Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi ka votuar sot në Çair për zgjedhjet presidenciale .Ai ka thënë se duhet të kontribojmë sot në zgjedhjen e një udhëheqësi të duhur e të nevojshëm për vendin tonë informon Tetovasot.
“Të bëjmë që zëri jonë të dëgjohet dhe me këtë të vazhdojmë rrugëtimin tonë europian në të cilin duam ta shohim vendin dhe rajonin ” është shprehur Bushi.
Ai u shpreh se kemi ndërmarë të gjitha masat e nevojshme që ky proces të kalojë sa më mirë e sa më sigurtë, e njëkohësisht ti tregojmë botës mbarë që jemi vend demokratik dhe me vlera të larta.