30/12/2024
Maqedoni

Sela: Bilalli ka hyrë te Izeti, e Izeti te Bekimi, Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi e bashkë të paketuara në valixhen e Mickoskit

    Fronti Europian dje në sheshin Maqedonia në Shkup mbajtu tubimin qendror në prani të mijëra qytetarëve të cilët japin mbështetjen këtij koalicioni që do të triumfojë më 24 prill në zgjedhjet presidenciale dhe më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.

    Ziadin Sela u shpreh se duhet dëgjuar mesazhi i popullit që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

    “Sonte nëpërmjet jush më mirë se çdo njeri tjetër na dëgjonë mirë te pallati i bardhë, se nuk ka 61. Nuk ka do ta ndalim huxhumin tuaj nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve, për t’i ndal të drejtat e pakicave tjera. Të dashur vëllezër e motra ju jeni mesazhi më i mirë që duhet të jepet për këto zgjedhje, ju e keni parë si Mickoski me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe me disa kukulla që i ka gjetë te shqiptarët që ngjajnë me kukullat ruse. Bilalli ka hyrë te Izeti, e Izeti te Bekimi, Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi e bashkë të paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vëllezër, dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte, sepse Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Të dashur vëllezër edhe pak ditë duhet të jepni verdiktin që të bëheni pjesë e këtij bashkimi, që do të na sjellë vetëm të mira. Bashkë ishim kur e sollëm kryeparlamentarin e parë shqiptarë, e kur e sollëm ligjin për gjuhën, dhe bashkë do të ta çojmë Bujarin në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe bashkë me të në 8 maj do të korrim fitore”, tha Sela.