur i bëra dush i doli gjak”, trondit nëna e 31-vjeçarit me aftësi të kufizuara të përdhunuar në Elbasan: Ishte…

    Nëna e 31-vjeçarit që dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy burra në Elbasan ka rrëfyer gjithçka nga ngjarja në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News 24’.

    Nëna e të riut tha se kur i ka bërë dush, vuri re se 31-vjeçarit i doli gjak. Sipas saj, djali ishte sëmurë për disa ditë dhe më vonë ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

    Nëna e 31-vjeçarit: “Ai ishte sëmurë dhe pastaj e kuptova më vonë. Më tej tregoi se kishte akoma gjak poshtë dhe më tregoi se ndodhi kështu e kështu. Kur i bëra dush i pashë gjak. Djali shkon ndonjëherë atje dhe bënte ndonjë muhabet. Çonte kafe atje, pak kohë kalonte. Njëri nga ata punonte usta tek kantieri. Burrat që dyshohen për abuzim aty kanë punuar, këtu afër nesh. Unë djalin e kam mbajtur afër gjithmonë, por shkonte gjysmë ore tek ata iu çonte kafe”.