21/12/2024
Lajme Maqedoni

Pas tradhtisë që i bëri Ziadin Selës ndëshkohet Arben Taravari!

    “Delja që ndahet nga tufa e ha ujku” kjo është një shprehje e vjetër shqiptare e cila ka marrë kuptim mbrëmjen e sotme. Pasi Taravari humbi Aleancën për Shqiptarët, kolegët e partisë, pas tradhtisë që i bëri ai ka humbur dhe zgjedhjet këtë të mërkurë.

    Bujar Osmani fitoi bindshëm duke e lënë Taravarin mbrapa me 40 mijë vota.

    Duke qenë se u bashkua me njerëzit e gabuar dhe pas pazareve që i bëri pas krahëve Ziadin Selës dhe Aleancës shqiptarët vendosën që në këto zgjedhje të “ndëshkojnë” Taravarin. Madje ai nuk ka fituar as Gostivarin, shkruan news33.tv.

    Tanimë nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim dorëheqjen e Taravarit nga politika, pasi ashtu si dhe vetë ai ka deklaruar më herët. Por, a do të tregohet “burrë” kësaj here dhe të mbajë fjalën, këtë nuk dimë ta themi!