Connect with us

Lajme

Zijadin Sela: Ja pse Aleanca nuk u bë pjesë e një marrëveshje të tillë, marveshjes LSDM- BDI dhe Besa.

Nuk ka asnjë dilemë Zijadin Sela; shqiptari që luftoi trup me trup me Zoran Zaevin në marsin e 2016-n në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku rrezikoi jetën pas sulmit të paramilitarëve të Nikolla Gruevskit.

Siç bëri atëherë kur u kthye një faktor kyç për rrëzimin e Gruevskit, u largua nga qeveria, pikërisht për të mos qenë një parti-fasadë.

Edhe sot ai mendon që edhe pse ka rritur deputetët e saj në 12, do të qëndrojnë në opozitë, pasi e shikon si një akt jetik për të shpëtuar demokracinë. Pikërisht për këtë srtategji, negociatat me Gruevskin, apo Ali Ahmetit, Zijadin Sela, kreu i “Aleancës Shqiptare”,  flet në një intervistë për “Shqip”, ku analizon edhe rolin e Tiranës zyrtare dhe Edi Ramës, për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, por edhe më tej.

Sela në intervistën e tij, flet edhe për bashkëpunimin e ngushtë me Albin Kurtin dhe komenton ngritjen e degëve të tij në Prishtinë dhe Tiranë…

Zoti Sela, tashmë u krijua  qeveria e re e Maqedonisë sipas marrëveshjes LSDM- BDI dhe BESA. Pse Aleanca nuk u bë pjesë e një marrëveshje të tillë?

Në momentin që po e realizojmë këtë intervistë shumica e re qeverisëse nuk është krijuar akoma. Maqedonia e Veriut është republike parlamentare dhe si e tillë ndërtimi i institucioneve e bashkë me këtë edhe të qeverisë është kompetencë e parlamentit dhe deputetëve dhe jo e kryetarëve të partive. E vërtetë është se ka një marrëveshje paraprake mes kryetarit të LSDM-së, z. Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së,  z. Ali Ahmeti për krijimin e një shumice të re parlamentare, por tani fjalën e kanë deputetët në parlament.

Çdo ditë po shtohen zërat se shumica e brishtë prej 62 deputetësh, e dakordouar mes dy kryetarëve të sipërpërmendur dhe marrëveshja e arrirë po has në rezistencë tek disa deputetë të kësaj shumice. Për pasojë ngelet të shohim në ditët në vazhdim shumica e dakorduar ndërmjet dy kryetarëve do ta krijojë qeverinë, apo z. Zaev do t’i digjet mandati për të udhëhequr qeverinë për katër vitet e ardhshme.

Sa i përket pozicioneve të Aleancës në këtë marrëveshje ne kemi qenë të qartë që në fillim. E para zgjedhjet janë të kontestueshme nga ana jonë sepse verdikti i qytetarëve është i manipuluar dhe i vjedhur  si pasojë e një inxhinjeringu zgjedhor që e bëri qeveria e LSDM-BDI dhe si të tilla s’kanë legjitimitet as njëra e as tjetra.

Nga ana tjetër, kryeinstrumenti i këtij inxhinjeringu manipulativ zgjedhor, Komisioni Shteteror Zgjedhor u ka dhënë legalitet këtyre zgjedhjeve. Në këtë situatë ne i kemi lënë hapësirë oponencës tonë BDI-së dhe z.Ali Ahmeti që të mbajnë të vetmin premtim zgjedhor që kishin (të rrejshëm kuptohet siç e dëshmoi edhe marrëveshja Ahmeti-Zaev) për kryeministër shqiptar.

Kemi shkuar edhe më tej duke i thënë disa herë publikisht që ta bëjë kryeministrin shqiptar dhe për këtë ka edhe përkrahjen e 12 deputetëve tanë. Mendoj se tanimë që u vërtetua mashtrimi dhe premtimi i rrejshëm i z.Ahmeti, BDI do të duhet të shkojë në opozitë./gazeta-shqip.com/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Raporti javor i ISHP-së: Numri i të infektuarve është rritur për 19%, i të vdekurve për 58%

Të rinjtë po infektohen më shumë, përqindja e vdekshmërisë është më e lartë tek më të moshuarit

Numri i të infektuarve me koronavirus javën e kaluar (nga 12 deri 18 tetor) është rritur për 19.3 për qind, krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Rastet e reja pozitive janë nga 34 qytete, numri më i madh i tyre nga Shkupi.

Sa i përket numri të rasteve pozitive në krahasim me testimet e realizuara, përqindja është 20.3% krahasuar me javën e kaluar ku shënonte 17.2 për qind.

