Më shumë se 40 persona humbën jetën në Kenia pasi një digë shpërtheu pas shirave të dendur dhe përmbytjeve, thanë zyrtarët.
Shtëpitë u dëmtuan dhe rrugët u përmbytën pasi diga shpërtheu në fshatin Kamuchiri në Kenian perëndimore, shkruan BBC.
“Dyzet e dy të vdekur, është një vlerësim konservativ. Ka ende të tjerë në baltë,” i tha agjencisë së lajmeve AFP guvernatori i qarkut Nakuru, Susan Kihika.
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë nga përmbytjet që kanë shkatërruar pjesë të Kenias në muajin e fundit.
Ekipet e shpëtimit po gërmojnë nëpër baltë në kërkim të të mbijetuarve në fshatin afër qytetit të vogël Mai Mahiu, rreth 60 km (37 milje) nga kryeqyteti Nairobi, raportojnë mediat lokale.