Të infektuarit janë të moshave të ndryshme, numri më i madh i tyre-20.9 për qind janë mes moshës 30 deri 39 vjeç, vijon grupmosha 40 deri 49 vjeç (19.5%), nga 20 në 29 vjet (17.6%), mbi 60 vjet (17.5%) dhe nga 50-59 vjet (16.6%). Numri më i ulët i të infektuarve është tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç (3.0%).

Javën e kaluar janë regjistruar 49 viktima si pasojë e Covid-19 në gjithsej 16 qytete, që paraqet një rritje prej 58.1% krahasuar me javën e kaluar, kur kishte 31 viktima në 15 qytete.

Sa i përket moshës, 38 viktima kanë qenë mbi moshën 60 vjeçe, 9 viktima kanë qenë mes moshës 50-59 vjeçe, ndërsa dy viktima janë të grupmoshës 40 -49 vjeçe. 35 viktima kanë pasur sëmundje të tjera kronike.

Si janë infektuar

Anketat epidemiologjike tregojnë se nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 (35.9%) janë infektuar përmes kontaktit të që kanë pasur me ndonjë rast tashmë të konfirmuar, ndërsa 26 (2.0%) janë infektuar pasi kanë udhëtuar jashtë shtetit brenda 14 ditëve të fundit.

Nga 12 deri më 18 tetor janë testuar gjithsej 13,213 persona, ndërsa janë regjistruar 2.676 raste të reja.

Continue Reading

Lajme

MASH: Notimi i nxënësve edhe me prani fizike, deri më 20 nëntor!

Twitter

Deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit duke përshkruar mënyrën e re të vlerësimit të vendosur për shkak të krizës me Covid-19.

Vlerësimi mund të kombinohet, nga distancë dhe takime fizike me nxënës, duke respektuar masat për mbrojtjen kundër covid-19.

“Organizimi i takimeve, orëve me prani fizike në klasë, për të inkurajuar nxënësit, për të kontrolluar atë që është arritur dhe për të vlerësuar njohuritë e tyre në shkollë, ka për qëllim: Plotësimin e boshllëqeve gjatë mësimit, inkurajimin e të mësuarit shtesë / të thelluar, kujdesin për zhvillimin shoqëror dhe emocional të nxënësit, duke vlerësuar aftësitë praktike që është e vështirë të demonstrohen në klasë virtuale”, thuhet në udhëzimet për mësimdhënësit lidhur me vlerësimin e nxënësve.

Sipas udhëzimit për mësimdhënësit, takimet me nxënësit duhet të zgjasin nga 20 deri në 30 minuta dhe në to mund të marrin pjesë deri në 10 nxënës.

“Kjo qasje lejon që mësimdhënësit t’i kushtojë vëmendje të mjaftueshme secilit nxënës dhe të njihet me vështirësitë apo sfidat me të cilat përballet në arritjen e rezultateve të parashikuara me programet mësimore”, thuhet në udhëzimet për mësimdhënësit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në një deklaratë për media, u bëjnë thirrje mësimdhënësve që të harmonizojnë vlerësimin e nxënësve bazuar në mësimin nga distanca dhe të theksojnë se mësimdhënësit mund të bëjë një tabelë të provave / prodhimeve që nxënësi do ti dërgojë si pjesë e portofolit elektronik që do të vlerësohet.

“Është e nevojshme të vendosen udhëzime të qarta në lidhje me rezultatet e pritura nga mësimi si dhe mënyra e ndjekjes, kontrollimit dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve në këtë periudhë. Gjatë formimit të vlerësimit duhet të jepen detyra autentike që eliminojnë mundësinë e përgjigjeve të gatshme nga materialet mësimore, ose nga burime të tjera të informacionit, si dhe të sigurohet kontroll mbi kohën për zgjidhjen e detyrave. Kriteret e vlerësimit dhe afatet e dorëzimit të tyre duhet t’u komunikohen qartë studentëve dhe prindërve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Dikasteri i arsimit thekson se Ministria thekson se të mësuarit në një klasë virtuale është një sfidë, por thonë se gjithashtu ofron një mundësi për të bërë një hap përpara në vlerësim dhe për të vendosur praktika që mund të përmirësojnë më tej procesin arsimor./Alsat

Continue Reading

Lajme

Zaev: Ejup Rrustemi do të jetë drejtor i NP Rrugët shtetërore

Drejtori i deritanishëm i Postës së Maqedonisë Ejup Rrustemi do të emërohet drejtor NP Rrugët shtetërore. Këtë e konfirmoi sot kryeministri i vendit Zoran Zaev./tv21

Continue Reading

Recent Posts